2020-05-25

Kosovës lindore i nevojitet një doktrinë amerikane,për një shoqëri demokratike




Çështja çame, nuk është çështje e Shqipërisë por e standardeve të ...


Akademik Isuf B.Bajrami

Kriza e shkaktuar në Kosovën Lindore është një veprim proporcional i përfaqësuesve të Misioneve Ndërkombëtare në Serbi së bashku me vendorët!

Populli shqiptar autokton i Kosovës Lindore është fisnik e bujar, por me fisnikërinë e sinqeritetin e tij po tentojnë të tallen ardhacakët e Karpateve!

Ky vend i përjetoi shumë lufta dhe kriza të mëdha, që nga sundimi otoman e deri te sundimi serb, kap një periudhë mbi 600 vjeçare, prandaj përkrahja për një të ardhme më të ndritur është dashur të shoqërohet mbi një studimi shkencor që do të kishte qasje tjetër frytdhënëse.

 Kosova Lindore meriton një trajtim më dinjitoz, në asnjë mënyrë nuk duhet të shndërrohet, në mostër për eksperimente me pasoja tragjike.

Kjo që po them do të del më në pah nëse bëhen hulumtime për të parë ku është shkaku i këtij ngërçi, ku janë gabimet sepse pasojat po shihen.

Tashmë nuk mund të fshihet se për gjendjen reale në Kosovën Lindore, kanë reaguar vendet mike dhe shumë institucione përkatëse të cilat monitorojnë situata dhe vende me kriza të mëdha, në rastin konkret edhe me Kosovën Lindore.

Klika e mbetur nga sllavo-socializmi jugosllav dhe ideologji ekstreme të majta, po bie ndesh me interesat e popullit shqiptarë, me kulturën demokratike të tyre. 

Europës Perëndimore dhe sidomos Kosovës lindore i nevojitet një doktrinën amerikane për shoqërinë demokratike.

Në Kosovën Lindore ekziston një distancë e madhe në mes deklarimit euforik të cilin e bëjnë kryesisht “politikanët” adoleshent dhe ata profesionistë dhe të arsyeshëm.

 Deklaratave të cilat gjejnë mbështetje mjaftë nga përfaqësuesit diplomatik ndërkombëtar, të cilët pritet që ta ndryshojnë kursin e tyre në raport me “politikanët” që vet po i kritikojnë,nëse dëshirojnë për të ndryshuar realitetin që ekziston.

Serbia vazhdon të aplikojë legjislaturë destruktive në sferën e përdorimit zyrtar të simbolit kombëtar të shqiptarëve, meqë ai “është i ngjashëm me simbolin e shtetit tjetër”.

Bojkotimi i regjistrimit të popullsisë të vitit 2011 nga ana e popullatës shqiptare është shfrytëzuar prej autoriteteve zyrtare të Beogradit për ndërmarrjen e masave ndëshkuese. 

Në radhë të parë duke e paraqitur numrin e Shqiptarëve në Serbi me shifrën e falsifikuar prej 5.809 nga 61.647 sa ishin regjistruar në vitin 2002, po reduktohen dukshëm të drejtat që më parë kishin Shqiptarët në këtë shtet.

Deri më tani nuk janë respektuar as rekomandimet e Opinionit të tretë për Serbinë të Komitetit këshillëdhënës të Këshillit të Evropës.

Legjislacioni serb me të cilin rregullohet mbrojtja e të drejtave të grupeve etnike e minoriteteve, ashtu siç e thotë edhe Opinion i tretë për Serbinë i Komitetit Këshillëdhënës për zbatimin e Konventës kornizë të Këshillit të Evropës, i nëntorit të vitit 2013, në masë është i harmonizuar me Konventën kornizë dhe standardet e tjera ndërkombëtare.

Mungesa e vullnetit politik për aplikimin praktik të zgjidhjeve ligjore. 

Mungesa e fondeve dhe e programeve afirmative që do të ndikonin që ligjet e aprovuara të reflektojnë edhe praktikisht në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve dhe pakicave tjera, në praktikë, paraqesin problem permanent.

Problemi themelor i shqiptarëve autokton në Kosovën Lindore është Statusi i pazgjidhur politik i tyre.

Më 2001 qeveria e Serbisë ka aprovuar “Programin për zgjidhjen e krizës në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë”.

 Ky program i mbështetur edhe nga bashkësia ndërkombëtare parashihte që përmes ndërmarrjes së masave të veçanta të ndihmohet në: integrimin e shqiptarëve autokton në institucione shtetërore e publike. Zhvillimin ekonomik të këtij rajoni më të pazhvilluar në Serbi.

Serbia nuk e ka të definuar politikën integruese për grupet etnike e minoritetet!Nuk ka as politikë proaktive përmes së cilës do të ndihmohet integrimi i minoriteteve në baza të barabarta në jetën politike, ekonomike, kulturore!

Serbia nuk ka asnjë program stimulues për revitalizimin e ekonomisë së shkatërruar në komunat, në të cilat, shkalla e papunësisë e kalon edhe 70%. 

Përkundër këtij fakti, pas përfundimit të konfliktit të armatosur më 2001, shqiptarët mbeten me pjesëmarrje më të ulët në institucionet shtetërore. Shumë organe dhe institucione të shtetit, që kanë njësitë e tyre në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë në përbërjen e vet nuk kanë fare shqiptarë, ose, pjesëmarrja e shqiptarëve është vetëm simbolike.

Në fushën e sigurisë, akoma nuk janë mënjanuar praktikat dhe presionet e thirrjeve joligjore në biseda informative, nga ana e organeve policore një nacionale, kundrejt qytetarëve kryesisht të komunitet shqiptar.

Respektimi selektiv i Ligjit për Amnistinë e ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së, i vitit 2002 krijon, në vazhdimësi, pasiguri juridike për shumë të rinj shqiptarë, që ishin viktima të shpeshta të aksioneve spektakolare të “arrestimit për krime lufte”.

Asnjë rast i vrasjeve enigmatike ose i zhdukjes së civilëve gjatë njëzetvjeçarit të fundit nuk është zgjidhur në organet e drejtësisë !
Vazhdimi i gjendjes militarizuese në rajon me njësi të jashtëzakonshme të forcave speciale të policisë dhe me pjesëtarë të ushtrisë; sidomos pjesa e Malësisë së Bujanocit, Karadakut të Preshevës dhe e brezit kufitar në Medvegjë; vazhdon ta vështirësoi qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, si dhe krijon një frymë të pasigurisë në mesin e popullatës vendore.

Edhe në policinë lokale, ku pjesëmarrja e Shqiptarëve ishte përmirësuar pas realizimit të projektit të OSBE – së të policisë multietnike në periudhën 2001– 2003, nuk është siguruar përgatitja e policëve të rinj për t’i zëvendësuar ata të cilët me pretekste të ndryshme janë larguar nga përbërja e policisë lokale në ndërkohë për këtë arsye në vazhdimësi po përkeqësohet pjesëmarrja e policëve Shqiptarë në strukturat policore në këtë rajon.

Bisedat informative kanë për qëllim krijimin e pasigurisë së përgjithshme te qytetarët, që përballen edhe me problemet e tjera, e rrjedhimisht detyrohen të largohen në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.

Sistemi gjyqësor është i centralizuar, pushteti serb i ka shuar gjykatën dhe prokurorinë themelore në Preshevë, si dhe prokurorinë themelore në Bujanoc, ndërsa, përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet e gjyqësorit është dukshëm me i ulët se përbërja etnike popullatës. Për udhëheqjen e procedurave gjyqësore në gjuhën shqipe, siç e parasheh legjislacioni i brendshëm, as që mund të realizohet fare!

Në sferën e arsimit fillor dhe të mesëm problemi kryesor mbetet mungesa e teksteve shkollore në gjuhën shqipe. Njohja e diplomave të universiteteve të Kosovës, që ishte zgjidhur në bazë të Marrëveshjes së Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, nuk po zbatohet në praktikë.

Shlyerja nga evidenca civile po zbatohet në radhë të parë ndaj personave të cilët në kushte të luftës prej 1999–2001 ishin shpërngulur në Kosovë, të cilëve nuk iu kanë krijuar kushte elementare për kthim,sikurse edhe ndaj personave që kanë arritur të punësohen në Kosovë pas luftës. 

Shlyerja nga evidenca civile është veprim shumë i rrezikshëm që ndikon drejtpërdrejtë edhe në ndryshimin artificial të strukturës demografike të popullsisë në rajon,pasivizimi i gjendjes civile të qytetarëve shqiptarë,që po merr përmasa alarmante.

Prolongimi i zgjidhjes së këtyre problemeve shumë të ndjeshme po krijon gjendjen e pashpresë,për shumë të rinj që po shndërrohen në azilkërkues potencial.

Duke pasur parasysh gjithë ato që u thanë më sipër, duke pasur parasysh obligimet e Serbisë që dalin nga Kapitulli 23 për integrimin e Serbisë në BE, kërkohet angazhim më konkret drejt autoriteteve në Beograd për t’i përmbushur kërkesat dhe nevojat e popullatës autoktone shqiptare që jeton në Kosovën Lindore.

Vendi i Lekës;25.05.2020


No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...