Recension :
“Fëmijët Martirë të Kosovës 1981-1999” me autorë Hanëmshahe Ilazi dhe Nusret Pllana.
(Libër Shqip edhe në Anglisht).
Libri është një këmbanë përherë tingëlluese e cila të kujton se edhe në vitet e fundit të arritjes së Pavarësisë së Kosovës çmimi që kanë paguar shqiptarët ka qenë shumë i shtrenjtë.
(Libër Shqip edhe në Anglisht).
Libri është një këmbanë përherë tingëlluese e cila të kujton se edhe në vitet e fundit të arritjes së Pavarësisë së Kosovës çmimi që kanë paguar shqiptarët ka qenë shumë i shtrenjtë.
Prof.Dr.Nusret Pllana është autor i shumë botimeve, veçanërisht i atyre që kanë të bëjnë me historitë e viteve 1998-1999.
Puna e tij heroike për të mbledhur dokumenta origjinale, dëshmi të gjalla dhe gërmuar në arshiva ka skalitur në gur masakrat dhe krimet gjenocidale që kriminelët serbë kryhen kundër popullsisë shqiptare të Dardanisë para 21 viteve.
E rëndë ka qenë për autorët që të mbledhin nga familjarët të dhënat për 1432 fëmijët e Dardanisë që kriminelët serbë i vranë pse ishin fëmijë dhe pse ishin shqiptarë.
Ndër ta janë edhe 5 fëmijë serbë që u vranë po nga kriminelët serbë në restorantin “Panda” në Pejë.
Gjithashtu, janë edhe 130 fëmijë të tjerë që mbesin akoma të zhdukur prej egërsirave serbe gjatë luftës para 20 viteve.
Mjafton të krahasohet libri “Noel Malcolm, Kosovo: A Short History, Papermac, 1998” me librin “Fëmijët Martirë të Kosovës 1981-1999” për të kuptuar se krimet gjenocidale, shpërngulëse, tjetërsuese, kundra-njerëzore, kundra-europiane të serbëve kundër shqiptarëve kanë qenë të pandërprera.
Prandaj do mjaftonte që ky libër që zyrat shtetërore dhe ato ligjore në Dardani (e cila gabimisht quhet Kosovo Polje) të ngrenë akuzë juridike ndërkombtare kundër Serbisë.
Krimet ndaj fëmijëve në Dardani janë vetëm një pjesë e krimeve kundra-njerëzore që egërsirat serbe kryen në Dardani.
Heshtja e politikanëve kosovarë tregon paaftësinë shtetërore, frikën, paaftësinë për të kuptuar përgjegjësinë, vogëlsinë shpirtërore e tradhtinë kombtare të atyre që janë zgjedhur përfaqësues dhe qeverisës të popullit të Dardanisë.
Të caktohesh për të udhëhequr popullsinë e Dardanisë nuk është privilegj për t’u bërë pasha osman i papërgjegjshëm.
Domethënë, të përfaqësosh popullin e Dardanisë është përgjegjësi njerëzore, shtetërore, perëndimore, europiane e kombtare.
Qytetaria shqiptare dhe europiane kërkon që shqiptari të duket edhe me të drejta edhe me përgjegjësi, dhe të mos struket.
No comments:
Post a Comment