Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/17

Kryetari i Partisë Demokratike, është ulur në Bulevard dhe ka bërë thirrje që qytetarët të dalin masivisht në rrugë dhe të refuzojnë regjimin e Edi Ramës.



Lulzim Basha bëri thirrje që veçanërisht të rinjtë të dalin në protestë.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës të dalin masivisht. Derdhuni në rrugët e Tiranës sonte, duhet të tregojmë se Tirana nuk bie, Tirana ngrihet!”, tha Lulzim Basha.



Ndërkohë Monika Kryemadhi ka bërë thirrje për mosbindje civile, duke kërkuar që qytetarët të mos paguajnë taksat, energjinë dhe ujin.

“Uluni aty bllokoni rrugët! Thirrje shqiptarëve, mos paguani dritat e Edi Ramës, mos paguani taksa, mos paguani ujin e Lali Erit, mos paguani asgjë. Largohuni nga burgu i Edi Ramës, mos ju nënshtroni!”, tha Kryemadhi.

“Nuk e njoh fare Edi Ramën dhe ligjin e Edi Ramës”, shtoi ajo.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...