Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/17

Turpi i diktaturës fashiste në Tiranë

Flori Bruqi - Wikipedia
Shkruan Flori Bruqi 


Deri sot më  datën 17 maj 2020 , Teatri Kombëtar ishte teatri kryesor në Tiranë.Pronësia e terrenit iu ble familjes Libohova për interes publik.

Ndërtesa e teatrit ishte e vetmja godinë futuriste e inxhinierit dhe arkitektit italian, Giulio Berté, projekti i nisur në fillim janarin e vitit 1938 dhe që përfundoi në shtator të 1939.

 U porosit nga Mbretëria Shqiptare në bazë të marrëveshjes italo-shqiptare të janarit të 1938, në hulli të planit rregullues të qendrës së Tiranës. 

Aty u vendos rrethi italo-shqiptar "Scanderbeg", si qendër kulturore, artistike, sportive dhe argëtuese, e ndërtuar nga firma "Pater".

 Sipërfaqja tokës së dhënë për projektin përfshinte 13 mijë m2, prej të cilave 7 mijë m2 mbulohen nga godina brenda së cilës ishte biblioteka, zyra e informacionit, zyra e përkthimit letrar, etj.

Funksionet kulturore dhe sportive godina vazhdoi t'i ushtronte edhe pas pushtimit italian.

Pas kapitullimit italian, ndërtesa ndërroi emër dhe u quajt Kinema "Kosova".

Më 1945 iu bë edhe ndryshimi i fundit, duke u shndërruar në Teatër Popullor, më pas Kombëtar.


Aktorët të parë të Teatrit Profesionist ishin Mihal Popi, Gjon Karma, Mihal Stefa, Ndrek Shkjezi, Liza Vorfi, Behije Çela, Ndoc Meshkalla, Hasan Reçi. Me vonë erdhën nga lëvizja amatore emra shumë të njohur si Marie Logoreci, Prokop Mima, Sandër Prosi, Sulejman Pitarka, Pjetër Gjoka, Loro Kovaçi, Besa Imami, Violeta Manushi si dhe regjisori i porsadiplomuar Pandi Stillu.


Shfaqjet e dhëna  në Teatri Kombëtar në Tiranë :

1945-1956

1956-1965

1965-1972

1972-1985

1985-1992

1992–2005

  • "Dy zotërinjtë nga Verona", Shekspir, regjia Dhimitër Pecani, 1993.
  • “8 Persona +”, Ferdinand Radi, regjia F. Radi, 1994.
  • "Fernando Krafti më ka shkruar një letër", T.Dorst, regjia Gëzim Kame, 1994.
  • "Tiranozauri", Kasëm Trebeshina, regjia Gëzim Kame, 1995.
  • "Don Zhuani", Molier, regjia Arben Imami, 1996.
  • "Apologjia e vërtetë e Sokratit", Gëzim Kame dhe Mirush Kabashi, 1997,
  • "Quo Vadis", Serafin Fanku, regjia Se. Fanku, 1997,
  • "Kopshti me dallëndyshe", B.Cikliropulos, regjia Kiço Londos, 1998,
  • Ëndra e një nate dimri, I. Kadare, regjia A. Bora, 1999,
  • "Njeriu, virtyti, kafsha", Luixhi Pirandelo, regjia Drita Agolli, 2000,
  • "Armiku I Popullit", H. Ibsen, regjia Agim Qiriaqit, 2000,
  • "Utopos", S. Çapaliku, regjia Rikard Ljarja, 2001,
  • "Mbreti po vdes", E. Jonesko, regjia A. Bora, 2001,
  • "Portreti Dorian Greit", O.Uajlld, regjia Kiço Londo, 2002,
  • "(Gomone)", Mihal Luarasi, regjia Gëzim Kame, 2003,
  • "Streha e të harruarve", Ruzhdi Pulaha, regjia M. Luarasi, 2004,
  • "Kopraci", Molier, regjia H. Çuli, 2004,
  • "Pjata e drunjtë", Morison, regjia Gëzim Kame, 2005,
  • "Si e mposhta Musolinin", drama dhe regjia Aqif Mulliqi, 2005,
  • "Xhaxha Vanja", A.P.Çehov, regjia H. Çuli, 2005.

  • Dramaturgët

Drejtorët

Aktorët















Share
Europa Nostra kishte paralajmëruar se Teatri Kombëtar është i rrezikuar dhe kishte pasur të drejtë. Ai rrezikohej nga pushteti.

Letra/ Teatri Kombëtar i Lisbonës mbështet protestën e Teatrit ...
Gazeta gjermane, “Tages Zeitung” shkruan se në vend të tij do ndërtohen qendra tregtare.
Teatri Kombëtar në fokus të mediave të huaja, ana tjetër e ...

Ndërkohë, aktivistët thanë për gazetën se e kanë matur Teatrin dhe do e rindërtojnë. Opozita ka deklaruar se do e mbështesë ringritjen e tij kur të vijë në pushtet.
Debatet e nxehta në Tiranë, Teatri Kombëtar jehonë në mediat ...


Të tjera detaje mësohen në lidhje me aksionin që do të ndërmerret nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit (AMT) pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Gazetarja e News 24, Klodiana Lala bëri me dije se AMT ka gati dy padi.
Ajo shtoi se dy kallëzime do të dërgohen në SPAK për, ministrin e Kulturës, Elva Margariti dhe drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli me arsyetimin se nuk është bërë inventari i sendeve dhe kostumeve brenda TK para se të shembej. Padia për ta do të jetë me akuzën “shpërdorim detyre”.

Lala theksoi se, kallëzimi i dytë do të dërgohet në SPAK për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut dhe zyrtarë të tjerë të policisë, me arsyetimin se në kundërshtim me ligjin ata kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve.
Akuza tjetër është “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” vepër që sipas tyre është konsumuar kur është goditur teatri, pasi një pjesë e aktorëve ishin brenda godinës.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pretendon se në ato moment mund të ishte rrëzuar e gjithë godina dhe të shkaktonte edhe dëme njerëzore.
Këto foto tregojnë se çfarë ka mbetur  nga regjimi i diktaturës fashiste të Edi Ramës , nga Teatri Kombëtar në Tiranë .
Share




Flet  Edi Rama pas rrëzimit të Teatrit,
 ka disa fjalë për vendimin e tij

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka bërë një reagim sa i përket çështjes së Teatrit Kombëtar. Rama në Twitter i ka reaguar regjisorit Robert Budina.
“Dy fjalë njeriut të mirë Edmond Budina: je në të drejtën tënde të vazhdosh të mendosh ndryshe nga Robert Ndrenika, Luftar Paja, Gëzim Kame, Viktor Zhusti, Ruzhdi Pulaha, Pirro Milkani, Albert Minga, Altin Basha e plot të tjerë, që janë historia e vjetër dhe e re e skenës kombëtare”, shkruan Rama.
Ai shkruan se, nuk është i shenjt dhe as i pagabueshëm, dhe se sipas tij, ai nuk ka lidhje me autorësinë e puneve të zeza.
“Unë s’jam as shenjt e as i pagabueshëm dhe nuk ndal dot askënd të më pikturojë si djall, por unë kam lidhje autorësie me punët e zeza që më akuzoni,po aq sa ç’kanë lidhje me Shekspirin dhe Molierin ato partitë që u ngulën tek teatri si në sheshin e radhës për përsheshin e radhës!”, shkruan ai.
Pas gati tre vitesh protestë dhe rezistencë për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga artistët, intelektualët dhe shoqëria civile, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka nisur dhe shembja e kësaj godine.

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...