Me këtë shkrim, i bashkohem Z.Flori
Bruqi, dhe ndërkohë i drejtohem Zonjës së parë të Sh.B A-ve dhe të
të gjithë Botës, Melani Trump!

E nderuar Zonja Melani!
Quhem Viljhelme Vranari Haxhiraj, shkrimtare shqiptare & anëtare e Akademisë Shqiptare Amerikane të
Shkencave dhe Arteve me seli në New York&
Ju sot jeni zonja më e pushtetshme në botë, si bashkëshorte e
Presidentit të kombit më të madh, ShBA-ve, ndaj
mund të ndikoni në fatet e kombeve.
Aq mirë sa mund të veprojë me
drejtësi një grua, një zonjë, një nënë,e cila në Qenien saj mbart dashurinë më
të madhe në Univers, lindjen e jetës, nuk mund ta bëjë asnjë politikanë.
Zonjë,
ju e dini mirë se historikisht një grua
është në gjendje të ngrejë në këmbë një Perandori , por ndërkohë është e aftë
ta shkatërrojë atë që nga themelet.
Jam e bindur se një zonjë e mençur, prej së
cilës ka lindur jeta, është e prirur vetëm për mirësi.
Faktikisht për
ambicjet e Fuqive të Mëdha, apo tendencat e politikave të jashtmne dhe të
brendshme, kombi shqiptar është sakrifikuar dhe po vazhdon të luhet me fatin e
shqiptarëve, ndaj ju lutem si nënë shqiptare, si intelektuale dhe si shkrimtare, ndihmoni që të vihet
drejtësi në Kosovë, në Shqipëri e në gjithë trojet etnike shqiptare, ndryshe
Ballkani kurrë nuk ka për të gjetur qetësi.
Kudo ku flitet gjuha e bukur dhe e
lashtë shqipe, ka miliona nëna që presin t’u jepet fund vuajtjeve të
paimagjinuara të shqiptarëve!Ju lutem, jepuani këtë kënaqësi!
E bekuar qofshi si Zonjë e parë e
botës! Bekuar qofshin ShBA!
E bekoftë Zoti Kombin Shqiptar!
Me konsideratë të lartë!
Vilhelme Vranri Haxhiraj (shkrimtare,
studiuese,publiciste shqiptare)
Vlorë,17.
5.2020
E-mail:
haxhirajvilhelme@gmail.com

I nderuar Flori Bruqi !
Vilhelme
Vrana Haxhiraj, “Mjeshtre e Madhe”, Akademike
Ju falënderoj
dhe ju përgëzoj shqiptarisht, si bijë e këtij kombi, si nënë dhe si
gjyshe, si intelektuale & anëtare e Akademisë Shqiptare Amerikane të
Shkencave dhe Arteve me seli në New York, për këtë letër mesazh që mbart
kërkesat më imediate për të drejtat dhe liritë kombëtare, si dhe vetjake, të
cilat janë shkelur me këmbë nga shovinizmi serb.
Kur flitet për mohimin etë drejtave
të Kosovës apo Çamërisë, është i përfshirë i gjithë kombi shqiptar.
Nuk ka komb në botë që të jetë denigruar,
mohuar, përbuzur apo shpërfillur dhe të
jetë ndjekur ndaj tij një shfarosje etnike, siç ka ndodhur me shqiptarët.
Pse
janë denigruar dhe mohuar shqiptarët? - mund të pyes ndonjë filoserb apo
filogrek.
Kjo lidhet ngushtë me autoktoninë e
shqiptarëve në Evropën juglindore dhe gjuhën shqipe si gjuha më e lashtë e
Evropës. Paraardhësit e shqiptarëve, pellazgët
kanë qenë fillesat e popullimit të tokave rreth detit Mesdhe.
Gjuha dhe kultura
pellazge ndikuan në formimin e kombeve, gjë që e dëshmon deshifrimi i gjuhëve
të lashta vetëm përmes gjuhës shqipe.
Si rezultat lëvizjeve demografike, në Pellazgji u dyndën
edhe fiset semito-egjiptiane.
Duke ditur se semitët, ardhacakë në
Gadishullin Ilirik, të vetëquajturit "grekë", të cilët Martin Bernal ua ka nxjerrë bojën me
librin (ATENA NERA) ATHINA E ZEZË ME
RRËNJË AFRO AZIATIKE, ku hedh poshtë sajesën e Greqisë si popull autokton
dhe grekëve që gjasma kanë ndikuar në themelimin e kombeve të Evropës.
Pas
pushtimit të Atikës, semitët nisën të sulmojnë fiset pellazge,
Ilirët-Trakët e Maqedonët.
Për të falsifikuar të vërtetat historike të
neolitit dhe antikitetit, pushtuesit sajuan historinë e tyre të lashtë.
Filluan
luftën për shfarosjen e pellazgo-ilirëve, vodhën dhe tjetërsuan origjinën
e artefakteve historike pellazge duke i pëvetësuar, krijuan një histori
të re që mohon dhe denigron lashtësinë e gjuhës shqipe dhe autoktoninë e saj.
Nga ana tjetër, Roma për të realizuar synimet e veta sajoi Greqinë dhe dogji e shkatërroi
Ilirinë.
Mjaftojnë këto rreshta për të kuptuar mohimin e pellazgo ilirëve,ndaj
të cilëve nisi një spastrim etnik qysh 2152 vite më parë: "rrënimin e
kulturës mijëravjeçare pellazgo-iliro-epirote nga ana e gjeneralit romak Paul
Emile, i cili, me urdhër të senatit romak, në vitin 168 p.e.r., rrafshoi 70
qytete ilire, i vuri zjarrin të gjithë kulturës ilire dhe shiti si
skllevër 150 mijë banorë vendës.”
Kjo
politikë spastrimi etnik është ndjekur në shekuj ndaj shqiptarëve nga të gjithë
pushtuesit, por nuk e asimiluan dot as si racë, dmth si etni dhe as gjuhën Pellazge
e cila vazhdoi me ilirishten dhe sot me shqipen. Shqiptarët si pasardhës direkt
të Pellazgëve hyjnor, trashëgojnë gjuhën e të parëve pallozgo-ilirë.
Histori
e njëjë ndodhi edhe 14 shekuj më vonë
kur në Gad. Ilirik zbarkuan sllavët - serb, të cilët kulturën materiale ilire
që gjetën në trojet pellazge-ilire, ku u vendosën, thonë se gjithë artefaktet i
takojnë kulturës serbe.
Me krimet, dhunimet, vrasjet makabre ndaj shqiptarëve
dhe shpërnguljet masive të popullsisë vendase gjatë këtyre 7 shekujve
ekzistencë, serbët kanë përdorur terror dhe genocid që nuk mund të
krahasohet me asnjë vend tjetër.
Këtë e them me bindje, se në bazë të nr. të
populsisë shqiptarët zenë vendin e parë për shfarosje masive dhe spastrim
etnik.
E njëjta politikë shfarosëse u ndoq në kohët moderne me shqiptarët
e Çamërisë dhe të Dardanisë, që padrejtësisht e quajnë KOSOVO.
Ky spastrim
u ndoq në të gjitha trevat etnike shqiptare, të banuara nga shqiptarë që
në shekuj kanë folur shqip, trashëgojnë të njëjtat tradita e zakone dhe kanë të
njëjtat simbole kombëtare.
Me ç'të drejtë Fuqitë e Mëdha, Çamërinë ia
aneksuan Greqisë? Kurse trojet me etni shqiptare në very ia kaluan Malit të Zi;
Kosovën ia dhuruan Serbisë, si dhe trojet e tjera shqiptare, Maqedonisë.
Duke nisur që nga Kongresi famkeq i Berlinit, 1878, që e quajti Shqipërinë një
shprehje gjeografike dhe deri në konferencat e paqes Paris & Londër
1913-1915, ku në hartën gjeopolitike të Evropës, Shqipërisë i kanë lënë vetëm 1/3
e trojve etnike shqiptare.
Kufijtë londinezë firmosën dhe vulosën një Shqipëri
të cunguar dhe të tjetërsuar, vetëm si popullsi me besim mysliman. Çuditësrisht
Luftën e bëri Risia dhe Turqia, kurse Shqipëria pagoi haraçet(dëmshpërblimin e
humbjes së Turqisë) duke e shpërbërë si komb.
Nga keqtrajtimi i Shqipërisë nga
Fuqitë e Mëdha Evropiane, natyrisht lindin shumë pyetje...
* Përse i anashkalojnë dhe i shpërfillin
organizmat kontinentale dhe ato ndërkombëtare, rrëmbimin e tokave shqiptare nga
fqinjët?
*Përse nuk japin drejtësi për
gjenocidin e pashembullt që është bërë vetëm ndaj shqiptarëve në
Gadishullin me emër të tjetërsuar "Ballkan"?
*Kush do të paguaj për krimet e bëra ndaj
popullit shqiptar?
*Përse vallë shqiptarët nuk gjejnë përkrahje nga organizmat e të Drejtave
të Njeriut apo moszbatimi i ruajtjes së integritetit territorial, gjuhësor dhe
identitetit kombëtar të shqiptarëve si gjithë kombet e tjera?
*Përse e ndanë dhe e përçanë këtë kombë që e
çmon lirinë sa jetën?
Nuk besoj të ketë komb në botë që të
jetë keqtrajtuar dhe të jetë shpërfillur nga fuqitë e mëdha evropiane si ndaj
shqiptarëve.
Është çudi e madhe që përkrahen Greqia dhe
Serbia nga BE, duke iu krijuar lehtësira, kurse për Shqipërinë, Kosovën (
Kombin Shqiptar) u vënë kushte nënshtrimi të cilat hap pas hapi po çojnë në
shkombëtarizim të plotë të trojeve etnike shqiptare.
Dy shtetet
ardhacake, Greqi e Serbi tolerohen nga organizmat nd/kombëtare, kur Greqia edhe pse është anëtare e Natos,
anëtare e BE, ende mban në fuqi ligjin e luftës,ndërhyn dhe nxit revolta, ngre
flamurin grek, proteston për heqjen e tabelave në gjuhën greke në jugë të vijës
Himarë- Korçë, që i quan të drejta të “minoritetit” në Shqipëri.
Me ç’të drejtë
ndërton kisha dhe kryqe helene në gjithë Jugun shqiptar, edhe aty ku nuk ka
asnjë banorë.
Kjo zonë e bukur si një ëndërr, ka ngelur e shkretë, pa banorë,
të cilët ua kanë lënë vendin kishave, kryqeve helene dhe varrezave të sajuara
të grekëve të rënë gjasma në luftën ballkanike.
Lufta bëhej mes Italisë dhe
Greqisë. Kur grekët duhet të mbronin trojet helene brendfa kufijëve, ç’kërkuan
në Shqipëri? Erdhën si pushtues, por u larguan si dhitë e zgjebosura.
Jo pa qëllim grekët hynë në tokat shqiptare, që më vonë ta aneksojnë këtë
krahinë me teorinë e Vorio-Epirit.
Shteti grek kërkon të mbrojë të drejtat e
minoritetit të saj në Shqipëri, që e ka rritur numrin e tyre farsë, duke bërë
regjistrime mashtruese të emigrantëve, kurse vet nuk i respekton të drejtat e
minoriteteve apo emigrantëve me kombësi të ndryshme e veçanërisht të
shqiptarëve.
Serbia duke i
futur trojet shqiptare nën administrimin e Federatës Jugosllave, i voli të
ardhurat, kulturën dhe sot pas 12 vite që Kosova fitoi Pavarësinë e larë në
gjak edhunë, jo vetëm nuk enjeh si shtet të pavariur, por kërkon t’i rrëmbejë
toka nga trungu i saj i të parëve.
Ka aq shumë
padrejtësi ndaj kombit shqiptar sa duhen volume që të përshkruhen, por ka një
thënie të mençur nga mendjearti popull: “Hesht tidi të hëngërt tënja se e ke të ligën brenda”!
Nëse kombi shqiptar që ka nxjerrë figura të ndritura, të
cilat sot janë në panteonet e vendeve ku ata dhanë vlerat, nuk ka lindur
politikanë mendjeftohtë që ta vendosin kombin mbi interesin vetjak.
Një pyetje më
mundon: Çfarë sekreti u di politikanëve shqiptarë Greqia apo
Serbia që, jo vetëm i ka në dorë dhe u bën shantazh në qỏshen e shtëpisë së
tyre, por dhe i kërcënon, pasi u ka futur këmbët në një këpucë?!
A nuk është
stepje dhe dobësi e tyre para të vërtetës?!Gjithsesi më pëlqen ta mbyll punën
time me një thënie të Sokratit: “Ai që dëshiron ta
ndryshoje botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij!”-kjo thënie ës
vlen për politikën e brendshme dhe
të jashtëme , diplomacinë dhe
marrëdhëniet ndër/rajonale, ndërkontinentale apo botërore të kombeve.
Një gjë e di mirë, se Shqipërisë kurrë nuk i
kanë munguar miqtë e mirë, të cilët e kanë përkrahur dhe vazhdojnë ta
mbështesin. por a e duan politikat shqiptare më të mirën e kombit?!
Nëse po,
duhet të vendosin në piedestal të kombit identitetin kombëtar, i cili nis me
një histori reale, shkencore e mbështetur në fakte dhe kulturë materiale qysh
nga neoliti.
Dokumente që e vërtetojnë autoktoninë dhe lashtësinë e gjuhës
shqipe ka me mijëra..., vetëm duhet të pranohet botërisht. jam e bindur se
kenmi shumë shtete dhe studiues që e mbështesinë lashtësinë e shqiptarëve.
Kujtoj se aleatja dhe mikja më e mirë e
Shqipërisë ka qenë dhe është Amerika, sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Qysh
më 7 Nëntor 1915 (Boston) Xhorxh Fred Wiliams i është drejtuar Kongreit
Amerikan për të ndihmuar Shqipërinë e lashtë, duke e quajtur “kombi më i vjetër në Evropë”.
Shqipëria ka gjetur mbështetjen e shumë presidentëve të ShBA, si Regan , Bush,
Klinton,etj..., mes të cilëve po jap një thënie lapidar të Presidentit Willson: - “As unë, as kombi amerikan nuk do të
lejojmë që kombi shqiptar që lufton për lirinë e vet prej tash 2000 vjetësh, të
sakrifikohet për ambicje politike”.
Për fat të keq kombeve të pagopur u rritet oreksi. Mjerë kush bie preh
e shteteve gllabëruese !
Respekte për punë taj si
atdhetar!
Vilhelme Vrana Haxhiraj
No comments:
Post a Comment