Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/22

ATA QË PARADITE BËJNË GROPA PËR TJERËT PASDITE BIEN VET NË TO!


AKADEMIA SHQIPTARE AMERIKANE E SHKENCAVE DHE ARTEVE – DEGA PRISHTINË
VOAL

Reagim ndaj shkrimeve të shpifarakëve dhe fytyrmarroqëvetë UDB-së

Në lidhje me shpifjet e disa argatëve të pacipë të regjimit të kaluar, kundër Akademik Flori Bruqit dhe jo vetëm!

ATA QË PARADITE BËJNË GROPA PËR TJERËT PASDITE BIEN VET NË TO!

Një fjalë e urtë popullore thotë: “Tëflliqtit e fëlliqëhanet nuk pastrohen me ujë të fëlliqur!”.

Duke u bazuar në shkrimet e publikuara nëpër disa portale e media elektronike në Maqedoni, e jo rrallë herë edhe në Kosovë e Shqipëri dhe publikimi i të ashtuquajturës “Lista e bashkëpunë-
torëve të UDB-së” e që në ato lista manipulohen edhe emra të disa figurave atdhetare, të njohur për opinionin si kundërshtues të mëdhenj të regjimit totalitarë, madje edhe të dënuar deri më 28 vite burg për qëndrimet e tyre atdhetare e patriotike, unë nuk mund të pajtohem me këta njerëz e këto portale që nuk reshtin me propagandën e tyre “alla udbashe”, duke shtuar emra kur atyre u konvenon e duke hequr kur atyre iu duhen për ndonjë poenë apo për hatrin e ndonjëindividi të caktuar, qoftë ai shqipfolës apo shqiptar i vyeshëm i shërbimeve sekrete serbe a maqedonase.


Kështu pra është edhe rasti i fundit me shpifjet ndaj Akademik Flori Bruqit, drejtor i Drejtorisë për marrëdhënie me publikun i Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup, anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, autor i mbi 50 veprave letrare e shkencore, si dhe autor i mbi 25 mijë artikujve publicistik e shkencor, i cili me punën e tij, i ka dhënë shumë e po vazhdon t’i jep letërsisë, shkencës e artit e kulturës shqiptare...

Këta shpifarakë e fytyrmarroq nuk kanë të ndalur me fushatëtë egër, duke u orvatur tash e sa vite që ta injorojnë personalitetin e tij prej intelektuali, me propaganda antikombëtare, shpifje e lista të fabrikuara nga individ të caktuar, si Bajram Doka, BahtirHamza e disa të tjerë e që opinioni i gjerë shqiptarë dhe jo vetëm, e dinë mirë veprimtarinë e tyre antikombëtare. 

Por, këta “marifetli”, për fatin e keq, po gjejnë mbështetjen dhe përkrahjen e disa portaleve dhe mediave elektronike maqedonase, e besa edhe nga individ që nuk po i bëjnë nder as vetes dhe askujt, duke publikuar shkrimet e fytyrmarroqëve tëpaverifikuara, e këtë po e bëjnë vetëm për hatrin e shërbimeve të dreqit e të birit, siqështë rasti me “Shpifjet për artikullin e botuar në emrin e zt.Shek Hallaçi”, për të cilin publikim i përmenduri duhet të kërkoi falje ose të dal publikisht duke treguar burimin e artikullshkruesit.
Ne si shoqëri, si media e si individ që ia domë të mirën vendit, duhet t’i ç’veshim nga petku i zi këta “marifetli” që po publikojnë “marifetllëqe të sojit udbeske”, duke shpifur, injoruar e duke fabrikuar lista të lloj-llojshme me emra të personaliteteve shqiptare. 

Unë nuk jam që të mos dalin në shesh të gjitha të bëmat e atyre argatëve të fëlliqur të UDB-së, e që për fatin e keq ka me bollëk, por ama të mos bëhen manipulime, shpifje, fabrikime, sepse, nëse dikush ka punuar në ndonjë; Ndërmarrje publike, Organizatë punuese apo Korrespodent i ndonjë gazete, nuk do të thotë se kanë qenëtë gjithë bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete serbe a maqedonase.

 E gjitha kjo duhet të argumentohet me fakte e jo nga thashethemet e rrugëve e të rrugaçëve, sepse një fjalë e urtë popullore thotë: “muti nuk pastrohen me shurrë!”, (kërkoi falje për këtë shprehje banale).

Prandaj unë në emër të AAAS-së, Dega Prishtinë dhe në emrin tim personal shpreh indinjatën time për shpifjet që i janë bërë e po vazhdojnë t’i bëhen anëtarit të kësaj Akademie, Akademik Flori Bruqit, si dhe lus të gjithë ata,tëcilët merren me tema të tilla që së pari t’i verifikojnë ato e më pas t’i publikojnë, në mënyrë që edhe ne t’i falënderojmë për informacione të sakta, e jo t’i kopjojnë shkrimet e shpifarakëve dhe të fytyrmarroqëve të UDB-së pa e treguar burimin e saktë zyrtar.

Prishtinë                                                    Dibran Fylli, regjiso
22 maj 2020

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...