Një deklaratë e ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se nuk mund të përgjigjet me po ose jo nëse do ta respektojnë vendimin e Kushtetueses, ka ngjallur reagime të shumta në vend.
Albulena Haxhiu, derisa u pyet nëse do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth dekretit të kontestuar të Presidentit, ka thënë se nuk mund të përgjigjet me po ose jo nëse do ta respektojnë.
“Pyetje shumë e vështirë… Megjithatë unë po them që nuk mund të përgjigjem me po ose jo, sepse gjithmonë parapëlqej të flasim për përmbajtje”, ka thënë ministrja Haxhiu.
Ministrja e Drejtësisë e quan “pyetje të vështirë” nëse VV do ta respektojë vendimin e Kushtetueses
Por a paraqet përgjegjësi penale mosrespektimi i vendimit të Kushtetueses?
Njohësi i Kushtetutes,Prof.Dr. Riza Smaka duke folur për lajmi.net ka thënë se është obligim shprehimor me Kushtetutë që vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të përfillen nga të gjitha institucionet. Derisa shtoi se në Kushtetutë nuk shkruan se mospërfillja paraqet vepër penale.
“Është obligim shprehimorë me Kushtetutë që vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë finale, nuk mund të atakohen, si të tilla merren ekzistuese dhe duhet të përfillen nga të gjitha institucionet edhe individët, është obligim kushtetuese.
Në Kushtetutë nuk shkruan së mospërfillja e akteve vendosëse të Kushtetuese, se qenka vepër penale, krim, akt penal.
Nuk shkruan por, tash varësisht ka shkelje të lehta ka shkele të rënda, ka të qëllimshme ose të paqëllimshme etj.
Gjithsesi do të ndryshohen në procedurë, se motivi livemotivi pastaj pasojat e mundshme etj”, ka thënë profesor Smaka
Smaka ka apeluar nga institucionet që ta përfillin vendimin e Gjykatës Kushtetuese
“Gjithsesi kisha apeluar nga institucionet tona që ta përfillin vendimin e Gjykatës kushtetuese edhe te veprohet në atë mënyrë që mos të krijohen probleme të cilat na morën fytyrën në opinionin ndërkombëtarë. Unë i ndjeki këto gazeta rregullisht jashtë, besoni se tepër jemi të nënë vlerësuar, pra qeveria, Kuvendi, këto manglatura udhëheqëse që në rrethanat e pandemisë globale bëjnë spekulacione të pahijshme në Kuvend me mocion mosbesues etje”, ka thënë Smaka.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Thaçit deri më 29 maj 2020 derisa të marrë vendim për ligjshmërinë e këtij vendimi.
Vendimi i Hashim Thaçit ka ardhur pas rrëzimit të qeverisë, tashmë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti, përmes një mocioni të organizuar nga LDK-ja.
Në mesin e arsyeve për mocion, kjo parti kishte përmendur dëmtimin e lidhjeve të Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara dhe shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm.
Pas këtij vendimi, Hashim Thaçi dhe Albin Kurti kanë shkëmbyer një varg letrash, mirëpo në asnjërën prej tyre nuk është prezantuar emri i mandatarit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për formim të qeverisë së re, siç ka kërkuar presidenti i Kosovës.
Më 22 prill 2020 , presidenti Hashim Thaçi ka konstatuar se Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, përkundër pesë thirrjeve të tij, nuk e ka shfrytëzuar mundësinë kushtetuese për propozimin e mandatarit, kështu që këtë të drejtë ia ka kaluar LDK-së.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese, gjatë ditës së djeshme ka dënuar ashpër, atë që e ka konsideruar ndërhyrje në pavarësinë e këtij institucioni, teksa ka përmendur se po ndjek me shqetësim “diskursin politik kërcënues që po zhvillohet ditëve të fundit nga presidenti dhe kryeministri në detyrë, si dhe bartës të tjerë të funksioneve institucionale dhe politike”.
Sipas kësaj Gjykate, këta zyrtarë duke akuzuar njëri-tjetrin për presion ndaj Gjykatës Kushtetuese nga pala tjetër, po mundohen të ndikojnë apo paragjykojnë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e dekretit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për caktimin e mandatarit për krijimin e Qeverisë së re të Kosovës.
No comments:
Post a Comment