
BAJAME HOXHA ÇELIKU
Sapo
e mbarova librin “ Biri i Botës” të shkrimtarit dhe poetit të mirënjohur Demir
Gjergji, dhe u ndjeva aq shumë keq, sa shpejtova të lë dhomën ku e mbarova librin
dhe nxitimthi, dola që andej për t’u mbushur me frymë, e për t’u qetësuar e
ndërruar gjendjen shpirtërore, e për të marr pak ajër ndryshe nga ai i librit, i
cili më dukej se kishte depërtuar edhe brenda mureve të mia, brenda ndjenjave
të mia.I gjithë ai roman që më duket se peshonte më shumë se sa dukej nga pamja
e jashtme ishte një thesar. Sa dola në sallon pashë se televizorin e kisha
harruar të hapur dhe para syve më doli gaztori,aktori komik francez duke
luajtur një film me shumë seri.
Demir Gjergji
Filmi i gjithi pranverë! E kundërta e librit.Po
shihja të gjitha ngjyrat, dashuritë çapkëne e optimiste,pikërisht për atë që
unë kisha aq shumë nevojë në këto çaste goditëse.
Filmi
komik aq shumëtërheqës, nisi pak nga pak t’më ndryshojatë ndjenjë të goditur nga
libri, të më qetësonte, të më mjekonte atë plagë që kishte nisur të më
thellonte libri për ditë e nga pak deri sa e mbarova. Dhe tani dua të ndihem
mirë, ndaj dhe po reflektoj sepse mendja e shoh se më ka mbetur aty brenda te
libri, te personazhet ku dashje pa dashje jam bërë dhe unë pjesë etyre, e këtyre personazheve se bashkë me ta kam
ecur dhe unë nëpër të përpjetat dhe të tatëpjetat ku ecte e jetonte e vraponte Lumi,personazhi
kryesor i librit, dheunëgjithkund i shkoja pas me një simpati të veçantë e me
shpresë se diku larg në horizont do të hasja atë dritë jeshile që i duhej aq
shumë Lumit të vogël.
Libri dhe personazhet që ndoqa këmba këmbës më
dhanë një pjesë nga jeta e tyre në fshatin kodrinor, nga dhimbja e tyre, nga
gëzimet e tyre, por më shumë më mbërthyen në vuajtje e lot, më goditën më vranë
shpirtin. Romani mu duk i ftohtë si akulli fillim e mbarim, por thellë, thellë
më përvëlonte, më digjte më jepte atë që radhë herë e gjeja te librat e tjerë
atë forcë. Autori Demir Gjergji, ka shkruar jo vetëm një libër por ka prodhuar
një film ku i ka përshkruar me themel të gjitha skenat. Ai i ka prekur e
përsosur, i ka prekur me zemër, me dorë edhe deri te personazhet dhe objektet.
Demir
Gjergjin kam kohë që e njoh ndërmjet poezisë së tij të përkryer që më tërheq aq
shumë sa nuk e lëshoj nga dora edhe gjatë udhëtimeve të gjata.Pse e shpreh unë
kështu? E shpreh se: Demir Gjergji, është një nga mjeshtrit e metaforës,
poezitë e tij janë një frymëzim dhe adhurim për lexuesit dhe për mua renditet në poetët më në zë. Flas për
atë metaforë që ka aq shumë nevojë poezia, te Demiri nuk mungon kurrë, sepse,
aty ku mungon ajo, mungon në thelb poezia. Poet, gazetar, shkrimtar,
përmbledhje e bukur, i kompletuar!Ashtu siç do të ëndërron gjithkush që e
adhuron këto tre zhanre po më shumë letërsinë me fluturimin e saj.Tani që po
shkruaj përshtypjet mbi këtë roman, e shoh se s’bën ta lëshoj e ta lë përgjysmë,
sepse unë jam akoma duke vozitur brenda tij e ai më rrëmben në valët e tij të
vrullshme më shpie kudo, dhe bregut të detit, dhe nën hijet e bajameveku i kam shkelur edhe unë.Te kasollja me zemër
bujare, te nëna fisnike, te Xana, dhe që s’i ndahem është Lumi i vogël pastaj i
rritur në kërkim të një jete plot aspirata, ku me këmbënguljen e tij prej
vigani...
Lexues
të dashur, nuk u them dot nëse i ka mbërritur Lumi ato aspirata, apo i la
përgjysmë djaloshi i fortë e sy patrembur. Uroj që ta zbuloni deri në fund jetën
e këtij personazhi që nuk di me kë ta krahasoj. Është i përveçëm, s’më ngjan as
me David Copperfield, as me Tom Sojerin dhe as me aventurat e... djaloshi shqiptar i tejkalon këto përmasa...
Respekt
penës së Demir Gjergjit.
B.H
No comments:
Post a Comment