Akademik Prof.Dr.Hakif Bajrami ,Ph.D.
1.Turpi i parë ndodhi në Pralamentin e Kosovës që na e muar fytyrën para botës.
Sot në të dy shtetet shqiptare është në modë tirania e shpifjeve dhe tirania e linçmit, për një grusht vota, për t` i grabitur dy “gishta” pushtet. Sot kryetari i një qeverie shqiptare e paditë kryetarin e qeverisë tjetër, për “shpifje”, kur edhe zogjët e malit në Kosovë e dijnë se çfar roli ka luajtur me apo pa vetëdie në kontrabandimin e ndrrimit të kufijëve të Kosovës, plus Mini Shëngenit ballkanik.
A kanë këta njerëz TRU që këmbimi i teritoreve shpije në këmbim të popullsisë, e këtij akti i thonë as më pak e as më shumë në filozofinë e historisë, gjenocid i planifikuar me detyrim.
Më kujtohet kur ishin në pyetje rivarrosjet e eshtrave të kolosit të kombit ISA BOLETINI, që me çdo kusht një funksonar nga Kosova dhe një nga Tirana, insistonin rivarrosjen e gjeneralit në Vlorë e jo në vendlindjën e tij në Boletin.
Atëbotë dola me fakte se Isaja edhe i vdekur na e ruan kufirin në BOLETIN.
Vlora është ved i shejtë për shqiptarë, por mjafon Ismail Qemali, ose një xhamadan i Isa Boletinit, Bedri Pejnait, Rexhep Mitrovicës, në muzeun e Pavarsisë, krejtë me qëllim për ta kujtuar se aty (në Vlorë) u shpallë Pavarisa e Shqipërisë Natyrore , sepse ishin të pranishëm të gjithë përfaqsuesit kudo që flitej shqip e i thonë SHQIPËRI ETNIKE.
E vërteta, në Vlorë kishte përfaqsues edhe nga të gjitha trevat tjera të Shqipërisë Kontinentale, madje edhe nga Janina, Tetova, Plava, Ulqini e Tivari, Shkupi, Gjakova, Prizreni, Prishtina e Manastiri,
pra nga të katër vilajetet.
Dimensioni i parë i tiranisë shqiptare sot me 43 parti politike, shpërtheu me faktorin se janë të fuqishëm në numra e të BREJTUR në ndërgjegje, në Prishtinë.
Po e them këtë jo pa e ftuar që të zgjohet herave tjera VV e të medndojë thellë se me kend po koketon në koalicione, kur dihej programi i LDK-ës, kur diheshin udhtimet dhe shpërndarjet e LDK, gjatë rrugtimit të saj politik 1989-2018.
Atëbotë apriori u nda krahu i demonstratëve dhe i burgjeve.
Vala e dytë vazhdon me largimin nga funksioni i trurit të LDK, Fehmi Aganit etj.
Nuk po i llogarisim disa gazatarë që flasin si themelues të LDK e nuk kishihin “gisht” kurrë në asnjë vendim, edhe pse në shumë etapa kjo parti ka mundur të quhet fole e gazetarëve dhe shkrimtarëve, ku më së shumti kishte shtyrje me brryla se kush është pas imamit e kush është afër tij.
Në Republikën e Kosovës u mbajtën zgjedhjet parlamentare më 6 tetor 2019.
Zgjedhjet u vlerësuan lartë nga të gjithë monitoruesit.
Fitoi Lëvizja Vetvëndosja me një përparësi që me Kushtetutë dhe Ligjin zgjedhor që e siguroi themlimin e Qeverisë, kuptohet në koalicion me LDK, pas një negocimi disa mujorë.
Duke mos i njohur të gjithë individët që garonin për deputet në VV dhe partitë tjera, isha i orientuar t` i hulumtojë nga niveli shekncor dhe politik (jo juridik sepse atë punë duhet ta kryenin prokurorët dhe gjykatat a janë të korruptuar; a janë nën hetime, a kanë qenë të denuar etj-HB) vetëm bartësit e listave poltike, që do të thotë se ata ishin njëherit edhe të paraparë nëse fitojnë, të janë njëri prej tyre kryeminstër.
Në VV ishte Albin Kurti; në LDK - Vjosa Osmani, në PDK, Kadri Veseli, në AAK -Ramush Haradinaj, në NISMA - Fatmir Limaj.
Pikërishtë këta më interesonte se a kanë ndonjë “opozitë” brenda partisë se tyre, jo që të shfaqë kunderthënje ndaj partive tjera, por përbrenda partisë sa ka demokraci dhe sa lejohet “kulti i individit”.
Ky nocion si fetish mund të keqpërdoret sa herë që deshiron drejtuesi, po i plotësoi dy kushte: dinakërinë dhe diturinë.
Ta them troçë, se e kisha një pasqyrë konkave që nuk më pëlqente fare, sa që gati asnjeri prej bartësve të listave, nuk kishte kapacitet që Kosovën ta nxjerrë nga izolimi dhe papunësia.
Prej të gjithëve 3 ishin për seleksionim, se çka do të janë nesër për të investuar në arsim, shëndetësi dhe ekonomi të dlirë të tregur e së fundi çka do të prodhojnë për ballë politikës serbiane; çka para BE-ës (shumë pasive dhe pro Beogradit-F. Mogerini prej së cilës fillon çdo virus i defaktorizimit të Kosovës; lexo se RFJ nuk i ndërpreu mardhënjet diplomatike fare më Italinë më 25 prill 1999-HB); çka me SHBA, nëse paloset ndonjë amanetëxhi i R. Hollbrukut në “çarkullim” via aestantis.
E thënë shkoqur, isha i bindur se Albin Kurti nuk do të pelqehet nga kolegët e Kosovës, nuk do të pelqehet nga pala serbe sespe ua thot në fytyrë çdo gjë në stilin e Adem Demaçit, që e dinë të gjithë; ua thot edhe atë që nuk duan ta ndiejnë atyre të BE-s, e sidomos ua thotë duke qenë i bindur se nga Vashingtoni vjen vetëm tamël e oriz, madje këtyre si miqë të vërtetë duke u treguar se me kendë kanë punë në BE, se për Rusinë dhe fundamentalizmat rreligjiozë ata i dijnë më mirë se ne.
E themë këtë, sepse Vashingtoni donë qëndrueshmëri dhe aftësi që të ndryshojë pala dialoguese, kur duhet bërë kompromisë.
Më duket se Diplomacia amerikane është shumë e aftë, por nuk shpreh dinakëri, pa i fry dikush në vesh, sepse jetojnë mbi re, nuk kanë njohuri INFERIORITETI, sepse nuk kanë pësuar kurrë prej tij, pra, mendojnë se janë pa konkurencë.
E konkurencën ruso-kineze e kanë tani për tani ante portas, për mos me u thënë pas daljës së Anglisë nga BE-ja kanë kundërshti kudo.
Në këtë drejtim, Vjosa Osmani më dukej se është shumë e ditur, sepse do ta kishte botën intelektuale në SHBA dhe BE pas veti, por gjelozia e partsië saj prej kah do të vinte do ta plagosë që në hapin e parë.
Eureka, pata thënë posa LDK i tha se jeni kandidate e sigurtë për Kryetare të Patrlamentit.
Ndërsa LDK nuk e bëri asnjë hap për ta njoftuar partnerin (VV), që mos ta shfrutzojë të drejtën kushtetuese për Kryetar Parlamenti, se e kemi Vjosën.
Me atë veprim u pa që KREU i LDK dëshiron probleme mbi pozicionin politik të Vjosës, pra jo esencialisht kundër VV-ës sa për fillim.
E çështja u shua, sepse Kryetari i Parlamemntit u zhvendos në pikën zero, për t` u pozicionuar në MPJ, pa asnjë ditë përvojë.
Kësaj mjegulle iu ngjitë me shumë dinakëri Isa Mustafa, duke katapulltuar A. Hotin, S. Hysenin, dhe A. Veliun në kreimin e politikës katrore cosinus.
Kjo treshe ishte katapulltuar për të humbur gjurmë, se cili është i pari i “fisit’ në LDK, sespe duhej me çdo kusht mos të quhet parti humbëse, por “ja do njega”.
Këtu aludonte Isa i Kumrovcit të arrij epitetin se nuk është humbës, por një deputet më pak.
E kur e kam shtruar pyetjën që për një votë ka fituar Gjuha angleze ndaj Gjuhës gjermane në SHBA, çështja ishte se doja t` u thoja se ka vetëm një parti që është e para.
Fundja në atletikë, sprinterët vetëm në një të qintën e sekondës fitojnë.
Shkrova më 27 mars 2020 se Albin Kurti do të “digjet” nga LDK sepse vet ka qenë unilateral, duke thënë se: "Koalicion do të kemi vetëm më LDK”.
Prononcimi i tij ia rriti mendjën humbsit, sepse LDK-ës është dashur t` i thuhet jeni humbës, por filluan me lajka e mabruan me kajka.
Ky pozicion e trimërojë diankun - Isa Mustafa, si dhe disa kryetar komunash që si i pari në katund ishin mësuar të bëjnë “kërdi” kurdo që u teket.
Prandaj shumë kush filloi të llogaritë kohën mbrapsht, se do të bëhet edhe PRESIDENT, madje në kurriz të VV.
Dhe LDK i shpalosi 3 emra se janë kandidatë potencial për “Babën e shtetit”, e ata as nuk ishin Ibrahim Rugova, Vjosa Osmani.
Dhe kur Isa e vërejti se nuk është në listë për president, dhe Albin Kurti nuk do të jet kasap i krasitjës mbi te, por nën te, atëherë Isa i Kumrovcit doli me fjalim se: “Do dalim nga koalicioni, posa të mabroi “Covid 19”.
Në realitet mënia e një pozicionari në LDK kundër Albin Kurtit pushon diku tjetër.
Albini është nxënës i Adem Demaçit dhe Shtabit të tij, e pranoi ai , ose jo.
E ai që i hyri në “odë” si misnistër dihet se kur Baca ndrroi jetë pati dalë në Sanxhakun etij me kushtrim: “Në varrim atij nuk guxon xhemati jem t` i shkojë”!.
Guximtari nuk guxon të harrohet në politikë.
Po Baca nuk ka shkuar në varrim të Ibrahim Rugovës.
Por e ka pasë nga mjeku të ndaluar të dali në temperaturë - 21 gradë C ; ka pasë temperaturë dhe sheqer, që në çdo hap mund të kishte probleme shëdetsore.
E vërteta, më ka thënë hapur në telefon: “Jam ai që vet i treti e kam varros profesor Fehmi AGanin , e pse mos t` i shkojë në varrim Ibrahim Rugovës”.
Baca nuk ka thënë kurrë pse e lanë LDK Profën pa asnjë mbrojtje.
Ku ishte ai që ftonte popullin në mos varrim të Bacit.
Po kush është Fehmi Agani e kush është ky farë“klepatalla e Millanit Kushumlisë”?.
Pra faji nuk kaqenë i Bacit pse nuk i shkoi Rugovës në varrim.
Por, faji ka qenë jashtë qenjës njerëzore, humane dhe civliziese i BACIT në çdo etapë pas daljës nga burgu, për çka kam njohuri të majftuara.
E Baci, kapadahitë nuk i ka durua kurrë, qoftë edhe R.Hollbruku, Dinzbiri, Hilli, apo Kuku etj.
Baca ka qenë BACË pa inati ndaj askujtë. Njëherë kur ishim në një udhëtim nepër Zonat e UÇK-së e kam pyetur, pasi që i vrejtëm disa shtëpi që po digjeshin: “A e kishe pushkatuar Millosheviqin, pasi që do ti bëjne gjyq?.
Mu gjegjë mënjëherë. Nuk do ta torturoja kurrë, por për fatin e tij dhe tradhtarëve shqiptarë,do të vendose GJYKATA, më së miri do të ishte gjykata ndërkombëtare.
Në realitet, kur e votuan deputetët PALAQO (kushdo qoftë) Gjykatën Speciale, Baca për herë të parë më pati thënë në prezencën e: ÇALIT (MAKOLLI), XHELALIT dhe SHEFEQETIT:
“Ja këta të Pralmentiti, po e vrasin vetën, nuk po i vret LDK që ka dërguar informata në Tribunalin e Hagës 1998/99 në 62 "DOSJE".
Tribunali i Hagës kaqenë kompetent edhe për Kosovë, deri sa jemi shpallë të pavarur.
Tash duhet t` i ruhemi ndëshkimit, sepse ndryshe BE nuk ka fuqi ma ta ndalë Kosovën,ka mundësi vetëm përmes defaktorizimit me akuza falso e hetime meskine, pa rezulatate, por ngjyra mbetët se: ka qenë filani i hetuar e këtë pozitë e do Serbia, dhe, sidomso Rusia e Kina, Irani e ndonjë tjeter rregjim.”
E vërtea, si historian që kam specializuar në partitë politike, aleanca në mes VV dhe LDK-ës, nuk më dukej e natyrëshme, që nga fillimi.
Dhe për këtë koalicion të pa natyrëshëm shkrova publikisht më 27 mars 2020.
Por, në mes këtyre dy subjekteve aq kishte entuziamzëm politikë, në disa shtresime të tyre, sa që kisha bindjen duke lexuar shkrimin tim,(fakt ky që nuk e provojë kurrë-HB), disi më dukej se mos kam bërë ndonjë lexim të programve të tyre gabimsiht, dhe pastaj nuk ia fali vetiT gabimin.
Aq ishte “dashuria” e madhe në mes VV dhe LDK sa që dy ditë para vendimit për “niçahin” zyrtar i thash veti po i ndiejë sa çka po thonë, por do të turprohem se çka do të bëjnë.
Pastaj hapur provova përmes PDK ta shpëtoi situatën, për çka sot do ta kishim gjendjën shumë më ndryshe, dhe PDK do të ishte në ball të votrës për “largëpamësi”.
Madje shumë akterë të VV si aleatë qeveritar më thonin se nuk mund të kemi aleatë më të natyrëshëm se LDK (dhe askend tjetër-HB).
Çuditësha me atë vetëbindje, dhe më vinte mirë, sepse asnjë parti nuk e gjykojë për asgjë pa argumente të verifikuara arkivore.
Duke i njohur ato fjali entuziazmi të VV-ës dhe LDK hipotetikishtë, duke e krahasur me filozofinë politike në Evropë, sepse në Ballkan po thuej se nuk ka filozofi politike, sepse ka tepër moralitet që vjellë hipokrizi, pas shpine, që rezervarin e benzinit ta shet për rezervar të ujit, dhe premtime e betime boshe,plotë e përplotë servilizëm dhe varëshmëri në atë që e ka serviruar para popullit për t` ia vërbuar të dy sytë entuziazmi fatalist politikë, sikur se i droguari nga droga.
Ashtu edhe ndodhi.Madje kur e ndjeja se në politikën e jashtme të SHBA-ve dhe të BE-së , duhet së pari të na nxierrin nga izolimi dhe gremina ekonomike (papunësia), nga pasiguria për të investuar dikush në Kosovë, sepse do të ndalej viedhja e denohën shumë keq TENDEROMANIA dhe BORDOMANIA.
Pra, disi isha i befasur me këta tiranë të fjalës politike, thue se këta janë burra shteti që kanë shtetësi më së pakut nga tre shekuj.
Thjeshtë isha i befasuar për të mirë, por kur thellohesha në fjalorin e tyre dhe diturinë për ta drejtuar një degë partie, këtu më hargjitej kredija dhe mendja ta shtroi pyetjën pse LDK nuk i mbronte KUADROT si profesorin më të dashur e të respektuar në Univerzitet Fehmi AGANIN, Latif Berishën, profesorin më gojëmbël dhe patriot i radhëve të para.
Ku ishit ju patriota dhe institucionalista atëherë?
Pse nuk e rrokët pushkën, se për pendë nuk ishit askushi sikurse që s'jeni as sot.Po pse të jam modest, Qendrën QIK e mbaja unë me publikimet e mia shkencore –dokumentare.
Shiqone publikimin e ENVER MALOKUT për mizoritë serbiane për dy shekuj 1844- 1994 i dorëzuar për botim; shiqone publikimin e Bahri Canit për gjenocidin serbian 1844-1995 në gjuhën serbe që është i botuar në Beograd, e i kërcnuar nga Kapetan Drganai se “ do të vrasim kur duam ne e jo kur don ti” e shumë Dragana e Millana tjerë, madje shqiptarë!
Po ju të LDK-ës më tepër i keni urrejtë drejtuesit e UÇK se sa udbashët e Milloshit.
Kjo është e vërtetë dhe këtu çfardo koalicioni me juve, është brengosës për kombin.
Ju qe 20 vjet krekoseni se u janë vrarë antarët e LDK dhe vet keni qenë në pushtet, ose në te, kush iu ka pënguar t` i zbuloni.
Po e dija se çfar karakteri ka Isa Mustafa nga viti 1980 e deri më 2020.
Ishte ky njeri që më 1981 e ka befasuar Mahmut Bakallin, më 1987 e befasoi Azem Vllasin, më 1990 e befasoi Jusuf Zejnullahun së pari e pastaj iu bishtërua, për ta tradhtuar Ibrahim Rugovën më 1994/5.
Po ky njeri isha sigurtë se do ta tradhtojë Fatmir Sejdiun kur i patën zgjedhjet qëndrore !
Isha shumë i bindur se më 2020, do ta tradhtojë Albin Kurtin.
Dhe Albini me dhimbsej sepse e njoha nga koha e luftës në Zyrën e Bacit DEMË.
Dhe kush garanton sot, se nuk do ta trdhtojë mikun tim shumë të ndeuar si KOMANDANT i UÇK-ës dhe njeri shumë i guximshëm Ramush Haradinin, nesër nëse Kushtetuesaja ua siguron ndonjë kockë, e cila do t` u shërbejë vetëm për një përdorim dy mujor.
Jam i bindur në këtë “profeti”, sepse ingtrigatë nga njeriu që e kurdisi demarkacionin me Malin e Zi, me Marrëveshjën në Bruksel me 23 shkelje të Kushtretutës!
Opinioni shqiptar nuk i di as pesë për qind të zesat tjera të tij.
Ato nuk i dinë as Ramushi që ka qenë drejtues qeverie.
E vërteta Ramushi nuk ka ditë ta zbulojë arkivin e tyre, sespe ka harruar se i ka mbetë legeni në xhep, e legeni në xhep nuk shtihet.
E atyre ingrigave nuk do të ketë as fuqi e as invencë t` i dali për ballë një kalkulanti statistikor, të clit Isa Mustfa ia ka besuar timonin qeveritar, në mënyrë që të dirigjojë drejtimin e pushtetit plagiatorëve, dhe prej dirigjuesi t` e apsolutizojë çdo pore të pushtetit.
Në Kosovë nuk ka opozitë brenda partive, sepse kryetari i partisë është ai që ka kompetenca totalitare deri te niveli i despotit oborrtar apo mbretit tiranë.
Po,janë disa fraza nepër STATUTE të partive, që shpërndajnë kozmetikë mjegullash pa asnjë pikë shiu, për demokracinë.
Shiqoni vetëm faktin se si Serbia i filloi negociatat me Kosovën në “nivel teknik” e dualën të konvertohen në nivel të lartë politik, sa që sot po thuhet hapur se “Rusia do ta deponojë një Rezolutë në OKB dhe ajo nr. 1244 do të jetë ad akta ngase Republika e Kosovës duhet të kthehet në RIKVERC”.
Lidhur me këtë, në LDK injorohën të gjithë ata që kishin vota më shumë dhe për mandatar qeverie nominohet një njeri nga vedni i 8, i cli është arsimtar i Kryetarit LDK në faklutetin ekonomik.
Por do të jetë një tragjedi e vërtetë, nëse ky njeri që shkon në takim me Grenellin dhe i thot, Albin Kurti (VV) nuk të dëgjon, ne jemi ata që vetëm të salutojmë.
E këtë thënje ua zbulon “rivali” brenda partisë që ka ambcje presidenti, sespe është poeti “akademik",pa virtyte artistike.
Faji tjetër që është anakronik është prezantimi në GJND në Hagë më 2008-10.ku na kishte paditë Serbia.
Derisa pala serbe në atë instuticion përfaqsohet nga profesorët më eminentë që i ka patur , pala shqiptare përfaqsohet me një funksionar të MPJ (që është arsimtar i gjuhës angelze), dhe një juriste që ishte shkolluar në Perendim, por që nuk e kishte asnjë javë përvojë në atë profesion.
Këtë po e them se VENDIMIN POZITIV e kanë nxierr diplomati nga Tirana- Barbullushi, BOMBAT E NATO-s, dhe arma e UÇK-ës, e cila po të shkelej prap do të shpërthente, plus dituria dhe perovoja e shumë ekspertëve NDËRKOMBËTAR.
E vërteta, temperaturës së UÇK-ës ende (më 2010) i dronin Moska dhe BE, sidomos pesë vendet që na akuzojnë për çdo javë, e nuk e kanë pranuar Republikën e Kosovës.
Tani, po të ishte BE objktive, Kosova do të i kishte vizat qe 5 vjet!
Po të ishte BE objektive nuk do t` i meronte di MISIONAR të dy shteteve që nuk na pranojnë.
Tjetër çështja është buzçeshja diplomatike.
Ata bëjnë teatër për atë pozitë me muaj të tërë.
Në këtë drejtim sot, në TV ndien se si iks gaztari e kritikon Qeverinë në Detyrë (prill-maj 2020) pse nuk eka zbatuar Kushtetutën e në anën tjetër njerëzit vdisnin nga smundja ngjistëse, thuejse virusin “C19” më e shpallë antikushtetues, ai nuk të ngacmon(!!!).
Po ku ka demokraci në smundjet ngjitëse.
Ja, deri këtu ka shkuar logjika e disa kabinetgjijve gansterë, shumica e të cilëve kanë dituri ta shfrytëzojnë shansën dhe janë berë edhe ideologë partishë, shefa të kabineteve, sepse dijnë t` i shakruajnë shefit analfabet një fjalim prej 1 faqje, me rreshta të rallë, me mësimin kërcnues se SHEFI që nuk merr vesh çka është poltroni e super poltroni, nuk duhet të lexoi më shumë se TRE (3) minuta, sepse vet janë mësuar të bëjnë vetëm lajme jo objektive prej një shtylle gazete.
Në kushte të luftës me vedekjën (C19), ndodhi turpi i deceniesë dhe u rrëzua Qeveria e dalur prej ZORIT, me kërkesë të atij që ishte BOS i gjysmës pushtetit, sepse donte të tregohet se është mbreti i Kosovës, sepse ai është pasardhës i njëfar Presidentit që 12 vjet i kishte përdorë jo më shumë se 14 fjalë në mija konferenca për shtypi, madje ditën kur falej XHUMAJA, e ata të safit parë bëheshin copë e grimë pas tij, madje gati e patën bërë imam në “Shën Exhidio”, që nuk kishte pushtet as përtej derës së “rezidencës” sespe ka qenë i toleruar, sepse ka sharë e pshtyrë UÇK kudo dhe kurdo, nga Kosova e deri në bisedën me Klintonin 28 maj 1998.
Nuk po e lakojmë mendjen më tej, na pati treguar R. Hollbruk se dikush nga grixha e BARIJËVE tuej po gërmihë nepër zorrët e jueja, jo me thikë, por me fjalë që janë më helmuese se thikat, sidomos kundër Adem Demaçit,kundër UÇK-ës, të cilit ia servirën një SYROGAT brenda natës.
E në të njetën mënyrë përmes zbulimit të syrogatit u rrëzua Qeveria Albin Kurti.
2.Marria e dytë e shekullit shqiptar ndodhi në Tiranë më 17 maj 2020.
Nuk e di a jemi komb që jetojmë me turre e rrënime, por ata që ruajnë sikur e kanë siguruar historinë se nuk do t` u përseritet.
Ndërtesa e Teatrit Kombëtar do të ishte një LEKSIKON Enciklopedik jo vetëm për teatrologjinë, por edhe për letersinë dhe kulturën në përgjithësi.
Aty do të shihej se ku ishim, ku jemi dhe do të ishim më të sigurtë se kah duhet të shkojmë.
Rasti i rrëximit të Tetarit Kombëtar në Tiranë më 17 maj 2020, paraqet një politikë despotike antikombëtare, me vlera arrogante dhe despotike.
Por nuk është ky rasti i parë.
Me shembë përmendore është shumë lehtë.
Por më i merituar dhe më i ndertuatr përmndoret, është më vështirë se sa më e përthekuar diellin me duar.
Tërë bota ecivilizuar është e çuditur se çka ka ngja në Tiranë, në ora 4-5 të megjesit më 17 maj 2020.
Po, kam qenë në atë teatër nga viti 1976-1980 nja 12 herë.
Ishte një teatër ndër më të mirët në shtetet e Evropës.
Nuk mendoi për kah kulaiteti artistik si ndërtesë, sepse kam qenë edhe në Vinë, Munih, Paris, Padovë e Milano.
Por Teatri Kombëtar i Tiranës është dashtë të ruhet, së pakut për shkak të emrit të artistëve që kanë laujtur aty, në atë KATAKOMB, ku është thënë ajo që nuk është guxuar të thuhet në gazeta e libra të socrealizmit totalitar, sepse aty lëvizjet dhe shprehëjet artistike të skalitura thellë në mendjet tona.
Teatri Kombëtar nuk është dashur të ruhet vetëm për faktin se aty kanë luajtur artistët e famshëm shqiptarë, por edhe për faktin se aty kanë qenë shikues edhe shumë personalitetete të letersisë, të artit, të shkencës.
Aty kanë qenë edhe shumë pjesëmarrës të ndertimit të vendit, që për herë të parë ishin aty pas një pune fizike me detyrim nepër fshatrat e largëta të Shqipërisë Bregdetare.
Aty kanë qenë shikues edhe: Ekrem Çabej, Selman Riza, Zekeria Rexha, Isamil Kadare, Regjep Qosja, Ditro Agolli, Idriz Ajeti, Anton Çetta, Nazmi Rrahmani, Ali Podrimja,Agim Gjakova, e shumë artistë nga Kosova , Ilirida, Ulqini e Presheva, e sidomos nga diaspora jonë e lavdishme e krenare ku luante edhe Alekdandër Moisiu, Nëna e tërë Botës civilizuar -NËNA TEREZE.
Aty për herë të parë isha në një teatër jashtë Kosovës me profesorët famëlartë shqiptarë më 1976: Kristo Frashërin, Ali Hadrin, Kristaq Priftin, Selami Pulahën, Pëllumb Bitrin, e shumë emra të shkencave ekzakte.
Edhe më keq i bie që në atë NDERTESË HISTORIKE, është shfaqur “EPOKA PARA GJYQIT” e Regjisorit të njohur EKREM KRYEZIUT, ku kanë luajtur figurat tona madhore kombëtare duke interpreruar: Ymer Prizrenin (Kryetarin e Parë të Qeverisë Shqiptare që doli nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Abdyl Frashërin, diplomatin e parë shqiptar, Sulejman Vokshin , gjeneralin e parë shqiptarë, të gjithë pas kohës së lavdishme të Gjrergj Kastriotit-Skënderbeut.
E, ajo godinë ashtu si ishte, është dashur të konzervohet e të ruhet si relikt i një EPOKE. Aty janë luajtur role të dramave të: Shekspirit, Hygos, Ezopit, Diogjenit, Servantesit, Pushkinit, të shkrimtarëve antikë e mesjetar.
Aty është mësuar artistikishtë Rinlindja Kombëtare, aty është recituar Naimi, Kristoforidhi, Çajupi, Floçi, Mjeda, Konica, Fishta…, aty ka recituar e luajtur Reshat Arbana, aty ka luajtur Marie Kraja, aty ka kënduar Fatime Sokoli që këndonte aqë bukur për Shote e Azem Bejtën-Galicën, për Kosovën, për Heronjët e Vigut, për Emin Durakun, për Qemal Stafën, Vojo Kushin, Tefik Çangën, Hajdar Dushin, Asim Vokshin, Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Adrian Krasniqin, Tahir Sinanin, Fehmi e Xhevë Lladrofcin, e shumë trima e trimëresha të UÇK-ës.
Krejtë në fund pse mos të ndertohej një godinë e TEATRIT në një vend tjetër me stil dhe shie të këtyre aristokratëve politik e koprenik të kohës, që janë berë më fetish se ata të totalitarizimit.
Pse të rrënohet diçka që për neve si komb ka vlerë sikurse ka një vepër kombëtare, për francezë, italianë, gjermanë, anglezë, turqë, amerikanë, spanjoll, rusë, bullgarë, grekë, rumunë, hunarezë, austriakë, zvicranë, belgë, holandezë, afrikanë e australian.
PSE?
Në atë teatër ka kënduar disa herë: Dervish Shaqa, enciklopedia e folklorit shqiptar në Shqipërinë Kontinnetale dhe Bregdetare, e dhjetra artisë tjerë të këngës arbnore-gjithë shqiptare.
Po, tash mund të vajtojmë. E di por e kaluara nuk kthehet më sepse vet po e shkatrrojmë kulturën tonë.
Një popull që shembë përmendore, e ka zor ta gjejë rreshtimin në civilizim dhe kulturë të dlirë. Në fund, nuk isha që të rrënohet teatri, por e kisha një propozim madhor.
Ajo ndërtesë do të ruhej.
Aty do të ekspozoheshin të gjitha SHFAQJET, nga e PARA e deri te e FUNDIT, pa marrë para syshë kohën dhe përmbajtjën.
Aty do të dalloheshin shfaqjet kryesore, pa munguar prezantimi i të gjitha fotografive e fjalëve,në mënyrë KRONOLOGJIKE, me role e fotografi te të gjithë artistëve, regjisorëve dhe dramaturgëve kombëtar e ndërkombëtar.
Duke mos harruar kronologjinë e drejtorëve dhe drejtuesëve administrativë. Aty do të mësohej një faqe e ndritëshme e HISTORISË sonë, jo vetëm në fushën e kulturës.
Më 18 maj 2020 Prishtinë
No comments:
Post a Comment