Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/17

Në Tiranë, nesër më 18 maj 2020, në ora 16:30 protestë mbarëkombëtare, zbulohet ora dhe vendi ku mbahet



 
Regjisori Robert Budina njoftoi para mediave protestën që do të mbahet ditën e nesërme e cila do të zhvillohet në orën 16:30 para ministrisë së Brendshme.

“Nesër  më 18:30 në orën 16:30 aleanca për Mbrojtjen e Teatrit thërret në protestë gjithë popullin e Tiranës dhe gjithë shqipërisë. Kjo protestë bëhet sepse gjatë natës së kaluar filluan shembjen e Teatrit ndërkohë që ne ishim brenda, dhe kjo mund të vijojë në çdo shtëpi tuajën. Protesta do të bëhet përballë ministrisë së brendshme sepse ata tentuan të na vrasin. Ne kemi ndërprerë çdo lidhje me qeverinë shqiptare, nuk kemi ndërmend të kërkojmë askujt leje. Kemi lënë gjërat qëe kishim me vete mbrëmë, i kërkuam drejtuesit të policisë dhe nuk na lejoi. Asnjë leje nuk do të kërkojmë. Mua më kanë kapur brenda godinës, më kanë shkelur me këmbë, na dnoqën, na sollën me dhunë meqë ishte errësirë. Një zonjë e shkelën me këmbë. Kundër kësaj tentative për vrasje ne thërrasim gjithë popullin që të mos i lejojmë”, tha regjisori Robert Budina.

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...