Shembja e Teatrit Kombëtar të Tiranës ka rikujtuar me nostalgji regjisorin e dramaturgun Nimon Mucaj vitin 1978 për kur në Teatrin Kombëtar të Tiranës në maj të vitit 1978 u dha shfaqja musafire e teatrit pollor të Gjakovës “Fisheku në pajë” autor Fadil raja.Regjisor Muharrem Qena.
Po e sjell një perjetim të shkurtër të asaj kohe: Një natë më parë publiku tiranas e duartrokiti shfaqjen e teatrit Popullor të Gjakovës për artin dhe për gjithë atë ndarje që ishte bërë nga kultura teatrore shqiptare Kosovë-Shqipëri. Ishte ky një sinjal se publiku i Tiranës ishte i ndjeshëm dhe dëshironte të shijonte artin teatror të vëllezërve të vet në Kosovë.
Të nesërm në sallën e provave, për artin teatror dhe regjisorial folën Piro Mani, Tinka Kurti, Ndrekë Luca, Margarita Xhepa dhe Pjetër Gjoka etj Rrëfimi i shkurtër i Pjetër Gjokës: Teatri është si një gjilpërë që të shpon shtatin. Edhe ndjen kënaqësi por ndjen edhe dhimbje. Nëse duron të therurit e një gjilpëre në shtat atëherë mund të bësh teatër. Këtu nuk përfundon rrëfimi. Ai tregon se dikur e interpretoja një rol teatri të një njeriu që e vrasin në skenë dhe mua më duhej të rrëxohesha në mes të skenës.Ku është edhe një pjesë e ngritur për tu futur brenda pëshpëritësi. Unë duhet të qendroja aty për një kohë tëp gjatë. Pëshpëritsi kishte marr një gjilpërë dhe ma shponte trupin. Të lëvizja, publiku do të thoshin, ja nuk paska vdekur “qeni”. Ç’të bëja. Duroja. Kështu është edhe teatri. Duhet të durosh hobe shgjetash të fatit të tërbuar, siç thoshte Hamleti i Shekspirit…
No comments:
Post a Comment