Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/17

Dyshime për prolongim të zgjedhjes së kryeprokurorit të Kosovës

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, është përballur me një varg kritikash nga disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), të premten, gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme.


Dyshime për prolongim të zgjedhjes së kryeprokurorit
Kjo mbledhje është thirrur dy ditë më parë prej katër anëtarëve: Idail Ismajli, Jetish Maloku, Bajram Ukaj dhe Sevdije Morina, të cilët kanë kërkuar që të diskutohet për procesin e nominimit të kryeprokurorit të Shtetit.
Ata po dyshojnë për prolongim të këtij procesi. Për këtë thirrje kishte shkruar dy ditë më parë gazeta “Koha Ditore”.
Të njëjtat shqetësime i kanë paraqitur edhe gjatë mbledhjes të premten. Anëtari Idail Ismajli, ka thënë se qëllimi i kësaj mbledhjeje është caktimi i afateve për përzgjedhjen e kryeprokurorit.
Më e ashpër është treguar anëtarja tjetër, Morina. Fillimisht ajo e ka kritikuar Hoxhajn për mostransparencë, pasi që kohët e fundit, qoftë gjatë gjithë mbledhjes, qoftë në disa pika të caktuara, nuk po lejohen të jenë të pranishme edhe mediet. 


****

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Kosovës Sylë Hoxha është shfryer ndaj tre anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Sevdije Morinës, Jetish Malokut, Bajram Ukajt dhe prokurorit në zyrën e prokurorit disiplinor, Idain Smaili, të cilët sipas tij kanë akuzuar rëndë personalitetin e tij me akuza të pabaza.

Madje, Hoxha i ka quajtur këto akuza të ngjashme me ato të kohës së Rrahman Morinës në vitin 1989, e që tani po zbatohen nga kunata e Rrahman Morinës, Sevdije Morina.

Ai njoftoi se ka pezulluar mbledhjet e Këshillit Prokurorial deri në dekretimin e Kryeprokurorit të ri nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga. Ndërsa, për të vlerësuar mandatin e tre prokurorëve anëtarë të KPK-së, Sevdije Morina, Jetish Maloku dhe Bajram Ukaj, Hoxha i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Hoxha tha se vendimi për të pezulluar mbledhjet e KPK-së, merret me qëllim të ruajtjes së stabilitetit funksional të këtij Këshilli si institucion Kushtetues i Republikës së Kosovës, dhe ruajtjen e imazhit dhe kredibilitetit të këtij Këshilli.

Hoxha tha se është etiketuar në forma të ndryshme dhe me gjuhë urrejtëse, kryesisht nga Sevdije Morina, Jetish Maloku, Idain Smajli dhe Bajram Ukaj. Ai tha se tanimë ka filluar me marrjen e veprimeve konkrete lidhur me shpifjet, ofendimet jo njerëzore ndaj tij dhe familjes së tij dhe do te ushtrojë padi ndaj të gjithë atyre që pa bazë kanë shpifur dhe ofenduar në raport me të.

Hoxha ka shtuar se nuk kishte besuar dhe nuk dëshiron të besojë që në vitin 2015, ai do të kalojë në të njëjtat sfida, me po të njëjtat mënyra që i ka përdorur regjimi serb.

Ai ka folur edhe për mandatin e tre anëtarëve të KPK-së, Bajram Uka, Jetish Maloku dhe Sevdije Morina, për të cilët ka thënë se qëndrimi i tyre në KPK pas datës 8 mars është i paligjshëm.

Lidhur me mandatin e prokurores Morina dhe prokurorit Maloku, tha se pjesëmarrja e tyre në KPK është kundër kushtetuese dhe kundërligjore.

Hoxha ka pyetur prokurorin Maloku se a ka konflikt interesi, punësimi i vajzën e tij në Zyrën e prokurorit Disiplinor, meqë është anëtar i Komisionit Disiplinor në Këshill dhe anëtar i Këshillit Prokurorial.

Derisa, e ka quajtur të paimagjinueshme se si një dekan i Fakulteti Juridik siç është Bajram Ukaj, kërkon zgjatjen e mandatit të tij në KPK me një udhëzim të Qeverisë së vitit 2008, i cili vendim i referohet kornizës ligjore të para shpalljes së pavarësisë.

U. D i kryeprokurorit Hoxha, ka shprehur shqetësimin edhe rreth mos pjesëmarrjes së përfaqësuesve të Ambasadës Amerikane në KPK në shtatë apo tetë mbledhjet e fundit të KPK-së.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Hoxha: Në KPK si në kohën e Rrahman Morinës

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit Sylë Hoxha, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për tre prokurorët Jetish Maloku, Bajram Ukaj dhe Sevdije Morina, lidhur me mandatin e tyre në KPK.

Ky i fundit ka thënë se më nuk do të ketë mbledhje të Këshillit Prokuoriral të Kosovës deri në një përgjigje të Gjykatës.

Për Hoxhën shqetësimet që ka ngritur në veçanti prokurorja Sevdije Morina kanë qenë shumë të rënda dhe etiketimet që i janë bërë kanë qenë shumë të ulëta.

“Unë jam sulmuar ulët për organizimin e konferencës së prokurorëve rajonal. Kryeprokurorja e speciales nuk ka marr pjesë në takimet e këshillit edhe kur ka qenë në pyetje siguria kombëtare sepse ka pasur mysafir. Morina dhe Lumezi kanë akuzuar KPK për falsifikim të rregullores për zgjedhjen e kryeprokurorit”, tha Hoxha gjatë një konference që pati për mediat, transmeton KosovaPress.

Dhe kjo situatë Hoxhën po e kthen në kohën e Rrahman Morinës.

“Kjo më kthen në vitin 1989 në kohën e Rrahman Morinës kur kanë kërkuar largimin tim nga gjykatësi në Prizren dhe tash në vitin 2015 kunata e tij Sevdije Morina. Kur ne jemi larguar nga sistemi i Millosheviqit Idain Ismaili ka vazhduar punën”, tha Sylë Hoxha.

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...