Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme shqyrtoi Raportin e Panelit rekrutues për përzgjedhjen e kandidatëve për Avokat të Popullit.
Kryetarja e komisionit, njëherësh kryesuese edhe e panelit intervistues, Lirije Kajtazi, tha se deri më tani procesi ka qenë transparent dhe pa ndikime politike.
Ajo po ashtu njoftoi se në garën për Avokatin e Popullit kanë qenë 21 kandidatë, ndërsa 19 prej tyre janë paraqitur në intervistë.
Sipas vlerësimit të panelit, kandidatët e vlerësuar me më së shumti pikë janë: Veton Vula-88, Mazllum Baraliu-79, ndërsa kandidatët: Shqipe Ibraj- Mala dhe Suzan Novobërdali, janë poentuar me nga 78 pikë.
Ndonëse Ligji dhe Rregullorja për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit parashohin që Kuvendit t’i propozohen vetëm tre kandidatë, kryesuesja e panelit propozoi që për procedim të mëtejmë të mbeten katër kandidatë.
Këtë propozim ajo e arsyetoi me faktin, se dy nga kandidatët kanë marrë poena të barabartë. Propozimi u përkrah unanimisht nga anëtarët e komisionit.
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në një seancë të rregullt, në të cilët deputetët do të shqyrtojnë disa projektligje e raporte.
Në seancën e sotme Kuvendi pritet që të zgjedhë Avokatin e Popullit, do të shqyrtojë kërkesën e Grupit Parlamentar të AAK-së për formimin e Komisionit hetimor parlamentar, dhe do të debatojë për Radiotelevizionin e Kosovës.
Njëherësh, sipas rendit të ditës, do të shqyrtohet rekomandimi i Komisionit të posaçëm për zgjedhjen e një gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Deputetët do të merren edhe me Raportin e auditimit të sistemeve të prokurimit në sektorin shëndetësor, dhe po ashtu do të shqyrtojnë disa projektligje.
CILI PREJ KANDIDATËVE ËSHTË MË I PREFERUAR PËR AVAKAT TË POPULLIT?
Nga një shkrim i gazetës Epoka re( 16 janar 2015),opinioni kosovarë u njoftua për emrat e kandidatëve për Avokatin e popullit.
Nga lista e prezantuar janë edhe disa emra të panjohur për opinionin kosovar.
Por ajo që me ka rënë në sy nga gjithë ata 19 emra të paraqitur, ishin vetëm katër nga ata të cilët janë të njohur për opinionin tonë Kosovar si: Prof. Asoc. Dr. Mazllom Baraliu i cili ishte kandidat i Lëvizjës Vetvendosje në zgjedhjet e fundit dhe tani veq i pensionuar,Suzan Novoberdali, deri para disa muajsh ishte anëtare e AKR-së Adriana Hodzic Udhëheqëse e zyrës Administrative e Mitrovicës veriore dhe i katërti Prof. Ass. Dr. Veton Vula, profesor në Fakultetin juridik, Universiteti publik "Haxhi Zeka" ne Pejë, si dhe paraprakisht që nga themelimi viti 2000 deri në vitin 2010 për 10 vite, kishte qenë Drejtor i Departamentit të hetimeve në Institucionin e Avokatit të Popullit të Kosovës.
Veton Vula | KRIMINALITETI KOMPJUTERIK SI FORMË E KRIMIT TË ORGANIZUAR NË BOTËN BASHKËKOHORE | Dr.sc. Ragip Halili | 2005 |
Të dhëna për aplikantët për Avokat të Popullit
DEKLARIMI I PASURISË
Nga CV e Prof. Ass. Dr. Veton Vula, e dorezuar ne Kuvendin e Kosoves shifet se ...... Veton Vula është i lindur me 14.10.1960, në Gjakovë.Rrjedh prej një familje me taban kombëtar.
http://www.akkks.org/2010/Institucionet_e_Pavarura/Institucioni_i_Avokatit_te_Popullit/2010_Veton%20Vula%20-%20Drejtor%20i%20Departamentit%20te%20Hetimeve.pdf
Veton Vula është : Prof. Ass. Dr.
Prej: 26. 06.1985, Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës
Prej: 19. 04. 1990, Provimin profesional
Prej: 11.11. 1998, Magjistër i Shkencave Juridike-Penale (Mr. sci. jur.)
01.06. 2005, Doktor i Shkencave Juridike-Penale ( Dr. sci. jur.)
Përvoja e punës
Nga 01.10. 2014 dhe aktualisht profesor i rregullt në Universitetin Publik “Haxhi Zeka” në Pejë.
Nga 09 tetori 2013 deri me 01 tetor 2014, profesor i angazhuar në Universitetin Publik “Haxhi Zeka” në Pejë.
Nga 1 dhjetori 2011 deri në tetor 2014, Dekan dhe profesor i rregullt në Kolegjin Evropian “JURIDICA” në Prishtinë,
Nga 1 tetori 2011 deri më 30 qershor 2013, profesor në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) Max Van Der Stoel në Tetovë, në studimet e Bachelor dhe të magjistraturës.
Nga periudha 2007-2011, profesor në ish Kolegjin Universitar “VIZIONI EVROPIAN” tani Kolegji Evropian “Dukagjini” në Pejë,
Nga marsi 2003 deri më 22 dhjetor 2010 (dorëheqje), pozita: Drejtor i Departamentit të Hetimeve në Institutionin e Ombudspersonit të Kosovës, (Avokatit të Popullit në Kosovë), Prishtinë.
Nga nëntori 2002 deri në mars 2003, pozita: Zëvendës Drejtor i Departamentit të Hetimeve në Institutionin e Ombudspersonit të Kosovës(Avokatit të Popullit në Kosovë),, Prishtinë.
Nga nëntori 2000 deri në nëntor 2002, pozita: Avokat/Hetues në Institucionin e Ombudspersonit të Kosovës, (Avokatit të Popullit në Kosovë), Prishtinë
Nga qershori 1999 deri në nëntor 2000, pozita: Anëtarë i Bordit Mbikqyrës në Ndërmarrjen Publike Hidro-ekonomike “IBER-LEPENC” në Prishtinë, i emëruar nga UNMIK-u- Departamenti i Shërbimeve Publike.
Nga shtatori 1999 deri në maj 2000 (punë sekondare) pozita: Këshilltar ligjor i Organizatës Ndërkombëtare jo Qeveritare “Cooperative Housing Foundation” (CHF) Washington DC, Për programin e strehimit dhe rindërtimit në Mitrovicë dhe Prishtinë.
Nga maji 1993 deri në qershor 1999, pozita: Drejtor i Ndërmarrjës Private Shëndetsore “VIODENT ” në Prishtinë.
Nga qershori 1986 deri në maj 1993, pozita: Përfaqësues Juridik i Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “IBER-LEPENC” në Prishtinë. Në maj 1993, i dëbuar me dhunë me rastin e hyrjes së masave të dhunshme të Qeverisë së Serbisë në NPH“ Ibër-Lepenc”, Prishtinë.
Trajnimet dhe konferencat
Pejë, 25 qershor 2013, Konferenca Shkencore Ndërkombëtare ““Problemet e Parandalimit dhe të Luftimit të Krimit të Organizuar në Vendet e Evropës Juglindore”, pjesëmarrës me punimin shkencor ”Joshja e viktimave të trafikimit përmes Internetit”.
Tiranë, 26-27 mars 2013, Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Gjykata Ndërkombëtare Penale”, pjesëmarrës me punimin shkencorë ”Ndihma juridike dhe bashkëpunimi me Gjykatën Penale Ndërkombëtare”, Certifikatë.
Romë (Itali) 22-25 nëntor 2012, Konferenca Ndërkombëtare “Albania 100 anni” e organizuar nga Universiteti i Sapienzës, Romë.
Prishtinë, 06.04.2012, Konferenca Kombëtare: “Gjendja dhe problemet e familjes bashkëkohore”, organizuar nga Lidhja e Juristëve të Kosovës dhe Fondacioni “Atmosfera” pjesëmarrës me punimin: “Dhuna në familjet bashkëkohore dhe format saj”.
Prishtinë, 20.10.2011, Konferenca rajonale lidhur me temën: “Siguria në Kosovë dhe refleksionet rajonale”, organizuar nga Instituti Evropian për Studime Juridike dhe Administrim Publik “Juridica”, Prishtinë
Stokholm (Suedi) 8-12 qershor 2009, pjesëmarrës në Konferencën e IX-të Botërore të Institutit të Ombudsmanëve Ndërkombëtarë (IOI).
Strasburg (Francë) 17-18 mars 2009, Academy of Europian Law, trajnim “Drejtësia e Gjykatës Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut, në rastet e migrimit”, sponzoruar nga Këshilli i Evropës, Strasburg. Certifikatë.
Tiranë, 9-10 mars 2009, Konferenca “Qasja në informata-rroli i Ombudspersonit”, e organizuar nga Ombudsmani Grek dhe Avokati i Popullit të Republikës së Shqipërisë.
Sankt Petersburg (Federata Ruse) 19-20 maj 2008, pjesmarrje në trajnimin tema: “Ankesat kundër policisë” i organizuar nga Zyra e Komisionerit Evropian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Strasburg.
Paris (Francë), 17-19 janar 2008, Konferenca e Ombudsmanëve të Evropës. “Privimi nga Liria dhe të Drejtat e Njeriut” -Konventa kundër torturës-.
Hagë (Holandë), 24-26 janar 2008, seminar lidhur me format e bashkëpunimit mes Institucionit të Ombudsmanit dhe institucioneve të shtetit, organizuar nga Qendra Ndërkombëtare për Tranzicion Demokratik ICDT me seli në Budapest.
Strasburg (Francë), 22-25 tetor 2007, Seminari (organizuar nga ICDT), Bashkëpunimi mes komunitetit ndërkombëtarë dhe udhëheqësve të zyrave të Ombudsmanit
Berlin (Gjermani), 14-15 tetor 2007, Seminari (organizuar nga ICDT), Prezantimi i modelit Gjerman mbi veprimtarinë e Ombudsmanit për çështje ushtarake (Bundeswerit Gjerman).
Prishtinë, Maj 2007, Trajnim mbi Planifikimin dhe Buxhetimin, Metodat e përgatitjes së buxhetit, Strukturimi i planifikimit buxhetor dhe monitorimi i buxhetit, i organizuar nga Menagement & Development Associates, (Certifikatë).
Budapest (Hungari), 3-8 Dhjetor 2006, Trajnim i stafit udhëheqës të Ombspersonit të Kosovës dhe Avokatit të Popullit të Malit të Zi, mbi mënyrat e komunikimit me media.
Paris (Francë), 14-15 nëntor 2006. Konferencë ndërkombëtare “Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore në Evropën Jug-Lindore”, e organizuar nga “Evropa Nostra” Paris.
Prishtinë, nëntor 2006, Trajnim mbi “Afarizmin Zyrtar dhe Arkivor”, mbajtur nga Arhivi i Kosovës, përkrahur nga “Sida” Suedeze dhe Këshilli Evropës (Certifikatë).
Prishtinë, Mars 2006, trajnim mbi teknikat e hetimit, neni 8 i Konventës Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut “E drejta për respektim të jetës private dhe familjes” i organizuar nga Këshilli i Evropës, Strasburg (Certifikatë);
Ohër/Maqedoni, Maj 2004, Trajnim i avancuar mbi ndërmjetësimin në të cilin janë mbuluar gjitha fazat e procesit të ndërmjetësimit (certifikatë);
Strasburg (Francë) Shtator 2004: Trajnim profesional faza II, i mbajtur në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg;
Strasburg (Francë) Shtator 2003 : Trajnim profesional faza I, i mbajtur në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg;
Prishtinë, korrik 2003, trajnim mbi njohuritë e të drejtave të grave i organizuar nga UNICEF;
Prishtinë, janar 2002, Trajnim mbi Kornizën Kushtetuese të Kosovës, i organizuar nga Instituti për Integrime Euro-Atlantike në bashkëpunim me ABA-CEELI dhe USAID
Prishtinë, Mars 2002-mars 2003 Trajnim mbi bazat e ndërmjetësimit dhe aftësitë e komunikimit, faza I;
Prizren, 30 nëntor - 01 dhjetor 2000 Trajnim mbi Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut;
Tiranë, Dhjetor, 2004, Konferenca Kombëtare: “Të Drejtat e Punonjësve”; Organizuar nga Avokati i popullit të Shqipërisë.
Tiranë, 2002, Konferenca Kombëtare: “ E drejta në informim si e drejtë themelore”; Organizuar nga Avokati i Popullit të Shqipërisë.
Tiranë, 2001, Konferenca Kombëtare: “Shteti dhe Shoqëria Civile në mbrojtje të së drejtës për jetë”. Organizuar nga Avokati i Popullit të Shqipërisë.
BOTIME - PUNIME SHKENCORE E PROFESIONALE DHE KUMTESA
Punimin shkencor: “Violence again women and its forms” EURAS Academic Journal (E.A.J.)Volume 2 no.1 , 2014, ISSN 2147-2149,
Punimin shkencor: “Joshja e viktimave të trafikimit përmes Internetit Revista shkencore “Vizione” nr. 20, Shkup,. ISSN 1409-8962 fq.409-417
Punimin shkencor: “Trafikimi i qenieve njerëzore si formë e krimit të organizuar trans-nacional dhe të Drejtat e Njeriut, Revista shkencore “Juridica”, nr.1, fq. 23, K.D.U. 364.4-056;343.54-055.2, Prishtinë 2011.
Punimin shkencor: “Kriminaliteti kompjuterik si formë e re e fenomenologjisë kriminale” Revista Shkencore Ndërkombëtare “ILIRIA”, Universiteti Mbretëror “ILIRIA”, Prishtinë, fq. 201, prill 2006.
Autor i Librit: “Kriminaliteti i organizuar”, Prishtinë, 2013, ISBN 978-9951-623-03-2
Autor i Librit: “Kriminaliteti Kompjuterik”, Prishtinë, 2010. ISBN 978-9951-466-71-1
Autor i Librit: “Kontrabanda me narkotikë në shoqërinë bashkëkohore” Prishtinë, 2001.
Punimin: “Lufta Informatike” Buletini i Policisë së Kosovës “Mbrojtësi”, Volumi VII- nr.2, fq. 16, Prishtinë, 2011.
Punimin: “Masat për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit kompjuterik” Buletini i Policisë së Kosovës “Mbrojtësi”, Volumi VII- nr.1, fq. 16, Prishtinë, 2011.
Punimin: “Parandalimi dhe luftimi i kriminaliteti kompjuterik” Buletini i Policisë së Kosovës “Mbrojtësi”,Volumi VI- nr.3, fq. 16, Prishtinë, 2010.
Punimin: “Krimi i organizuar dhe kriminaliteti kompjuterik” Buletini i Policisë së Kosovës “Mbrojtësi”,Volumi VI- nr.2, fq. 7, Prishtinë, 2010
Punimin: “Kriminaliteti kompjuterik” Buletini i Policisë së Kosovës “Mbrojtësi”,Volumi VI- nr.1, fq. 14, Prishtinë, 2010.
Vështrim i librit: “Ekzekutimi i Dënimeve me Burg në Shqipëri” i autorit: Prof. Dr. Rexhep Gashi, botuar në Revistën “E Drejta” 1-2, Prishtinë, 2002, fq. 175,
Kumtesë: “Qasja në Informata njëra nga të Drejtat themelore të Njeriut”, organizuar nga Ombudsmani grek dhe Avokati i Popullit të Shqipërisë, Tiranë 9-10 mars 2009.
Kumtesë:“Papunësia dhe stagnimi ekonomik si faktorë të mundshëm për rrezikimin e sigurisë në Kosovë”, e prezantuar në Institutin për Siguri “Katana” Prishtinë, maj 2007.
Kumtesë : “Zhvillimi i të Drejtave të Njeriut në Kosovë” Debat i organizuar nga Qendra për të Drejtat e Njeriut të Universitetit të Prishtinës dhe Friedrich-Ebert-Stiftung, Prishtinë, 27 qershor 2008.
Kumtesë:“Promovimi i të Drejtave të Grupeve të cenueshme dhe bashkëpunimi ndërmjet Ombudsmanëve dhe shoqërisë Civile”, Konferenca ndërkombëtare e Ombudsmanëve të rajonit, Prishtinë, qershor 2007.
Kumtesë: “Disa fakte dhe rrethana procedurale në shikimin e vendit të ngjarjes”, Simpoziumi shkencor, Tiranë, qershor 2006,
Kumtesë “Veprimtaria e Ombudspersonit të Kosovës në mbrojtje të të drejtave të punonjësve”, Revista: “Të drejtat e punonjësve” fq. 19, Tiranë, 17 dhjetor 2004.
Kumtesë: “Problemet e kontrabandës me narkotikë”, tryezë e organizuar nga OJQ “Iniciativa për Veprim Pragmatik” Pejë, 30.11.2001
Kumtesë: Disa karakteristika kriminologjike dhe kriminalistike dhe masat per luftimin e dukurisë së vrasjeve për hakmarrje dhe gjakmarrje” Simpoziumi, Tiranë 11-12 dhjetor 2001
Nga viti 2010, anëtar i AIDP (Association International de Droit Pénal) me seli në Paris / /Francë, Albanian People Group
Gjatë vitit akademik 2012, Anëtarë i Këshillit redaktues të Revistës Akademike Euro-aziatike (Euroasian Academic Journal) botues EURAS (Unioni i Universiteteve Euro-aziatike) me seli në Stamboll / Turqi
Pra është i vetmi kandidat që i plotëson të gjitha kushtet dhe çka është më rëndësi është shkencëtar dhe i rinjë për nga mosha...si dhe ka:
Aftësi të mira komunikimi në shprehje të ideve dhe raportimit.
Eksperiencë pune në ambientin multietnik dhe multikultural.
Aftësi të mira për organizim në ambiente të punës me më shumë punëtorë.
Sjellje dhe qëndrim profesional, për të kryer detyra në mënyrë sa më të përshtatshme dhe me një fleksibilitet, për të mësuar dhe për të ju përshtatur situatave dhe rrethanave të ndryshme.
Flori Bruqi