Nga Gëzim TUSHI
Duke parë raportet e reja dhe mënyrën e ndryshuar të komportimit të njerëzve në shoqërinë e sotme shqiptare me kulturën dhe artin, është normale të pranohet se ato janë nën influencën dhe ndikimin e postmodernitetit mbi “njeriun demokratik”. Por duke e analizuar problemin më gjerë në dimension global, nuk besoj se ky fenomen kulturor artistik e social është shqetësim vetëm për ne.
Që nga vitet ‘60-‘70 të shekullit të kaluar (që sipas meje janë kufijtë kohorë të kalimit në shoqërinë postmoderne) transformimi estetik dhe rënia e rolit social të artit dhe kulturës është bërë dukuri thelbësore dhe me shtrirje të gjerë estetike e sociale, e cila sintetizohet në faktin që kudo në kohën postmoderne ka një zbehje të interesimit të njerëzve për kulturën dhe artin e vërtetë dhe për pasojë ndihet një tendencë margjinalizimi (e kulturës dhe artit të vërtetë dhe jo atij konsumistik e bulevardesk) e shoqëruar me zbehjen e rolit social të tyre.
Në këto kushte edhe shoqëria jonë dhe raportet e saj me artin dhe kulturën e vërtetë duket se janë në situatë paradoksale. Madje deri në nivelin ekzistencial kur nuk është më e lehtë të pranosh në sot dhe në të ardhmen do të ketë peshë ideja e dikurshme, se arti dhe kultura janë “gur themeltar” të zhvillimit të shoqërisë. Pa asnjë mëdyshje realitetet e zhvillimit tregojnë qartë në kohën postmoderne ky besim iluminist dhe sociolgjizant për shkaqe të shumta të lidhura me natyrën e progresit social, teknologjik edhe tek ne ka filluar të tronditet thellë. Duke parë këtë realitet të ndryshuar të lidhjeve të njeriut demokratik më kulturën dhe artin në vendin tonë, mund të themi se ka kaluar koha e pozicionit klasik të vlerësimit të pastër estetik dhe vlerësimit të rolit social të kulturës dhe artit.
Nuk e di për të ardhmen por në se gjërat i shikojmë në realitetin e tyre të sotëm dhe tendencën kokëfortë të ecjes, atëherë është fare evident procesi i dobësimit të ndikimit të tyre në shoqëri. Kjo është arsyeja që disa sociologë postmodernë janë të mendimit se koha i ka “zbritur nga piedestali i dikurshëm i rolit të tyre të veçantë”. Sipas tyre gjërat do vazhdojnë të ndryshojnë dhe me siguri që duhet të pranojmë se arti dhe kultura në shoqërinë postmoderne mund të bëhen si gjithë gjërat e tjera, duke mos qenë më produkte elitare por thjesht “shtojcë dekorative e punërave të jetës”.
Ky realitet është evident në zhvillimet kulturore e artistike në vendin tonë. Edhe këtu ndihet e fortë tendenca e reflektimeve sociale e estetike që vijnë nga erërat e forta të postmodernitetit, të cilat nxitin tendencën e “pasqyrimit të sipërfaqshëm” të problemeve të kohës, ceneve të jetës së përditshme të njeriut superpragmatist e ultraindividualist të kohës sonë. Në fakt nuk mund të mos ndikonte në realitetet e krijimit artistik e kulturor, metamorfoza e zhvillimeve të sotme postmoderne në shoqërinë tone. Të cilat me sa duket janë faktori bazë që ka determinuar tendencën e zhvillimit të tyre në këtë “rrugë të re”, në të cilën të krijohet ideja se kemi një art dhe kulturë që nuk është më aq elitar, estetik e cilësor por që shfaq aftësi e fleksibilitet duke reflektuar në mënyrë vitale me kohën postmoderne dhe problemet sociale të shoqërisë.
Me sa duket ka ardhur koha të mësohemi me raporte të reja të “njeriut të demokracisë” shqiptare me artin dhe kulturën e epokës së postmodernitetit, i cili ka sjell një kombinim të ri të parimit social me atë estetik në zhvillimin e kulturës dhe artit, duke gjetur një rrugë tjetër kombinimi midis “normave estetike” të zhvillimit të artit dhe kulturës dhe zgjerimit të demokracisë së masave. Të cilat nga ana e tyre për shkak të dinamikës së ndikimeve superpragmatiste të postmodernitetit, “nuk janë më aq shumë të ndjeshme ndaj cilësisë së zhvillimit të kulturës dhe artit”.
Duke vlerësuar me përgjegjësi estetike dhe angazhim social tendencat e zhvillimit të artit dhe kulturës në shoqërinë tonë, duhet pranuar se pa mohuar disa suksese e arritje të tyre, në mënyrë të dukshme po shfaqet tendenca, që krahas “dëmit estetik” që vjen nga tendenca e artit konsumistik dhe kulturës masive, shumë e thellë është edhe tendenca tjetër e largimit të tyre nga problemet e vërteta të jetës sociale. Në të vërtetë kjo që po ndodh me zhvillimin dhe artit në Shqipëri nuk është gjë e papritur. Në fakt ka qenë e parashikuar nga sociologët e artit e kulturës, estetët dhe kritikët se sa më modern të bëhet shoqëria, aq më shumë arti dhe kultura do të largohen nga terrenet e problemeve metafizike.
Po pse atëhere duhet të jemi të shqetësuar si shoqëri që tani po përballemi me fenomenin e zbehjes së rolit social të kulturës? Çfarë po ndodh me misionin e njohur të vjetër dhe tradicional të kulturës dhe artit? Në të vërtetë në të gjithë historinë e zhvillimit të kulturës dhe artit, asnjëherë nuk është thënë (përveç partizanëve të artit formalist) se kultura dhe arti kanë vetëm funksione të pastra formaliste estetike.
Gjithnjë është folur, madje është këmbëngulur për të evidentuar rolin dhe ndikimin e tyre social. Në këtë kontekst duke gjykuar realitetin e prodhimit kulturor e artistik në shoqërinë tonë, nuk është e vështirë që të dallosh se krahas veprave cilësore artistike, veprimtarive kulturore me substancë sociale ka marrë revan një tendencë në zgjerim në këto sfera që shoqërohet me lulëzimin e një lloj produkti kulturoro-artistik që vërteton tezën e njohur, se koha postmoderne është kohë e përshtatshme për përhapjen e një lloj kulture dhe arti të frymëzuar nga “aventurizmi estetik” dhe njëherësh nga largimi i tyre evident nga problemet e jetës sociale. Këtë tendencë që sot është bërë e dukshme, filozofja Ana Arendt e quante “egoizëm të pashpirt”.
Është e vërtetë, ndihet që kultura dhe arti në shoqërinë e sotme shqiptare nuk ka më atë potencë që ka patur në kohën e shkuar, as forcën e duhur që me mjetet e veta specifike dhe estetike të ndikojë në përmirësimin e treguesve të mënyrës qytetare dhe parametrave të jetës sociale. Sociologët dhe estetët e kohës postmoderne për arsye kanë ngritur problemin e devijimit të “misionit social” të kulturës dhe artit. Të cilat në të gjithë kohët e tjera parademokratike kanë qenë me ndikim intensiv jo vetëm në aspektin estetik dhe shpirtëror por dhe social.
Arti dhe kultura në çdo kohë kanë qenë mjete të rëndësishme të “kontestimit social” të realitetit. Mendimtarë të shquar si Herbert Markyze, janë të mendimit se arti dhe kultura në çdo shoqëri duhet të jenë mjete potente të “Refuzimit të Madh” të realitetit ekzistues. Kjo situatë madje po imponon të bëhen përpjekje për të bërë “ripërkufizime të termave”, duke i përshtatur ato me zhvillimet e shoqërisë dhe kohës.
Në këtë kontekst flitet për “kulturën e lartë”, me vlera estetike të mirëfillta dhe që pranonte të konsumohej për qëllime të lartësimit shpirtëror dhe kulturor, jo vetëm dhe thjeshtë për të realizuar funksionin e argëtimit masiv, si kulturë dominante e periudhës parateknologjike. Natyrisht, kultura është pjesë e kohës. Do të ishte “donkishotizëm estetik” dhe veprim asocial, në se do të kërkojmë nga arti e kultura që po lulëzon në Shqipëri, që të jetë jashtë determinimit të kohës, e cila ka fuqi imponuese për formën, përmbajtjen, mënyrën e krijimit dhe ekzekutimit të vlerave dhe veprave të kulturës apo të artit.
Bota postmoderne po e shfuqizon tipologjinë e vjetër të artit dhe kulturës duke e detyruar atë të ndryshojë, të pasurohet në ide, subjekte dhe mjetet e shprehjes kulturore dhe artistike, për t’u përshtatur me kërkesat e periudhës “posteknologjike”, të shoqërisë. E cila nga që në kohën e sotme nga pikëpamja e shijeve ka një prirje për “kënaqësi të njëjta”, e detyrojnë kulturën dhe artin të bëhen gjithnjë më shumë masive, më pak elitariste, e lidhur pazgjidhshmërisht me tregun. Zhak Atali ka parashikuar se postmoderniteti në art do të sjellë ndryshime të mëdha. Sipas tij “kompanitë e argëtimit, sigurimeve etj, do bëhen forca me potencial artistik të cilat gjithnjë e më shumë do të ofrojnë mjete kulturore dhe do ofrojnë spektakle” që mundësojnë prishjen e mendjes dhe largimin nga problemet”. J Attali, “Një histori e shkurtër e së ardhmes”, f 209).
Sepse sot si kurrë më parë koha ka diktuar që ato të “përftohen dhe ngjizen” mbi bazën e “lëndës së shoqërisë” postmoderne. Tani është pranuar si aksiomë se, shoqëria po ndryshon kulturalisht, dhe “realiteti po e kapërcen kulturën e tij”. Në këto kushte njerëzit tanë dhe shoqëria jonë e re, ka nevoja të reja për kulturë dhe “ushqim shpirtëror”. Por pavarësisht nga dinamika eruptive e ekonomisë së tregut dhe dominimit të shoqërisë nga “njeriu demokratik” në thelb pragmatist, të cilat sipas sociologëve “kuantifikojnë realitetin social në shkallë të gjerë dhe dëmton cilësinë”, kultura dhe arti do mbeten në një shkallë të ridimensionuar bartës të “edukimit të dytë” të njeriut, atij kulturor e artistik.