Në Prishtinë,sot vritet agjenti i krimeve ekonomike dhe korrupcionit Shemsi Gashi

Image result for Në Prishtinë vritet agjenti i krimeve ekonomike Shemsi Gashi



Ministri i Punëve të Brendshme ka folur rreth rastit të vrasjes së hetuesit policor të Departamentit të Krimeve Ekonomike sot në Prishtinë.

Në një deklaratë për kallxo.com, Hyseni tha se bëhet fjalë për një mosmarrëveshje.

Ministri Hyseni tha se policia ka arritur të arrestojë tre persona lidhur me këtë rast.

Image result for Në Prishtinë vritet agjenti i krimeve ekonomike Shemsi Gashi


“Vlerësimet e para që mora nga policia janë se ka një mosmarrëveshje dhe hetimet janë duke vazhduar. Janë tri arrestime që kanë ndodhur, janë edhe disa pista tjera që janë duke u hetuar”, ka thënë Hyseni.

Ministri i Punëve të Brendshme tha se nuk do të donte të jepte më shumë detaje lidhur me rastin, ngaqë kjo gjë mund ta lëndonte procesin e hetimit.

Një pjesëtar i njësitit të hetimeve i Policisë së Kosovës ka mbetur i vrarë në rrethana ende të paqarta sot rreth orës 7.05 në Prishtinë, në Lagjen Mati.


*****

Image result for Në Prishtinë vritet agjenti i krimeve ekonomike Shemsi Gashi


Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka thënë se janë bastisur disa vendbanime dhe janë shoqëruar në polici disa persona.




“Pasi që policia ka marrë informacionin për vrasjen e policit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në kuadër të veprimeve operative është bastisur një shtëpi në lagjen e spitalit. Bastisja ka përfunduar ndërsa këto momente janë duke u intervistuar disa persona në cilësinë e dëshmitarëve dhe disa të tjerëve”, ka thënë Borovci.


Ai ka shtuar se është herët të flitet për motivet e vrasjes.

“Më herët në polici janë shoqëruar tre persona ndërsa motivi i vrasjes është herët të flitet. Policia duke u mbështetur në provat që ka mbledhur do të bëjë sqarimin e rastit”, ka thënë Borovci.

Polici i vrarë ditën e sotme është Shemsi Gashi 61 vjeçar./

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)