Kryetari i Akademisë Shqiptare – Amerikane të Shkencave, prof.dr. Skender Kodra :Bashkimi kombëtar bënë fuqinë !



Kryetari i Akademisë Shqiptare – Amerikane të Shkencave, prof.dr. Skender Kodra ka kërkuar që partitë kombëtare shqiptare dhe spektri i gjerë i intelektualëve dhe personaliteteve të pastra publike në Maqedoni të bashkohen dhe të ulen në një tryezë debati për të diskutuar dhe për të shtruar një agjendë shqiptare me kërkesa që të jenë më pas pjesë e zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni.


Ai këtë e ka theksuar në një prononcim për agjencinë e lajmeve INA, duke komentuar zhvillimet e fundit politike në Maqedoni.

Sipas tij, duhet mbështetur një platformë e pastër kombëtare me kërkesat që kërkojnë zgjidhje dekada të tëra, edhe pas luftës së vitit 2001, e cila kishte si produkt një marrëveshje siç është ajo e Ohrit, e cila nuk është implementuar akoma.

“Në rast se nuk ndodhë një unifikim apo bashkërendim serioz i kërkesave shqiptare, atëherë do të ndodhë një kaos dhe krizë e thellë politike në spektrin politik shqiptar, e cila do të jetë me pasoja të paparashikueshme”, theksoi prof.dr. Skender Kodra, kryetar i Ii Akademisë Shqiptare – Amerikane të Shkencave (The Albanian American Academy of Science – AAAS).


AAAS ka reaguar muajin e fundit ka reaguar lidhur me tensionimet e situatës në Maqedoni dhe gjendjen e shqiptarëve. Kjo Akademi ishte edhe pjesë e protestave të fundit në Nju Jork dhe Çikago, për alarmimin e pozitës së rënduar të shqiptarëve në Maqedoni.

Naser Pajaziti

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)