Shkarazi .... TV Klan më njëfarë Aldon,prapë më shkijë!!!


Mos është TV Klan ,televizion që finansohet nga serbet e Beogradit?
Televizioni " kombëtar" shqiptar Klan TV, më njëfarë moderatori kontravers me emrin Aldo,sot me datën 27.3.2015 emiton këngë të çetnikut serb Zdravko Çoliq "Pusti ,pusti modu".

Në vitin 2014 ,Zdravko Čolić për herë të parë në teatrin e Klan
, Zdravko Čolić vjen për herë të parë në Shqipëri në skenën e spektaklit “Kënga Ime”, në teatrin e Tv Klan. Këngëtari apelon për bashkim përmes artit dhe muzikës.
Ja intervista e plotë e patriotave shqiptarë...
Pandi Laço : Jeni ende në orët e para të një kontakti me një vend të panjohur, gjithsesi një ide të përgjithshme besoj e keni krijuar…
Zdravko Čolić: Unë jam shumë i lumtur që jam këtu edhe gjatë socializmit gjithmonë kam dashur të vij në Shqipëri, veçanërisht në Tiranë si kryeqytet, mirëpo nuk kanë qenë mundësitë. Ishte ftesa për të marrë pjesë në programin tuaj mundësia e parë për të ardhur këtu dhe unë nuk mund ta refuzoja.
Pandi Laço: Cilët janë shqiptarët për Zdravko Čolić?
Zdravko Čolić: Shqiptarët janë shumë njerëz të mirë, të dashur, shokë të mirë, kam kujtime të mira prej tyre si njerëz të shkëlqyer. Ajo që është më e rëndësishme është se unë kudo udhëtoj nëpër botë kam plot miq shqiptarë, si artistë, sportistë etj dhe në çdo takim kam kenaqësi që rri me ta dhe që i njoh prej shumë vjetësh.
Pandi Laço: Dhe cili është Zdravko Čolić për shqiptarët?
Zdravko Čolić : Nuk e di, nuk kam pasur asnjë ide nëse në Shqipëri më njohin ose jo, muzikën dhe punën time gjithashtu, në këto 40 vjet. Mirëpo jam totalisht i befasuar nga interesimi i përgjithshëm në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni. Kam paramenduar se Shqiptarët e dëgjojnë muzikën time dhe tani jam shumë i lumtur që pas kaq shumë vitesh po shoh që kënga ime është aq shumë e njohur këtu.
Pandi Laço: E njihni ndopak muzikën shqiptare, si ritme si mode?
Zdravko Čolić: Kam parë disa koncerte e festivale të vendit tuaj dhe më vjen se ritmika e melosi janë pothuajse të ngjashme në gjithë ballkanin dhe shumë prej tyre janë përdorur si ornament në shumë këngë të mijat më të herëshme. Prej njerëzve që kam njohur kujtoj Gazmend Pallaskën, me të cilin kemi qenë në disa festivale bashkë. Ndërsa prej më të rinjve yllin botëror Rita Ora.
Muzika juaj etnike si linjë dhe si sound më vjen shpesh parasysh si një vlerë e padiskutueshme dhe e bukur që mund të përdoret shumë bukur.
Ne jemi të gjithë të njëjtë edhe me zakonet, kuzhinën, mikpritjen. Unë çdo gjë e dua, përjashto nacionalizmin, sepse i takoj një botë tjetër, asaj të artit dhe dëshiroj që mes nesh të ekzistojnë vetëm gëzimi, mirëkuptimi dhe takimet e ndërsjella, që duhet të jetë e ardhmja e gjithë rajonit tonë.
Lidhur më këtë Agjencioni Floripress,solli shkrimin :

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)