ZȄRI I TIJ (Ismet Qorrajt)






Isuf GRAJÇEVCI

ZȄRI I TIJ

(Ismet Qorrajt)

Sa herë vjen marsi
Pranvera mbushet pikëllim
Për ty shkëmbgraniti
Ata që t’i prangosen shkronjat
E ta vranë diturinë
Të goditën tinëzisht
Atë ditë pranvere
U tundën bjeshkët
U dremit Bistrica
Kur trupin tënd
E kafshoi dorë e krimit
Tym i zi e mbuloi qiellin
E lulet pikuan gjak
Zë i atdheut jehoi
Vendi është në tym e flakë
Ta mbrojmë atë të gjithë bashkë
S’tu tremb syri o zog petriti
Zëri yt në male buçiti
N’demonstratë të gjithë tok
Robëria s’duron lot
Sot për ty thurim vargje
Krenaria jonë kombëtare



Isuf Grajçevci u lind më 12 korrik të vitit 1948 në fshatin Hade, ku kreu shkollën fillore. Shkollën e mesme dhe shkollimin e mëtejmë e vazhdoi në Prishtinë. Rrjedh nga një familje patriotike. Me shkrime filloi te merret qysh si nxënës i shkollës fillore, kurse punimet e tij herë pas here janë botuar në shtypin e përditshëm dhe periodik. Në ndërkohë bëri ndërprerje për shkaqe te ndryshme. Punoi si korrektor në Gazetën Zyrtare të ish Jugosllavisë, në Redaksinë e gjuhës shqipe dhe në Enciklopedinë e ish Jugosllavisë - në Redaksinë e gjuhës shqipe në Prishtinë. Një kohë punoi në ish Bankën e Lubjanës deri sa u largua me dhunë nga puna dhe, u detyrua të emigrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atje punoi dhe kontribuoi për çështjen kombëtare shqiptare. Me fillimin e luftës në Kosovë, ai me shumë bashkatdhetarë ndihmoi luftën për çlirimin e Kosovës. Një kohë punoi përkthyes i gjuhës angleze në UN. Në vitin 1996 u bë anëtar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave në New York. Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në New York dhe është anëtar nderi i Shoqatës “Atlantiku”, po në New York. Që nga viti i kaluar është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”, në Kastriot.Tani jeton e vepron në Prishtinë dhe SHBA.
Në vitin 2008, botoi përmbledhjen e parë me poezi “Hapat e tu në mote’’ dhe “Gjurmë mergimtari” në vitin 2010.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)