Fran Ukcama
SHQIPONJAT
E MARSIT KU E KANË FOLENË
( Kushtuar
Ismet Qorrajt e trimave të Lirisë )
Kombi
mbi krahnuar ka varë medaljonet,
Shekujsh
janë shkruar me flakë e me gjak,
Sot
po shungullojnë e nuk prajnë heronjtë,
Ata
kanë folenë mbi flamur kombëtar..
Marsi
i egërsuar, erdhi me duhamë,
Lulet
pse nuk dolën, pse prani bilbili,
28
dita, motit 1989,
Kosova
në kambë, për liri shpirti !
Shpirti i lirisë, Kosova vullkan,
N`ball
të armikut, me zjarr e me hekur,
Kala
u banë zëmrat, kushtrim mbi Deçan,
Trimat
shkruan legjënda, trëndafila të qeshur.
Yjet
u ngritën në cikole qiellit,
Heronjtë
qëndruan nuk e njohën frikën,
Me
shqiponja ngjitun n`qerpik të diellit,
Nderin
e Kombit, oh sa lart ngritën..
Ismet
Qorraj i pari, me duhi dragoni,
Trimat
përbetuar si luaj rreth tij,
Agim
Kukleci, Sali Hadërgjonaj,
Mujë
Mehmetaj, qe, kreshniku i ri..
Trimat
e Deçanit simbole atdhetari
Za i
lshuan vatanit, kushtrim për qëndresë,
Afrim
Bytyçi e Muhamet Kabashi,
Arbanës,
të lindur , lidhun besa me besë!
Si
dallgët e Drinit, ardhur mbas furtunës,
U
lshuan armikut dy burra të Zhurit,
Xhylbehar,
Hajri, Xhymshit Badallaj , fisi i pushkës
Nana
i pat lindur, shqiponja maje gurit..
Kthehu
Kosovë udhënajës, në kujtesës historike,
Pa
mblidhi shqiponjat n`fushë, kodër e mal,
Trimat
që vunë shpirtin në Piedestal lavdie,
Qielli
i mban në krye, Kombi n` sy i ka !!
Po e
lypi liria , liria kur ka grahmë,
Kosova
e Shqipëria po t` qesin kushtrim,
Heronjtë
e Marsit prapë ngrihen në kambë,
Vorri
i tyre asht, asht te shpirti ynë !