Mentor Thaqi
RRËFIM KOHE
u ça pasqyrë e fundshekullit
në tetëdhjetë e nëntë thyerje reflektuese,
mozaik gjithëfarësh, imZot ...
në mes sall kuq e zi
e bardha nga larg vinte,
largë ... shihnin largpamësit
kjesh vetë aty ... e pashë
para syshë, copë-copë u thy
djemtë dolen para zjarri,
flakëpërflakë ... me hapës varri
ah, heronjtë e mi,
ju që falnit, ipnit zemër, moral, dashuri ...
Ismeti i nënës, Agimi i vëllaut, Salihu i motres,
Ragipi, Syla, Muja ... Mentori tevona,
Djem të Votrës, që vrisnin zezona
atë ditë ... më tha vëllau Alberti
kur po kafshonte dhëmbë e dhimbje
... lëre plagën time, shëro plagı Kombi, vëlla,
koha e lëmëritjeve iku
fjalët vonojn, ne saora n´Kuvend t´Pajtimit,
Verrat e Llukës hapekrahë ...
për ata njëqind, duhej shpagim,
njëmij t´shpëtohen, dhjetëmij t´ruhen
për ty Shqipni, Dardani ...
po a nuk ishte ky kushtrimi,
a nuk ishte ky kthjellimi ... imZot
...
Mentor Thaqi VS., 04.03.2015
ME FËRFËLLAZËN
(tha Ismeti)
n´Legjendë, me fërfëllazën hyri,
elan, guxim, trimëri ... në shtatëpash gjerësi
Legjenda na mbet ne,
Ai dhe virtytet, me fërfëllazë shkuan n´Përjetësi
tha, Liria është nisur
shtigjeve të ngushta në ardhje,
e kthjelltë, e dielltë, e ngrohtë
paçka se e kuqe nga gjaku,
çmim s´ka kush që mi pret
dy gishta t´simbolikës drejtuar kah Qielli
në vetëdijësim ...
njërin aty për aty në dashuri paqeje,
tjetri në ruajtje t´ndërgjegjes e t´përgjegjes
... do t´jetë gisht çarku ... gjysmë harku
Saga jonë, ecjen muar, t´bëhet këngë
e kënga si gjithnjë kushtrim
Ai, zjarrin në bluarje ndër dhëmbë
n´këndim ... Dëshmori im
kishte vendosur, e vulosur ...
n´vetëflijim ... n´akt sublim
...
Mentor Thaqi VS., 15.03.2015