2015-03-25

Poezia e Visar Zhitit për të birin: Bëhu ç’të duash, por bëj vetëm mirë


Atjon Zhiti humbi jetën në një aksident rrugor

Nuk e kishte menduar që jeta do ti merrte padrejtësisht në moshën më të bukur, gjënë e tij më të shtrenjtë, djalin dhe fëmijën e vetëm.
Poeti dhe shkrimtari disident, Visar Zhiti, në një nga librat e tij të botuar i kishte kushtuar gëzimit të jetës një poezi, ku mes rreshtash përcjell porositë për të birin.
“Bëhu ç’të duash, biri im, por i dashur patjetër siç je, i bukur, i bukur siç je! Ç’të të them, unë do mundohem. Bëjvetëm mirë, bir, kjo është e mundur. Pa shkelur mbi të tjerët dhe mos lër të të shkelin”shkruan Zhiti.

Familjarë, të afërm, miq edhe shokë e kanë përcjellë për në banesën e fundit mes lotëve e dhimbjes 19-vjeçarin Atjon Zhiti, i cili humbi jetën tragjikisht mëngjesin e 20 dhjetorit, teksa motori me të cilin udhëtonte sëbashku me shokun e tij u përplas me trafikndarësen në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të QTU.

Pas homazheve në nderim të të riut, arkivoli me trupin e pajetë të 19-vjeçarit është nxjerrë në krahët e miqve dhe të afërmve të tij.

Të afërm, shokë dhe miq, vendosën kurora me lule dhe u përkulën me nderim përpara trupit të pajetë të të riut, i cili u përcoll mes dhimbjes e lotëve për në banesën e fundit në varrezat e Sharrës në kryeqytet.


Poezia e Visar Zhitit shkruante për të birin
Bir, i vogli im, i bukuri, degë e
gjelbër krahu yt, që më futet në ëndrra, rritu sa më parë dhe qofsh fëmijë
përherë… e di ç’do të bëhem kur të rritem?… bëhu ç’të duash, biri im, por i
dashur patjetër siç je, i bukur, i bukur siç je! Ç’të të them, unë do mundohem
të hap rrugën të gjesh vetveten, pa të të ngacmuar, por dhe ti mos ngacmo kënd.
Apo është e pamundur, duhen ditur të gjitha, por nuk duhen bërë të gjitha. Bëj
vetëm mirë, bir, kjo është e mundur. Pa shkelur mbi të tjerët dhe mos lër të të
shkelin. Edhe përsosmëria jote është e mundur, si gdhëndja, hiq të tepërtat dhe
jeta është e vetmja pasuri, shërben për ëndrrën dhe ëndrra për jetën, ndoshta
janë e njëjta gjë. Po, kur të ecësh, bir, lër gjurmë që t’u ngjajnë atyre
vizatimeve të zemrave që bën ti, ec dhe ec dhe shto zemrat… Dhe vizatoje
ëndrrën tënde.
Bir, rritmë dhe mua, gëzimin tim
sidomos, mendjen dhe shpirtin, se ti je dhe ati im njëkohësisht dhe unë lutem
fshehurazi për ty, pa më parë, në shqipen e vjetër “At’jon…”, ashtu siç ke dhe
emrin.
Deti, bir. Më josh, është siç ka
qenë, që kur u krijua bota, i natyrshëm, po ato dallgë, po ajo mërmërimë e
përjetëshme, seç të thonë, dëgjoje, është një kumt ujrash i pambarim, ashtu
qofsh dhe ti në shpirt, i madh, pafund.
Nja dy peshkatarë zbritën nga varka afër dhe
sollën peshkun e porsazënë. E shisnin. U grumbulluan njerëz. Një peshk lëvrinte
ende mbi rërë, ishte gjallë dhe ti, bir, i kërkove mamit që që të ta blinte.
Shpejt lekët, ma, s’kishe durim, hape çantën. Dhe me ta marrë peshkun e gjallë,
me gojën të çare e të përgjakur nga grepi, vrapove drejt dallgëve dhe e hodhe
në det. E pe tek ikte i lirë, pastaj u ktheve nga ne i qetësuar.
Unë pashë time shoqe në sy. Ajo më puthi
lotët, që nuk i fsheha dot.
Fati i atij peshku… i ngjashëm
me… mbase … e jo vetëm…

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...