2015-03-25

Poezia


Poezia është gjini letrare, ku porosia e poetit zakonisht shprehet me vargje. Poezia ndërthur figura stilistike siç janë rima, metafora , krahasimi , hiperbola , etj. Konsiderohet se poezia është lloji më i vjetër i krijimtarisë letrare. Shembuj të hershëm të krijimtarisë poetike janë "Epi i Gilgameshit (1700 p.e.s.), pjesë të Biblës dhe veprat e Homerit. Poezia është forma tradicionale e artit të shkruar në të cilin gjuha njërëzore përdoret për ato cilësi estetike në të, ose në vend të përmbajtjes së saj. Poezia ndahet në poezi lirike, epike dhe epiko-lirike. Varësisht nga preferencat e poetit poezia në disa raste e përdor rimën, por autorët modern nuk kujdesen shumë për rimën. Me poezi autori shpreh ndjenjat por edhe vështrimin e tij për ndonjë dukuri apo ngjarje me një gjuhë të fuqishme artistike. Në fillimet e letërsisë, në kohërat e lashta, çdo shprehje kosiderohej si poezi. Vetëm më vonë, Aristoteli në veprën et tij Poetika, ndau poezinë në tri gjini: në poezi lirike, poezi dramatike dhe epopeja. Kjo ndarje qëndron akoma dhe sot. Në fillim poezia u paraqit si nevojë ritmike për të memorizuar dhe përcjellur gojarisht tek të tjerët mitet fetare në shum civilizime të lashta duke krijuar kështu epopenë. Poezia shkon gjithëmonë duke u përsosur kështuqë paraqiten forma liturgjike më të shkurta si psalmi dhe himni e më vonë, elegjia dhe tragjedia.

§Lloje
Poezia lirike përfshin përjetimet emocionale dhe ndahet në disa lloje të shprehjes së mbresave dhe të stilit letrar si elegjia, epitafi, poezia erotike, ballada etj.
Poezia epike (greqisht: epos - këngë) dallon rrënjësisht nga ajo lirike dhe përfshin këngët ku mungon subjekti i autorit. Vend kryesor në poezinë epike zënë epopeja, këngët mitologjike etj.


Pra poezia Perbehet nga vargjet.Vargjet perbejne strofat te cilat mund te jene:

Srofe distik ( strofa eshte e perbere nga dy vargje).
strofe tercina(strofa eshte e perbere nga tri vargje).
Strofe katrena(strofa eshte e perbere nga kater vargje)Etj..
-Poashtu poezia mund te kete rime dhe rimat mund te jene :

Vargu i pare me vargun e dyte dhe vargu i trete me vargun e katert.
Vargu i pare me vargun e katert dhe vargu i dyte me vargun e trete.
Vargu i pare me vargun e trete dhe vargu i dyte me vargun e tret.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...