2015-03-28

ISMET AVDI QORRAJ (1968-1989)

Prof.Dr.Begzad Baliu



Në biografinë e një dëshmori zakonisht identifikohet një datë, një vit apo një ngjarje e caktuar me të cilën ai ka fituar përjetësinë. Të tjera momente dhe ngjarje, janë ato që i dallojnë biografitë e tyre dhe me të cilat krijuesit nxiten të shkruajnë biografitë e tyre apo frymëzohen të shkruajnë tekste të gjinive dhe llojeve të ndryshme letrare për ta. Ismet Avdi Qorraj është njëri prej atyre dëshmorëve, në jetën e të cilit nuk është vështirë të identifikosh edhe disa shenja përcaktuese për biografinë e tij prej dëshmori.




https://www.youtube.com/watch?v=1zkdag40mlw&sns=fb


PRANVERE E PERHUMBUR, GENTJAN BANAJ



Ismet Qorraj lindi në fshatin Carrabreg të Ulët të Deçanit, më 21.01.1968, në një familje të varfër, por me traditë atdhetare.


Image result for ismet qorraj


Viti i lindjes së tij (1968), më parë se sa kujtesën për ndryshimet politike që ishin shfaqur në Kosovë, në familjen e tij kujtohej për vrragët që kishte lënë një periudhë e gjatë e sundimit rankoviqist, ndërsa shumë prej tyre i kishte realizuar nën hijen e miteve sakrale dhe politike të lidhura ngushtë me emrin e mitit të Stefan Dushanit, të ringjallur gjatë shekullit XX në emrin e qytetit të tij, Deçanit dhe të institucioneve fetare të ruajtura rreth tij.

Pasi mbaroi shkollën fillore dhe të mesme në Deçan, Ismeti i vazhdoi studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë, në degën Gjuhë dhe letërsi shqipe. Ismeti po rritej në frymën e një rizgjimi kombëtar, në të cilën gjuha shqipe e rilindur pas Konsultës Gjuhësore të Prishtinës (1968) dhe hyrjes së literaturës shqipe nga Tirana shfaqej në plan të parë.

 Veprat e karakterit letrar dhe historik njëkohësisht Ismet Qorrajn e mbanin të lidhur me zhvillimet historike dhe aktuale të popullit të tij. Temat e mëdha të karakterit nacional që sillnin botimet nga Tirana, si ato për Mic Sokolin, Bajram Currin, Isa Boletinin, Rilindjen Kombëtare, të cilat Ismeti i lexonte me dashuri dhe i komentonte mes shokësh, nxiteshin edhe prej kujtimeve familjare, madje të prejardhjes së babait dhe nënës së tij.

Kujtimet ishin nga më tragjiket. Ato të trashëguara nga babai në Deçan dhe ato të treguara nga nëna e lindur në krahinën epike të Rugovës. Në netët e gjata të dimrit dhe në odën e familjes sa e sa herë kishte dëgjuar kallëzimin e babait Avdi Qorrajt, se si mezi i kishte shpëtuar masakrës në Tivar, më 1945 dhe për më tej kishte mësuar nga pleqtë e familjes së gjerë, se si çetnikët e Savë Batarës kishin masakruar më 1912 tërë fshatin Carrabreg, në mesin e të cilëve kujtimet në oda dhe epizmi në këngët historike flisnin gjallërisht për vrasjen e Osë Qorrajt, sepse kishte bërë rezistencë legjendare ‘për të mos e ndërruar kombin dhe fenë’.

Edhe kujtimet e nënës Zade, bijë e familjes së Xhemë Sadrisë nga fshati Malaj i Rugovës, nuk i mungonin më pak. Prej tregimeve të heshtura të saj kishte mësuar se si çetnikët e kishin masakruar fshatin dhe tërë familjen e Xhemë Sadrisë.

 I kishte dëgjuar kujtimet e saj mes legjendash dhe dhimbjesh të pafundme për breza të tërë familjarësh të djegur e të vrarë ndër stinë e mote të trishta. Një shekull i tërë kolonizimesh të fshatrave, përndjekjesh të bashkëfshatarëve dhe jetës nën hijen e xhandarëve.

Të gjitha këto ngjarje tragjike të lidhura me ngulfatjen që kishte pllakosur Kosovën nga viti 1981 e këtej, tanimë e kishin bindur Ismetin se, pa liri nuk ka kuptim as jeta.

 Kishte dhjetë vjet që Kosova ishte kthyer në një gjykatore të madhe dhe në një burg të zi. Për një të ri si Ismeti që kishte më shumë ëndrra se sa vite jete, Kosova ishte një dramë e madhe, jashtë të cilës nuk mund të qëndronte as ai.

Përkundrazi, me vrullin djaloshar që i vlonte në shpirt e në zemër, ai jo vetëm nuk mund të merrte rolin e arrivistit, sikur shprehej bashkëfshatari i tij Jusuf Gërvalla, a të indiferentit, por pretendonte të merrte një rol të fuqishëm për të lëvizur përpara zhvillimet kombëtare, e ky rol para se gjithash projektohej në rolet e identifikuara të bardëve kryengritës të kombit, në rolet e identifikuara nga kallëzimet e babait dhe të nënës.

Në mars të vitit 1989 kishte nisur së shpërthyeri një revoltë popullore, si një vullkan i zjarrtë, i cili e kishte burimin në 700-800-900 metra thellësi të minierës së Trepçës, ku minatorët vetëm një muaj më parë bënë grevën e urisë për tetë ditë me radhë dhe ishin të gatshëm të sakrifikonin edhe jetën, për ta bindur botën se Kosova është e robëruar dhe robërinë s’do ta durojë më.


 Ishte viti i kryqëzimeve dhe i përplasjeve të mëdha, që tejkalonin përmasat e Kosovës, por që më parë se sa në hapësirën jugosllave përpiqeshin të shpërthejnë në duart e shqiptarëve. Ishte viti kur serbët përpiqeshin të rikthejnë një gjendje të tejkaluar në fund të viteve ’60, kur shqiptarët përpiqeshin të sendërtojnë ëndrrat e tyre historike të lara me gjak në vitin 1981, ndërsa mes tyre republikat veriore përpiqeshin të çliroheshin nga etnocentrizimi dhe etnofashizimi serb, duke ia lidhur duart asaj me Kosovën.

Me 28 mars 1989 Serbia po shënonte festueshëm ndonës me tanka dhe me gjak e hekur ditën e aprovimit të kushtetutës ushtarako- policore, me të cilën edhe de jure suprimohej çdo element i Autonomisë së Kosovës, kurse tërë Kosova ishte bërë barrikadë në përleshje fyta-fyt me xhelatët serbo-çetnikë, për t’ju treguar atyre që ëndrrën për Perandorinë e Car Dushanit e kanë të kotë.
Për katër orë rresht populli i gozhdoi radhët e policisë duke u barikaduar në kundërshtim të vendimeve të tilla, të cilat edhe njëherë Kosovën po e kthenin nën hijen e xhandarit serb. Kishin dalë në rrugë të gjithë, të rinj e të moshuar, burra e gra, shkollarë e punëtorë, bujq e intelektualë, pa përjashtim dhe si një.

 Me vendosmëri e brohoritje sikur përpiqeshin të gjithë, por në kundërshtimin e të ndërhyrjeve ushtarako-policore dalloheshin më të rinjtë. Pas disa orësh, forcave policore serbe ju erdhën përforcime të reja, të cilat hapen zjarr mbi popullin e paarmatosur. Mes popullit, por gjithnjë në radhët e para gjendej edhe Ismeti dhe kolegët e tij kryesisht i së njëjtës moshë.

Plumbat e shkrepur nga policia e goditën Ismetin për vdekje, por ai nuk kthehej prapa. Fjalët e tij të fundit drejtuar shokëve ishin:
Përpara shokë, se shqiptari nuk tërhiqet përpara plumbave të armikut!

Ja vdekje - ja liri!

Pikërisht si në veprat letrare e historike, të cilat i kishte lexuar në bankat e Gjimnazit dhe në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Ismeti dhe kolegët e tij u hodhën përpara si në betejë, ndonëse plumbat përshkonin trupin e tyre të njomë.

Ishte ora 15 e 30 minuta. Rrugët e Deçanit u lanë me gjakun e popullit shqiptar të kësaj ane. Qyteti i zgjuar me vrullin e popullit duarthatë, po ngrysej ende pa rënë mirë muzgu i mbrëmjes, më parë se çdo ditë tjetër. Vullneti i një populli të tërë po shtypej me tanke, me plumba e me zjarr. Rrugët e tij, sheshet e tij ishin larë me gjakun e martirëve të lirisë: Agim Kuklecit, Salih Hadërgjonajt, Mujë Mehmetajt dhe Ismet Qorrajt.

Në varrimin e Ismet Qorrajt, në ndarjen e fundit nga martiri i lirisë, populli u betua me Besa-besë si në kohët e lavdishme të Lëvizjes së Madhe të tij, si në kohën e Haxhi Zekës, se gjaku i martirëve do të shpaguhet ditën e çlirimit të Kosovës. Babai Avdiu, nënë Zadja me të nëntë fëmijë (katër djemtë dhe pesë vajzat), bashkë me popullin mbaheshin krenar që Ismetin ia falën Kosovës.

Por, Ismeti nuk ishte vetëm asnjëherë.

Trimi i mirë,- thoshin shkrimtarët që ai i kishte shumë përzemër, - me shokë shumë! I tillë ishte Ismeti.

As vdekjen dhe martirizimin nuk e dëshironte vetëm!

As lavdinë, vetëm për vete!

Prishtinë, mars 1995

Tekst i rishkruar mbi biografinë e librit të Avdi Gjatës, Resul Bedos, Bajram Kurtit, Begzad Baliut, GJAKU I LIRISË (1981-1995) vëllimi I, KMDLNJ, Prishtinë, 1996, f. 65-66.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...