Nga Flori Bruqi
Aktori i njohur shqiptaro-francez
Arben Bajraktaraj nga Isniqi i Deçanit(Kosovë)
Besniku është një bari i vetmuar dhe musulman i devotshëm, i pafat në dashuri. Ai jeton në Alpet e Shqipërisë së Veriut, biri i një nëne katolike, dhe i një babai ish komunist. Atje lart, katolikët dhe musulmanët jetojnë në paqe mes tyre, madje edhe pas zbulmit të Besnikut që xhamia e vjetër e fshatit ka qënë dikur kishë dhe është ndarë mes dy feve në të kaluarën e largët.Vdekja e babait ish komunist sjell ndryshime të mëdha që vënë në rrezik ekuilibrin në familjen me besime të ndryshme fetare të Besnikut, ndaj ai detyrohet të marrë një vendim të rëndësishëm për jetën e tij.
Regjia: Robert Budina
Skenari: Robert Budina
Aktore: Arben Bajraktaraj, Esela Pysqyli, Bruno Shllaku,Irena Cahani, Muzbajdin Qamili, Osman Ahmeti, Suela Bako.
Kohezgjatja: 83 min
Kompania: Era Film
“Streha mes Reve”, filmi i dytë me metrazh të gjatë i skenaristit dhe regjisorit shqiptar Robert Budina, do të ketë premierën e tij botërore në Konkurrimin Zyrtar të Festivalit të Filmit Tallin Black Nights.
Sipas gazetës “Shqip”, ai vjen si njē financim i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë në bashkëprodhim me RTSH. I themeluar në vitin 1997, Tallin Black Nights Film Festival është zgjeruar së shumti duke u kthyer në një prej festivaleve më të mëdhenj të Europës Veriore dhe një ndër platformat më të përqendruara rajonale të industrisë së filmit, duke mirëpritur më shumë se 1000 të ftuar dhe përfaqësues të fushës dhe më shumë se 160 gazetarë nga e gjithë bota.
Përgjatë ditëve të tij shfaqen rreth 250 filma të gjatë dhe më shumë se 300 filma me metrazh të shkurtër dhe të animuar duke shënuar një publik prej më shumë se 80 mijë vetësh çdo vit.
Në filmin “Streha Mes Reve”, interpreton aktori me famë ndërkombëtare, Arben Bajraktaraj (i njohur për: Taken, Harry Potter dhe Deathly Hallows) në rolin kryesor, atë të Besnikut. Filmi tregon historinë e Besnikut, një bari që vuan nga një çrregullim mendor, i cili po kujdeset për të atin, një ish komunist, në një fshat në Shqipërinë malore të Veriut. Atje ku fetë e ndryshme kanë gjetur një mënyrë për të bashkëjetuar paqësisht, Besniku është një musliman i devotshëm, nëna e tij ishte katolike dhe vëllai i tij u kthye në besimin ortodoks në Greqi.
Edhe pas zbulimit se xhamia e vjetër e fshatit ishte një kishë dhe se ndërtesa ishte në të vërtetë e ndarë nga dy fetë në të kaluarën, qetësia e jetës së përditshme mund të ruhet vetem me ndihmën e Besnikut.
Megjithatë, pas vdekjes së babait të tij, ndryshimet drastike kërcënojnë familjen e Besnikut dhe bariu është i detyruar të krijojë rrugën e tij.
Filmi është financuar nga QKK dhe prodhuar nga producentja Sabina Kodra (Era film) në bashkëprodhim me RTSH dhe Cristian Nicolescu, Rumani (Digital Cube).
Streha mes Reve u xhirua nga Drejtori i fotografisë së Radu Jude, Marius Panduru (i cili gjithashtu ka xhiruar filmin “Album”, triumfues në festivalin e filmit të Sarajevës në 2014), montazhier Ştefan Tatu (Wolf) dhe Kompozitor Marius Leftărache. Kasti filmik përbëhet po ashtu nga Esela Pysqyli, Irena Cahani, Bruno Shllaku dhe Osman Ahmeti dhe të drejtat ndërkombëtare trajtohen nga Distribucioni Gjerman i Pluto Film.
Filmi do të ketë premierën në Shqipëri në datën 13 Dhjetor 2018.
*****
Toleranca fetare, qetësia e jetës së përditshme dhe tradita familjare janë element shqiptarë, që “Streha mes reve” përçon.
Tashmë Bajraktaraj vjen si një shqiptar i mirë, megjithëse sipas tij aktori nuk paragjykon asnjë rol: “Për imazhin le të merren politikanët. Sepse ne merremi me punën tonë që kemi punën e kulturës, kemi punën e krijimit”.