2018-12-09

Gadishulli Ilirik

Rezultate imazhesh për eshref ymeri
Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri 

Ilirët shtriheshin nga Peloponezi deri në Danub. Prandaj edhe gadishulli quhej Gadishulli Ilirik. 

Por ilirët nuk qenë kurrë të zot të bashkoheshin dhe të mos i linin tributë sllave të kalonin Danubin dhe t'u merrnin tokat ca nga ca. Principatat ilire hanin kokat e njëra-tjetrës dhe nuk shikonin se ç'po u bënin sllavët e ardhurt nga stepat e Rusisë. 

Prandaj përçarja e sotme ndërshqiptare e ka origjinën te përçarja pellazgoilire.

 Një popull, një komb, brenda të cilit njerëzit janë të përçarë, mallkimi hyjnor e ndjek hap pas hapi dhe ai popull dhe ai komb nuk bën kurrë prokopi. 

Se shqiptarët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të përçarë, prandaj edhe Perëndimi evropian është tallur me ta, i ka përbuzur dhe trojet etnike ua bëri çarçaf, duke i katandisur sa një fushë tenisi për interesat e grekosllavizmit.

 Romakët kishin një territor shumë më të vogël sesa Iliria, por qenë të bashkuar dhe arritën të krijojnë një perandori gjigante, që nga Anglia deri në kufijtë e Indisë.

 Kurse ilirët nuk qenë të aftë të krijojnë perandori. Ne "mburremi" me faktin që 20 perandorë romakë kanë qenë ilirë. 

Lind pyetja: duhet të mburremi me ata perandorë romakë me prejardhje ilire, apo duhet të rrimë kokulur?

Sepse ata perandorë s'e kthyen kurrë kokën prapa dhe të kujtoheshin për Ilirinë, ashtu siç nuk e kthyen kurrë kokën prapa ata 36 kryeministra shqiptarë të perandorisë otomane dhe të kujtoheshin për Shqipërinë.

 Ne, të dashur miqtë e mi Profesor Vedati dhe Aurel, kemi qenë populli më i madh i Gadishullit ilirik dhe shikoni se ku jemi katandisur tani.

 Sot, atdheu amë, Shqipëria Londineze, dhe Kosova, po e vërtetojn me fakte se sa të përçar¥ janë shqiptarët me njëri-tjetrin. Shikoni se si tallet Hashim Thaçi me popullin e Kosovës dhe populli nuk ndihet. 

Shikoni se si po tallet me shqiptarët Edi Rama në mes të Tiranës dhe mbarë populli i kryeqytetit nuk ndihet. Rama kërkon t'i nxjerrë njerëzit nga shtëpitë e tyre në prag të dimrit dhe populli i mbarë kryeqytetit nuk ngrihet peshë dhe ta përzërë nga pushteti.

 Thaçin dhe Ramën s'ka kush t'i ndëshkojë me flakjen nga pushteti se shqiptarët janë të përçarë. 

Prandaj edhe Perëndimi evropian, siç thotë Profesor Lamberti, në shek, XIX ia ndërroi emrin gadishullit tonë, duke e quajtur Gadishull Ballkanik.


Eshref Ymeri ka lindur nё fshatin Mesaplik të Vlorës mё 25 dhjetor 1938. Pasi mbaroi arsimin fillor nё Mesaplik, vazhdoi shtatё vjeçaren nё fshatin Ramicё dhe në vitin 1959 mbaroi Gjimnazin "Ali Demi" tё Vlorёs me rezultatin shkёlqyeshёm. Nga ky rezultat i përpjekjeve të para për t’u pajisur me dije dhe kulturë, iu dha e drejta pёr tё studjuar nё Leningrad të B. S. pёr gjuhёn ruse. Kur u prishёn marёdhёniet me B.S, nё qershor tё vitit 1961 ai u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi Universitetin e Tiranёs pёr gjuhё letёrsi ruse nё fakultetin "Histori Filiologji", të cilin e mbaroi me rezultate të larta nё vitin 1966 dhe u emrua pedagog nё katedrёn e gjuhёs dhe letёrsisё ruse. Mё vonё e caktuan shef të redaksisё sё botimeve nё gjuhё tё huaja deri nё vitin 1990. Gjatё kёsaj periudhe ai drejtoi redaksinё pёr pёrkthime nё gjuhё tё huaja për veprat e Enver Hoxhёs. Mё 1992 filloi sërish punёn si pedagog pёr gjuhёn dhe letёrsinё ruse, deri mё 31 gusht 2003, kur doli nё pesion.

Botime
Fjalor frazeologjik rusisht shqip : 25 160 shprehje frazeologjike - 2015
Përkthimi, një histori pasioni - 2015
Etj.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...