Nga Flori Bruqi
Lufta e Kosovës ishte një luftë e armatosur në Kosovë që filloi në 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, deri në 11 qershor 1999.
Lufta u zhvillua mes forcave të Republikës Federale të Jugosllavisë, (në atë kohë, Konfederata e Serbisë dhe Malit të Zi) dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me ndihmë ajrore nga NATO, (nga 24 marsi 1999), dhe mbështetje tokësore nga Ushtria shqiptare.
Në këtë luftë u dëbuan 1 milion shqiptarë, u vrane 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara deri në ditën e sotme.
Humbjet e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës ishin të vështirë për tu llogaritur. Sipas shumë raporteve rreth 1,000 të vrarë në rradhët e UÇK-së. Vështirësitë rriteshin në llogaritjen e shifrave të sakta. Gjërat komplikoheshin pasi ishte e vështirë të përcaktohej se cili ishte anëtar i UÇK dhe kush jo pasi e gjithë popullsia shqiptare e mbështeste luftën e tyre dhe shumë bashkoheshin edhe pa pasur një uniformë ushtarake të përshtatshme. Për shembull, jugosllavët konsideronin çdo shqiptar të armatosur si anëtar të UÇK, pavarësish se mund të ishte një punonjës i armatosur me leje. Edhe për shkak të diferencës së madhe në armatim dhe numër me jugosllvët, UÇK detyrohej të bënte luftë guerrilase dhe në zona informale dhe shpesh luftëtarë mund të jenë vrarë por nuk janë raportuar pasi nuk kishin mjete identifikimi.
Qeveria e Serbisë ka bërë shumë pak për tu përballur me serbët të akuzuar për krime lufte; bashkëpunimi me GjykatënNdërkombëtare
Kriminale për ish Jugosllavinë ende “quhet si detyrim stresues, çmim i nevojshëm për tu futur në Bashkimin Europian”.
Presidenti Jugosllav Sllobodan Millosheviç, bashkë me Milan Milutinović,Nikola Šainović,Dragoljub Ojdanić dheVlajko Stojiljković u akuzuan nga ICTY për krime kundër njerëzimit dhe duke përfshirë vrasje, zhvendosje me forcë, deportim, dhe “persekutim për shkaqe politike, rraciale dhe fetare”. Në 2001, PresidentiVojsllav Koshtunica“luftoi me dhëmbë e me thonj” kundër përpjekjeve për të vënë Milloshviçin para një gjykate ndërkombëtare por nuk mundi ta parandalonte këtë gjë pas daljes në skenë të provave të tmerrshme të luftës.
Në tetor 2003, u shtuan akuzat për ish-shefin e shtabit të forcave të armatosura Nebojša Pavković, ish-komandantin e truave të ushtrisë
Vladimir Lazarević, ish oficerin e policisë Vlastimir Đorđević, dhe
Sreten Lukić
. Të gjithë u akuzuan për krime kundër njerëzimit dhe thyerje të ligjeve dhe rregullave të luftës. Më vonë,Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë e OKB -së (ICTY) zbuloi ligjërisht se Serbia “përdor(i) dhunën dhe terrorin për të larguar me forcë shqiptarët e Kosovës nga shtëpitë e tyre përtej kufirit, në mënyrë që autoritet të merrnin kontrollin mbi Kosovën … Kjo fushatë u drejtua nga Ushtria dhe forcat policore (MUP) të Ministrisë së Brendshme nën kontrollin e RFJ dhe autoriteteve serbe, të cilat ishin përgjegjëse për dëbimet masive të civilëve shqiptarë nga shtëpitë e tyre, po ashtu edhe incidente vrasjesh, sulme seksuale, dhe shkatërrimit me dëshirë të xhamive.”
Krimet e luftës shqiptare
ICTY po ashtu niveloi akuzat duke akuzuar anëtarët e UÇK-së
Fatmir Limaj,Haradin Bala,Isak Musliu, dheAgim Murtezi
për krime kundër njerëzimit. Ata u arrestuan më 17 dhe 18 shkurt 2003. Akuzat Agim Murtezit u rrëzuan menjëherë për shkaë të një ngatërrese në identitet, ndërkohë që Fatmir Limaj u lirua nga të gjitha akuzat në 30 nëntor 2005 dhe u la i lirë. Akuzat ishin në lidhje me kampin e burgut të drejtuar nga të akuzuarit në Llapushnik nga maji deri në korrik të 1998.
Në 2008,Carla Del Pontepublikoi një libër ku aludonte se, në fund të luftës në 1999, shqiptarët e Kosovës trafikonin organe të serbëve nga një fshat në Shqipëri.
ICTY dhe Gjykata Serbe e Krimeve të Luftës po hetojnë mbi historitë e shkruara në një libër artistik, por ende asnjë provë nuk ka dalë në dritë.
Në mars 2005, një gjykatë e OKB-së akuzoi Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj për krime kundra serbëve. Në 8 mars, ai dha dorëheqjen me dëshirën e tij për tju përgjigjur akuzave në gjykatë. Ramush Haradinaj, një shqiptar nga Gllogjani i Deçanit ishte komandant i mirënjohur i ZOD i cili drejtoi njësitë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dugagjin dhe u zgjodh dy herë Kryeministër i Kosovës. Gjenerali Ramush Haradinaj u lirua nga të gjitha akuzat bashkë me të gjithë bashkëluftëtarët të UÇK Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj.
Për shkak se nuk kanë bërë krime në Rrafshin e Dukagjinit ,këta luftëtar trime i Liroi Zyra e prokurorit të Hagës duke apeluar çështjen por përsëri të tre u liruan nga akuzat e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës.
Kësaj radhe "Floripress" do të apeloi në Gjykatën ndërkombë si dhe ato kombëtare që të fillojë hetimet -gjykimet ndaj kriminelëve serb për të gjitha masakrat që kanë bërë policia,pramilitarët erbo-malazez në Kosovë e posaqërisht kësaj radhe do shkruajm për gjenocidin serbo-malazez në fshatin Beleg të Komunës së Deçanit.
Belegu është vendbanim fushor, i tipit të grumbulluar që shtrihet rreth 2 km në verilindje të qytetzës së Deçanit.
Masakra gjenocidale e soldateskës serbo-malazeze në fshatin Beleg në Komunën e Deçanit
Në marsin e vitit 1999, kohën kur sapo kishte filluar fushata e bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, makineria dhe njësitet paralimitare çetnike serbe kishin intensifikuar dhunën, terrorin dhe po përdornin të gjitha mjetet më çnjerëzore mbi popullatën civile shqiptare duke vrarë e masakruar pa mëshirë njerëz të pafajshëm në të gjitha anët e Kosovës.
Forcat ushtarake serbe me njësitet paramilitare duke mos qenë në gjendje të përballen drejtpërdrejt me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe me forcat ndërkombëtare të Aleancës së NATO-s, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po i vërsuleshin masës së pambrojtur shqiptare, masakrat dhe gjenocidi serb mbi popullatën shqiptare ishin bërë tashmë përditshmëri për forcat e dirigjuara nga diktatori famëkeq Sllobodan Millosheviq.
Më 29 mars 1999, njësitet e njëjta të forcave paramilitare serbe, para se të hynin në Beleg kishin vrarë këta persona në fshatin Irzniq të Deçanit.
Ekspedita serbe ndër ta polici Zoran Gjurishiq, ekzekutuan vëllezërit Himë (Dervish) Dervishaj dhe Tahir(Dervish)
Dervishaj, aty rrëmbyen edhe vëllezërit tjerë Hajdar (Smajl) Daci (1941) e Tahir (Smajl) Daci (1936). Atë ditë policët serb ekzekutuan plakun Hajdin Dervishaj (1927) si dhe Zeqë (Isuf) Dervishaj (1933). Në të njëjtën ditë makineria serbe kishte zbrazur plumba pa mëshirë në turmën me gra, fëmijë e pleq, ku mbeti e vrarë në vendin e ngjarjes Shkurte Dervishaj (1955), nëna e dëshmorit Gëzim (Shaban) Dervishaj.
Fatin ogurzi të përjetonte një nga skenat më të tmerrshme të luftës së fundit në Kosovë e kishte edhe fshati Beleg.
Më datë 29 dhe 30 mars 1999, Belegu u pushtua nga njësitet paramilitare serbe që vranë në prag të shtëpisë para familjarëve: Nezir e Naim Vishajn si dhe mësuesin nga Irzniqi Daut Aliçkajn, më pastaj popullatën civile i mblodhën në një shtëpi në qendër të fshatit duke i maltretuar e kërcënuar se do të vriteshin tash a tash. Në mëngjesin e 30 marsit 1999 forcat serbe, duke i rrahur e keqtrajtuar gra, fëmijë e pleq i kishin deportuar me forcë drejt Shqipërisë, ndërsa burrat e mbase disa ende pa mbushur të tetëmbëdhjetat i ndalën aty për t’i pushkatuar më vonë të gjithë.
Më 29 mars 1999 ka ndodhur Masakra e Belegut, ku janë vrarë e masakruar në mënyrën më barbare 46 civilë shqiptarë.
Edhe pse janë bërë përpjekje të vazhdueshme qoftë nga familjarët e të zhdukurve apo nga institucionet për gjetjen e të zhdukurve, por prapë se prapë shumica dërmuese e të rënëve në masakër, mbesin ende të zhdukur, tani e shtatëmbëdhjetë vite nga momenti i masakrës.
Ndonëse dihen emrat e krimineleve që vranë e masakruan banorët e fshatit Beleg, ende nuk ka ndonjë veprim konkret nga autoritetet serbe apo ato ndërkombëtare për dënimin autorëve të krimit në Masakrën e Belegut.
Sipas dëshmive të shumta, dhënë nga dëshmitarët edhe Prokurorisë së Tribunalit të Hagës, në masakrën e Belegut që është një nga masakrat më të tmerrshme, mori pjesë policia, ushtria e rregullt dhe paramilitarët serbë, me të gjitha pajisjet ushtarako-policore, tanke , blinda, praga, kamionë, pizgauerë.
Ata që e mbijetuan këtë masakër, në dëshmitë e tyre dhënë Tribunalit të Hagës, ICG, KMDLNJ-së etj., kanë dhënë emrat e atyre që kanë marrë pjesë në masakër në Beleg, të atyre që i kanë njohur si: Vukmir (Mitar) Mirçiq, kryeshef i MUP-it të Deçanit, Zoran (Millorad) Nikiç (1957) nga Dashninoci, komandant i stacionit policor të MUP-it në Deçan, Zoran (Momçilo) Gjurishiq (1966) nga Prapaqani, me herët polic komunikacioni në Deçan, Danillo (Momqillo) Gjurishiq (1965) nga Prapaqani, Sllavko Llaban nga Prapaqani, Daniell Stomatoviç, elektricist nga Prejlepi, Dejani që ka punuar të pasaportat, Jova Zeçeviq, Ratka Zeçeviq e Lubo (Jovan) Zeçeviq (1961) nga Drenoci (më herët shofer në shtëpinë e shëndetit në Deçan), polici Pero (Jovan) Zeçeviq (1967) nga Drenoci, Dushan Zeçoviq, Dragan Siniq, Dushan Knezheviq, kriminel lufte në Bosnjëe Hercegovinë dhe në Kroaci,
djemtë e Mushk Jakupit- Muharrem e Isuf Ibraj nga fshati Osek Hylë i Gjakovës etj.
Polici Zoran Gjurishiq, në hyrje të shtëpisë së Naim Vishajt në Beleg e kishte vrarë nga afërsia mësuesin Daut (Murat) Aliçkaj (1949), pak më tutje e kishin ekzekutuar edhe Naim Vishaj dhe Nezir Vishajn.
Më 30 mars 1999, tërë banorët jo vetëm të Belegut po edhe të fshatrave tjera ishin detyruar me dhunë të shpërngulën për në Shqipëri, ndërsa 46 burrat në mesin e tyre kishte edhe adoleshent në moshë të njomë si Faton Vishaj e Hasan Mazrekaj, u ekzekutuan më pas dhe që nga ajo ditë nuk dihet asgjë për fatin e shumicës prej tyre.
Masakra e Belegut është njëra ndër krimet më të tmerrshme të kryera nga regjimi serb, gjatë luftës së viteve 1998-1999.
Belegu, ashtu siç e dëshmojnë të dhënat në faqet paraprake në libër është një vendbanim i lashtë, me një histori të dhimbshme dhe në të njëjtën kohë krenare. Fshati Beleg, gjatë tërë proceseve dhe sfidave që ka kaluar në përgjithësi kombi shqiptar përgjatë historisë, ka dhënë kontribut të çmueshëm në luftën për liri dhe pavarësi të vendit.
Këtë e dëshmojnë fillet e organizimeve ushtarake në vitet ’90, së bashku me komandantin Adem Jashari, ishin edhe shumë djem të Belegut, të bashkuar në kauzën legjitime për çlirimin e vendit.
Fshati Beleg, para se të përjetonte njërën ndër episodet më të llahtarshme të tmerrit në Kosovë, ishte pushtuar viteve 1990-1991 nga qindra forca paramilitare serbe në kërkim të gjurmëve të grupit të parë ilegal që iu kishte bashkuar për mobilizimin e fshatit dhe rajonit për organizimin e luftës çlirimtare.
Vitet 1998-1999 ishin të kobshme për Kosovën, e shumë të zeza për banorët e Belegut, të cilët ishin rreshtuar në istikame në pjesën hyrëse të fshatit për të mbrojtur popullatën civile të kësaj ane.
Sigurisht që nuk ishte e rastësishme Masakra e Belegut, e ndodhur më 29 dhe 30 mars të vitit 1999, forcat serbe e dinin saktë vendin ku po hakmerreshin. Njësitet paramilitare serbe, pjesëtarët e të cilave, tanimë dihen me emra dhe mbiemra ekzekutuan 46 civilë shqiptarë në Beleg të Deçanit.
Emrat e 46 të rënëve në Masakrën e Belegut, së bashku me nga një biografi të shkurtër janë të renditur, si dëshmi që kujtesa jonë kolektive si komb mund të na tradhtojë, e kjo assesi nuk guxon të na ndodhë.
Nga të vrarët në masakër, tani e 20 vite që nga momenti i ndodhjes së saj janë identifikuar vetëm 12 persona, ndërsa pjesa dërmuese e të rënëve ende nuk janë gjetur.
Libri i autorit Endrit A. Binakaj,për Masakren e Belegut , është dëshmi e terrorit sistematik gjenocidal që është kryer nga forcat çetnike serb0-malazeze ndaj popullatës në Beleg, në të njëjtën kohë është fakt i gjallë dhe thirrje në ndërgjegjen e fjetur ndërkombëtare që autoret e krimit t’i përgjigjen drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.
Hasan Mazrekaj, u lind më 2 maj 1982 në Drenoc të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Drenoc, të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" në Deçan Është vrarë më 29 mars 1999 në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la nënën Fatmushin, vëllain Selimin, si dhe motrën Haten.
Afrim Hadergjonaj, u lind më 15 shtator 1967 në Sllup të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Drenoc, të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" Deçan. Është vrarë më 29 mars 1999 në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la babain Lushin, nënën Timen, bashkëshorten Miradijen, si dhe djemtë Armendin dhe Argjendin.
Ali Mazrekaj, u lind në vitin 1923, në Drenoc të Deçanit. Gjatë jetës së tij ka punuar si blegtor në fshatin e tij të lindjes. Është vrarë më 29 mars 1999 në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la djemtë Hasanin dhe Rrustemin, si dhe vajzat Xufën, Nakijen, Sevdijen dhe Fatimen.
Arif Mazrekaj, u lind më 9 dhjetor 1960, në Drenoc të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Drenoc. Është vrarë më 29 mars 1999 në Beleg të Deçanit së bashku me të birin e tij të vetëm Jetmir Mazrekajn. Trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la bashkëshorten Kumrijen, si dhe vajzat Mirjetën, Agonetën dhe Shemsijen.
Bashkim Hadergjonaj, u lind më 23 shkurt 1970, në Sllup të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Drenoc, të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" Deçan. Ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është vrarë më 29 mars 1999 në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la babain Lushin nënën Timen, bashkëshorten Valbonën, si dhe vajzën Blerinën.
Beqir Dervishaj, u lind më 3 mars 1953 në Gllogjan të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Irzniq. Të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" në Deçan. Ka punuar në ndërmarrjen "Model" në Gjakovë. Ka qenë pjesë e shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan. Është vrarë më 29 mars 1999 në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetës la bashkëshorten Holen djemtë Fillimin dhe Fitimin, si dhe vajzat Filloretën, Flauretën, Donjetën, Dorentinën dhe Dafinën.
Brahim Zukaj, u lind më 28 janar 1926, në Beleg të Deçanit. Ka qenë për dymbëdhjetë vite në Austri gjatë viteve '70, për të punuar dhe mbajtur familjen. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la bashkëshorten Fanën, djemtë Islamin dhe Hazirin, si dhe vajzat Xufën dhe Zojën.
Fatmir Vishaj, u lind më 25 dhjetor 1966, në Beleg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan, të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" në Deçan. Gjatë luftës çlirimtare të viteve 1998-1999 ka qenë pjesë e UÇK-së dhe njëri ndër themeluesit e saj në fshatin Beleg. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la babain Halilin, nënën Rabën gruan Fanën, si dhe fëmijët, djemtë Lundrimin dhe Kushtrimin, si dhe vajzat, Dorentinën dhe Venerën
Hamid Zukaj, u lind më 16 mars 1942 në Beleg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan. Ka punuar për të mbajtur familjen për 5 vite në Vjenë të Austrisë. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la bashkëshorten Rrushen, djemtë Dervishin dhe Bajramin, si dhe vajzat Ajshen, Nifën, Sulltanën, Valbonën dhe Behijen.
Hajdar Mazrekaj, u lind më 29 gusht 1934, në Drenoc të Deçanit. Shkollën fillore e vijoi në fshatin e lindjes e më pas e vazhdoi në Deçan. Normalen e përfundoi në Prishtinë. Gjatë jetës së tij ka punuar, fillimisht, si mësues i matematikës në ciklin e ulët në fshatin Irzniq e në Deçan dhe pastaj aktivitetin e tij edukativo-arsimor e ushtroi në fshatin e tij të lindjes ne Drenoc deri në momentet e rënies. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la bashkëshorten Hyrën, djemtë Skënderin dhe Albertin, si dhe vajzat Sanijen, Olimbijen dhe Resmijen.
Haxhi Kadriaj, u lind më 3 nëntor 1971, në Drenoc të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Drenoc, të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" në Deçan. Ka punuar në "Pushimoren" e Deçanit. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la bashkëshorten Shukrijen, fëmijët Egzonin, Meritonin dhe Azgonin.
Hazir Zukaj, u lind më 30 korrik 1939 në Beleg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan. Ka punuar si roje objekti në Shkollën Komerciale në Pejë, tash Fakulteti Ekonomik- Pejë. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la bashkëshorten Hatemin, djemtë Zeqirin, Himën, Ademin dhe Arifin, si dhe vajzat Ajnishahen, Zejnijen dhe Nervetën.
Isa Tolaj, u lind në vitin 1961 në Drenoc të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Drenoc. Ka punuar si blegtor në fshatin e tij të lindjes. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la nënën Xhylshahen, bashkëshorten Hysen djemtë Flamurin, Hajdarin dhe Florimin, si dhe vajzën Luljetën.
Malë Vishaj, u lind më 27 prill 1936, në Beleg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan, ndërsa të mesmen në Gjakovë. Ka punuar në Bashkësinë e Ujërave në Deçan. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la bashkëshorten Ajshen, djemtë Xhaferin, Skënderin, Fadilin dhe Isufin, si vajzat Shqipen dhe Bukurinë.
Mehmet Tolaj, u lind më 25 dhjetor 1966, në Drenoc të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Drenoc, ndërsa të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" në Deçan. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la nënën Kumrijen, bashkëshorten Monen, djemtë Milazimin dhe Halilin, si dhe vajzat Marigonën dhe Gresën.
Muhamet Hadergjonaj, u lind më 8 janar 1963, në Sllup të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Drenoc, ndërsa të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" në Deçan. Gjatë jetës së tij ka punuar në ndërmarrjen "Gjeravica". Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la babain Bajramin nënën Muhiben, bashkëshorten Miradijen, djemtë Valonin, Samiun, Avniun dhe Valmirin, si dhe vajzën Shqipen.
Misin Tolaj, u lind më 11 dhjetor 1942, në Drenoc të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Drenoc, ndërsa të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" në Deçan. Ka punuar për 5 vite në Gjermani, ndërsa për 16 vite të tjera ka punuar në kioskun "16 Nëntori", si shitës në fshatin Drenoc, derisa është larguar nga masat e dhunshme të forcave serbe. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la djemtë Shpendin dhe Bujarin, si dhe vajzat Nexhmijen dhe Shkëndijen.
Mujë Vishaj, u lind më 5 tetor 1946, në Beleg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan. Ka qenë për 8 vite në Gjermani për të punuar dhe mbajtur familjen. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la bashkëshorten Tushen, djemtë Shpëtimin, Afrimin, Artonin, Premtimin dhe Orhanin, si dhe vajzën Arjanen.
Naim Tolaj, u lind më 6 qershor 1960, në Pobergjë të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Drenoc, ndërsa të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" në Deçan. Është vrarë në vitin 1998 në Beleg të Deçanit, që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për fatin e tij. Pas vetes la bashkëshorten Begijen, djalin Shkëlqimin, si dhe vajzat Urtinën dhe Sidorelën.
Nekë Binakaj, u lind më 2 mars 1926, në Drenoc të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Drenoc. Ka punuar në Bashkësinë e Ujërave në Deçan. Ka qenë delegat nga komuna e Deçanit në Kuvendin Krahinor të Kosovës. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la bashkëshorten Gjylën, djemtë Muhametin dhe Isën, si dhe vajzat Razën dhe Shefkijen.
(1938-1999) Ragip Morina, u lind më 1939, në Loxhë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Gjatë jetës së tij është marrë kryesisht me tregti. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la bashkëshorten Hatmonën, djalin Mahirin, si dhe vajzën Nepën.
Ramë Kilaj, u lind më 15 maj 1941, në Beleg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan. Ka jetuar për 7 vite në Austri për të mbajtur familjen. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la gruan Ryven, djemtë Shemsedinin, Rrahimin dhe Avdullahin, si dhe vajzat Milaferën, Buten, Bardhën, Shkurten dhe Timen.
Rexhep Neziraj, u lind më 20 korrik 1938, në Beleg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan. Ka punuar në ndërmarrjen "Gjeravica". Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la bashkëshorten Fanen, djemtë Nezirin, Avdiun, Sylën, Samiun, Shpendin dhe Zenelin, si dhe vajzat Hatixhen dhe Razën
Sadri Vishaj, u lind më 31 maj 1970, në Beleg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan, të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" Deçan. Ishte djali i Hajdarit dhe nënës Ajnë, por të birin e tij Sadri Vishajn, Hajdari ia fali vëllait Mehmetit, i cili nuk kishte fëmijë. Është njëri nga themeluesit e UÇK-së në Beleg. Sadri Vishaj, rrugës për në Shqipëri, duke bartur të plagosurit e UÇK-së, me bashkëluftëtarët Shpëtim Bobi nga Lybeniqi i Pejës dhe Xhevat Sejfijaj nga Gllogjani i Deçanit, ranë heroikisht, më 11 shtator 1998, në përleshje me forcat serbe, tek trekëndëshi i kufirit Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi, përkatësisht tek vendi i quajtur Bogiqe. Trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la, nënën Ajnen, vëllezërit Binakin, Avnin dhe Ukën, motrat: Cymën, Hidajetin, Nurijen, Hajrijen dhe Florijen, si dhe dy vajzat Mirandën dhe Sarandën.
Sahit Mazrekaj, u lind më 19 nëntor 1932, në Drenoc të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Drenoc. Të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" në Deçan. Ka punuar kryesisht në fshatin e lindjes si blegtor. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la bashkëshorten Fatmushin, djalin Selimin dhe vajzën Hatën.
Smajl Ukëhaxhaj, u lind në vitin 1948, në Carrabregun e Ulët të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan. Ka punuar në Bashkësinë e Ujërave në Deçan. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la bashkëshorten Shaken, djemtë Arbenin dhe Albertin, si dhe vajzat Merlindën, Ganimeten, Artën dhe Mejremen.
Tafë Dinaj, u lind më 15 maj 1934, në Hereç të Gjakovës. Shkollën fillore e kreu në fshatin Gramaqel. Gjatë jetës së tij është marrë kryesisht më bujqësi. Është vrarë më 29 mars 1999 në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la gruan Vasen dhe djalin Rrahimin.
Zenel Vishaj, u lind në vitin 1928, në Beleg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan, ndërsa shkollën e lartë e përfundoi në Gjakovë. Ka qenë kryetar i Rinisë në Deçan, pastaj ka ushtruar postin e Sekretarit të Komitetit. Gjatë kohës së Rankoviqit është përndjekur nga puna, dhe ka qenë i izoluar nga jeta institucionale së bashku me familjen e tij. Është vrarë më 29 mars 1999 në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la bashkëshorten Zelfijen djalin Imerin, si dhe vajzat Hatmonen, Xhejronen, Xhelfidonen, Ryvën dhe Sanijen.
Zymer Binakaj, u lind më 21 janar 1946, në Beleg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan, të mesmen e filloi në Deçan dhe e përfundoi në Shkollën Normale të Gjakovës në vitin 1967. Në shtator të vitit 1967 punësohet në shkollën fillore "Hysni Dobruna" në Junik. Pas një viti pune vazhdon studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Pas diplomimit punësohet në Gjykatën Komunale të Deçanit si gjykatës për kundërvajtje. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la bashkëshorten Shahen, djemtë Xhevatin dhe Xhavitin, si dhe vajzat Melihaten dhe Meritën.
Daut Aliçkaj, u lind më 21 tetor 1949, në Irzniq të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Irzniq. Të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" në Deçan. Shkollën e Lartë të Muzikës e përfundoi në Prizren. Gjatë gjithë jetës së tij ka ushtruar profesionin e mësuesit të kulturës muzikore në shkollën fillore në Irzniq. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij është rivarrosur në vendlindje, në vitin 1999. Pas vetes la bashkëshorten Ajmonen, djemtë Arianin dhe Albanin, si dhe vajzën Albinen.
Gëzim Vishaj, u lind më 8 gusht 1966, në Beleg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan, të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" në Deçan. Më 2 prill 1999, në rrugë ndërmjet Gjakovës dhe Prizrenit, është ndalur nga forcat serbe, pasi ishte shënjestër e tyre. Gëzimi Vishaj ishte njëri ndër themeluesit e UÇK-së në fshatin Beleg, andaj para familjarëve e pushkatuan. Trupi i tij është gjetur më 7 korrik 1999 në varrezën masive në Orize të Gjakovës, ku edhe është varrosur pastaj në vendlindje. Pas vetes la nënën Hatmonen, gruan Gonxhen, si dhe fëmijët, djemtë Albertin dhe Selmonin dhe vajzat Blerinën, Ndalinen, Edolindën dhe Albertinën.
Hysni Binakaj, u lind më 2 korrik 1943, në Beleg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan, të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri". Normalen e vazhdoi në Pejë, ndërsa studimet universitare i përfundoi në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës, dega Bazat e Arsimit Teknik. Ka punuar si mësimdhënës në shkollën fillore "Drita"në Gramaqel, pastaj angazhimin e tij për t’iedukuar dhe arsimuar brezat e rinj e vazhdoi në Strellc, ku punoi deri në momentet e vrasjes. Gjatë luftës ka udhëhequr shtabin e emergjencave civile në Beleg. Është vrarë në Beleg, më 29 mars 1999, ndërsa trupi i tij është gjetur më 2 shtator 1999 në Kodrën e Irzniqit (Kanali i Radoniqit). Pas vetës la bashkëshorten Zelfijen, djemtë Bekimin, Besnikun, Burimin dhe Bujarin, si dhe vajzën Hatixhën.
Jetmir Mazrekaj, u lind më 26 qershor 1980, në Drenoc të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Drenoc, ishte maturant në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" në Deçan kur u ekzekutua nga forcat serbe. Jetmir Mazrekajkishte arritur t’umbijetojë plagëve të marra nga plumbat e forcave paramilitare serbe në Beleg, më 29 mars 1999, i plagosur kishte shkuar në fshatin Isniq, ku kishte filluar t’i shërojë plagët në një familje të Haklajve, por forcat serbe e kishin hetuar e më pas e ekzekutuan, duke e hedhur në bunarin e një familjeje të Memajve në fshatin Llukë e Epërme, ku është gjetur më 7 qershor 2007. Po ashtu, edhe babai i Jetmirit, Arif Mazrekaj, është vrarë në masakrën e Belegut, ndërsa trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la nënën Kumrijen, si dhe motrat Mirjetën, Agonetën dhe Shemsijen.
Naim Vishaj, u lind më 7 shkurt 1964, në Beleg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan, të mesmen në Gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" në Deçan. Ka jetuar dhe punuar për një kohë në Zvicër. Gjatë luftës së vitit 1998 është kthyer vullnetarisht nga Zvicra për t’iu bashkangjitur UÇK
-së në fshatin Beleg. Është vrarë më 29 mars 1999 në prezencë të familjes në shtëpinë e tij, ndërsa, pas përfundimit të luftës është rivarrosur në vendlindjen e tij. Pas vetes la bashkëshorten Fetijen, djemtë: Geotrimin dhe Platorin, si dhe vajzat Dafinën dhe Gojartën.
Nezir Vishaj, u lind më 15 tetor 1934, në Beleg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan, të mesmen në Gjakovë. Në vitin 1953 është shpërngulur për në Shqipëri, ku edhe i vazhdoi studimet universitare për Gjuhë dhe Letërsi shqipe. Gjatë viteve '70 ka punuar, si profesor dhe drejtor në shkollën e Elbasanit. Pastaj është kthyer në Kosovë, për të vazhduar punën e tij si lektor në Radio Televizionin e Prishtinës. Në kohën e masave të dhunshme të fund viteve '80 është përjashtuar nga puna dhe ka qenë i burgosur për 6 muaj nga regjimi serb. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, në shtëpinë e tij, në prezencë të familjes. Trupi i tij është rivarrosur më 3 korrik 1999, në vendlindje. Pas vetes la bashkëshorten Nushen, djemtë Osmanin, Arianitin, si dhe vajzat Laureshën, Rozafën dhe Armandën.
Qazim Hulaj, u lind më 7 mars 1944, në Hulaj të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Drenoc. Gjatë jetës së tij është marrë kryesisht me blegtori. Është vrarë më 29 mars 1999 në Beleg të Deçanit, është varrosur një ditë më vonë, në kushte shumë të vështira, në Beleg. Ndërsa, në vitin 2000, eshtrat e tij janë rivarrosur në vendlindje. Pas vetës la bashkëshorten Dyken, djemtë Skënderin, Arbenin dhe Shkëlzenin, si dhe vajzën Afërditën.
Sadri Zukaj, u lind në vitin 1930, në Beleg të Deçanit. Në vitin 1958 është shpërngulur në Shqipëri, për shkak të represionit serb, ku ka qëndruar për 14 vite. Pas këtyre viteve është kthyer për të jetuar në Beleg. Është vrarë në fshatin Dashinoc të Deçanit në vitin 1998. Në shtatorin e vitit 1998 është gjetur trupi i tij në një bunar në fshatin Dashinoc dhe pas një muaj është varrosur në Beleg.
Shaban Kadriaj, u lind në vitin 1926, në Drenoc të Deçanit. Shkollimin fillor e kreu në Drenoc. Është marrë kryesisht me bujqësi. Është vrarë më 29 mars 1999 në Beleg të Deçanit, ndërsa trupi i tij është gjetur në vitin 2005, në varrezën masive në Pejë, më pas është varrosur në vendlindje. Pas vetes la bashkëshorten Monën, si dhe vajzat Kumrijen, Havën dhe Dritën.
Shaqë Binakaj, u lind me 14 mars 1951, në Beleg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan, të mesmen në shkollën për arsimin profesional- Gjakovë . Ka punuar në ndërmarrjen "Gjeravica", me profesionin e elektroinstaluesit. Është vrarë më 29 mars 1999 në Beleg të Deçanit, ndërsa trupi i tij është gjetur më 4 tetor 2002. Pas vetes la bashkëshorten Havën, djemtë: Nexhmedinin dhe Naimin, si dhe vajzat: Nerxhivanin, Nexhmijen dhe Fetneten.
Shefqet Belegu, u lind më 5 shkurt 1945, në Beleg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan. Ka punuar si blegtor. Gjatë luftës së vitit 1998 ka qenë njëri ndër ushtarët e parë të UÇK-së në Beleg. Është vrarë më 8 shtator 1998, në vendin e quajtur Gurina (Selishta), në një pritë nga forcat serbe. Pas dy javësh, nga disa barinj të Deçanit, është gjetur trupi i tij, në vendin e vrasjes. Është varrosur në vendlindje, në shtator të vitit 1998.
djemtë e Mushk Jakupit- Muharrem e Isuf Ibraj nga fshati Osek Hylë i Gjakovës etj.
Polici Zoran Gjurishiq, në hyrje të shtëpisë së Naim Vishajt në Beleg e kishte vrarë nga afërsia mësuesin Daut (Murat) Aliçkaj (1949), pak më tutje e kishin ekzekutuar edhe Naim Vishaj dhe Nezir Vishajn.
Më 30 mars 1999, tërë banorët jo vetëm të Belegut po edhe të fshatrave tjera ishin detyruar me dhunë të shpërngulën për në Shqipëri, ndërsa 46 burrat në mesin e tyre kishte edhe adoleshent në moshë të njomë si Faton Vishaj e Hasan Mazrekaj, u ekzekutuan më pas dhe që nga ajo ditë nuk dihet asgjë për fatin e shumicës prej tyre.
Një kontribut të rëndësishëm në drejtimin e argumentimit të krimeve serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka dhënë edhe Endrit A. Binakaj, në librin e tij me titull “Rrëfime për Masakrën e Belegut”,të botuar nga FOCUS.Ky është një libër - dëshmi për krimin ndaj shqiptarëve, që është kryer në fshatin Beleg të Komunës së Deçanit gjatë fundit të marsit të vitit 1999.
Autori Binakaj , në kapitullin e parë, të cilin e ka titulluar“Dhuna dhe terrori serb ndaj shqiptarëve të Kosovës 1998-1999”, pasqyron një mori ngjarjesh historike, të cilat i fillon me Marrëveshjen e Shën Stefanit, për të vazhduar tek Kongresi i Berlinit më 1878, për të dalë të Konferenca e Ambasadorëve në Londër, me të cilin autori shpreh mendimin se çështja shqiptare ka filluar të dalë në pah si problem i pazgjidhur.
Në vazhdim të kapitullit të parë, autori kalimthi përmend edhe disa procese të tjera historike që ndodhënnë Kosovë për të kaluar në fillim vitet ’90 të shekullit XX,ku një rëndësi të veçantë i kushton masakrave që ndodhën në Kosovë dhe reagimin e faktorit ndërkombëtar. Në kapitullin e dytë, të cilin autori e ka titulluar“Belegu dhe lufta çlirimtare 1990-1999”, pasqyron disa të dhëna, të cilat burojnë nga dokumentet e para kur përmendet Deçani, si është rasti në dokumentin Krisobula e Deçanit (dokumenti i viti 1330, i cili është në katër versione dhe nuk ekziston në origjinal) e më pas të dokumenti tjetër osman, Defteri i Regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës i vitit 1485, i cili është njëri nga dokumentet me të rëndësishme të historisë mesjetare të Kosovës.
Më pastaj autori sjellë disa fragmente të shkurtra historike për fshatin Beleg, duke u ndalur në vitin 1912, 1919, e për të kaluar në vitin 1946.
Po ashtu në kapitullin e dytë, autori sjell dhe të dhëna për pozitën gjeografike të fshatit Beleg dhe më pas ofron të dhëna për fillet e organizimit ushtarak në Beleg gjatë viteve 1990-1991, duke vazhduar për të sjellë të dhëna edhe për luftën në Beleg gjatë viteve 1998-1999.
Kapitulli i tretë, të cilin autori e ka titulluar:“Masakra e Belegut”, është brumi kryesor i kësaj vepre. Në këtë pjesë autori sjell të dhëna të shumta rreth Masakrës së Belegut.
Fillimisht, ai ofron të dhëna për pjesëtarët e policisë serbe që kryen Masakrën në këtë fshat dhe këtë e bazon në kuadër të deklaratave të dëshmitarëve të rastit.
Sipas të dhënave të ofruara në këtë monografi, mësojmë se në Masakrën e Belegut janë vrarë 46 persona. Prej 46 të vrarëve deri më tani janë identifikuar: Shaqë (Curr) Binakaj, Hysni (Curr) Binakaj, Nezir (Ibish)Vishaj, Naim (Daut) Vishaj, Daut (Murat) Aliçkaj, Gëzim (Selmon) Vishaj, Jetmir (Arif) Mazrekaj, Qazim (Osë) Hulaj, Sadri (Adem) Zukaj, Shefqet (Curr) Belegu, Shaban (Haxhi) Kadriaj dhe Ali (Haxhi) Kadriaj.
Sipas fakteve nga terreni, por edhe sipas përfundimeve të autorit, përfundojmë se pjesa më e madhe e të vrarëve ende janë të zhdukur, dhe më të drejtë autori shtron pyetje: Ku janë?
Në kuadër të këtij kapitulli, autori sjell edhe të dhënat biografike për të gjithë të vrarët në Beleg më 1999, duke filluar nga ata që janë zhdukur, që ia fillon me më të riun Faton (Hasan) Vishaj.
Më pas aty ofrohen të dhëna edhe për ata që janë të identifikuar. Libri “Masakra e Belegut 29-30 mars 1999”,i autorit Endrit A. Binakaj, është një monografi–dëshmi për brezat që do të vinë se sa e vështirë ishte rruga e jonë për liri dhe pavarësi nga okupatori serb. Libri ka një vlerë të veçantë, ngase është i bazuar mbi fakte dhe këto fakte gërshetohen me sukses në mbarështrimin e brumit të temës nga ana e autorit Binakaj.
Autori Binakaj , në kapitullin e parë, të cilin e ka titulluar“Dhuna dhe terrori serb ndaj shqiptarëve të Kosovës 1998-1999”, pasqyron një mori ngjarjesh historike, të cilat i fillon me Marrëveshjen e Shën Stefanit, për të vazhduar tek Kongresi i Berlinit më 1878, për të dalë të Konferenca e Ambasadorëve në Londër, me të cilin autori shpreh mendimin se çështja shqiptare ka filluar të dalë në pah si problem i pazgjidhur.
Në vazhdim të kapitullit të parë, autori kalimthi përmend edhe disa procese të tjera historike që ndodhënnë Kosovë për të kaluar në fillim vitet ’90 të shekullit XX,ku një rëndësi të veçantë i kushton masakrave që ndodhën në Kosovë dhe reagimin e faktorit ndërkombëtar. Në kapitullin e dytë, të cilin autori e ka titulluar“Belegu dhe lufta çlirimtare 1990-1999”, pasqyron disa të dhëna, të cilat burojnë nga dokumentet e para kur përmendet Deçani, si është rasti në dokumentin Krisobula e Deçanit (dokumenti i viti 1330, i cili është në katër versione dhe nuk ekziston në origjinal) e më pas të dokumenti tjetër osman, Defteri i Regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës i vitit 1485, i cili është njëri nga dokumentet me të rëndësishme të historisë mesjetare të Kosovës.
Më pastaj autori sjellë disa fragmente të shkurtra historike për fshatin Beleg, duke u ndalur në vitin 1912, 1919, e për të kaluar në vitin 1946.
Po ashtu në kapitullin e dytë, autori sjell dhe të dhëna për pozitën gjeografike të fshatit Beleg dhe më pas ofron të dhëna për fillet e organizimit ushtarak në Beleg gjatë viteve 1990-1991, duke vazhduar për të sjellë të dhëna edhe për luftën në Beleg gjatë viteve 1998-1999.
Kapitulli i tretë, të cilin autori e ka titulluar:“Masakra e Belegut”, është brumi kryesor i kësaj vepre. Në këtë pjesë autori sjell të dhëna të shumta rreth Masakrës së Belegut.
Fillimisht, ai ofron të dhëna për pjesëtarët e policisë serbe që kryen Masakrën në këtë fshat dhe këtë e bazon në kuadër të deklaratave të dëshmitarëve të rastit.
Sipas të dhënave të ofruara në këtë monografi, mësojmë se në Masakrën e Belegut janë vrarë 46 persona. Prej 46 të vrarëve deri më tani janë identifikuar: Shaqë (Curr) Binakaj, Hysni (Curr) Binakaj, Nezir (Ibish)Vishaj, Naim (Daut) Vishaj, Daut (Murat) Aliçkaj, Gëzim (Selmon) Vishaj, Jetmir (Arif) Mazrekaj, Qazim (Osë) Hulaj, Sadri (Adem) Zukaj, Shefqet (Curr) Belegu, Shaban (Haxhi) Kadriaj dhe Ali (Haxhi) Kadriaj.
Sipas fakteve nga terreni, por edhe sipas përfundimeve të autorit, përfundojmë se pjesa më e madhe e të vrarëve ende janë të zhdukur, dhe më të drejtë autori shtron pyetje: Ku janë?
Në kuadër të këtij kapitulli, autori sjell edhe të dhënat biografike për të gjithë të vrarët në Beleg më 1999, duke filluar nga ata që janë zhdukur, që ia fillon me më të riun Faton (Hasan) Vishaj.
Më pas aty ofrohen të dhëna edhe për ata që janë të identifikuar. Libri “Masakra e Belegut 29-30 mars 1999”,i autorit Endrit A. Binakaj, është një monografi–dëshmi për brezat që do të vinë se sa e vështirë ishte rruga e jonë për liri dhe pavarësi nga okupatori serb. Libri ka një vlerë të veçantë, ngase është i bazuar mbi fakte dhe këto fakte gërshetohen me sukses në mbarështrimin e brumit të temës nga ana e autorit Binakaj.
Masakra e Belegut është njëra ndër krimet më të tmerrshme të kryera nga regjimi serb, gjatë luftës së viteve 1998-1999.
Belegu, ashtu siç e dëshmojnë të dhënat në faqet paraprake në libër është një vendbanim i lashtë, me një histori të dhimbshme dhe në të njëjtën kohë krenare. Fshati Beleg, gjatë tërë proceseve dhe sfidave që ka kaluar në përgjithësi kombi shqiptar përgjatë historisë, ka dhënë kontribut të çmueshëm në luftën për liri dhe pavarësi të vendit.
Këtë e dëshmojnë fillet e organizimeve ushtarake në vitet ’90, së bashku me komandantin Adem Jashari, ishin edhe shumë djem të Belegut, të bashkuar në kauzën legjitime për çlirimin e vendit.
Fshati Beleg, para se të përjetonte njërën ndër episodet më të llahtarshme të tmerrit në Kosovë, ishte pushtuar viteve 1990-1991 nga qindra forca paramilitare serbe në kërkim të gjurmëve të grupit të parë ilegal që iu kishte bashkuar për mobilizimin e fshatit dhe rajonit për organizimin e luftës çlirimtare.
Vitet 1998-1999 ishin të kobshme për Kosovën, e shumë të zeza për banorët e Belegut, të cilët ishin rreshtuar në istikame në pjesën hyrëse të fshatit për të mbrojtur popullatën civile të kësaj ane.
Sigurisht që nuk ishte e rastësishme Masakra e Belegut, e ndodhur më 29 dhe 30 mars të vitit 1999, forcat serbe e dinin saktë vendin ku po hakmerreshin. Njësitet paramilitare serbe, pjesëtarët e të cilave, tanimë dihen me emra dhe mbiemra ekzekutuan 46 civilë shqiptarë në Beleg të Deçanit.
Emrat e 46 të rënëve në Masakrën e Belegut, së bashku me nga një biografi të shkurtër janë të renditur, si dëshmi që kujtesa jonë kolektive si komb mund të na tradhtojë, e kjo assesi nuk guxon të na ndodhë.
Nga të vrarët në masakër, tani e 20 vite që nga momenti i ndodhjes së saj janë identifikuar vetëm 12 persona, ndërsa pjesa dërmuese e të rënëve ende nuk janë gjetur.
Libri i autorit Endrit A. Binakaj,për Masakren e Belegut , është dëshmi e terrorit sistematik gjenocidal që është kryer nga forcat çetnike serb0-malazeze ndaj popullatës në Beleg, në të njëjtën kohë është fakt i gjallë dhe thirrje në ndërgjegjen e fjetur ndërkombëtare që autoret e krimit t’i përgjigjen drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.
PERSONAT E PAGJETUR NGA MASAKRA E BELEGUT
Faton (Hasan) Vishaj (1982-1999)
Faton Vishaj, u lind më 23 korrik 1982, në Beleg të Deçanit. Ishte në klasën e tetë të shkollës fillore kur ia morën forcat serbe nga duart e gjyshes së tij dhe më pas e ekzekutuan. Nuk ishte i rastësishëm ekzekutimi i tij nga forcat serbe, ngase familja e Faton Vishajt, axhallarët: Xhavit, Demë dhe Valdet Vishaj ishin ndër ushtarët e parë të UÇK-së në Beleg. Është vrarë më 29 mars 1999 në Beleg të Deçanit, trupi i tij nuk është gjetur ende. Pas vetes la babain Hasanin, nënën Nurishahen dhe vëllezërit Fatlirin dhe Fidanin.
Hasan (Sahit) Mazrekaj (1982-1999)
Hasan Mazrekaj, u lind më 2 maj 1982 në Drenoc të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Drenoc, të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" në Deçan Është vrarë më 29 mars 1999 në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la nënën Fatmushin, vëllain Selimin, si dhe motrën Haten.
Afrim (Lush) Hadergjonaj (1967-1999)
Ali (Avdyl) Mazrekaj (1923-1999)
Arif (Haxhi) Mazrekaj (1960-1999)
Bashkim (Lush) Hadergjonaj (1970-1999)
Beqir (Idriz) Dervishaj (1953-1999)
Brahim (Adem) Zukaj (1926-1999)
Fatmir (Halil) Vishaj (1966-1999)
Hamid (Dervish) Zukaj (1942-1999)
Hajdar (Hamëz) Mazrekaj (1934-1999)
Haxhi (Shaban) Kadriaj (1971-1999)
Hazir (Himë) Zukaj (1939-1999)
Isa (Tahir) Tolaj (1961-1999)
Malë (Isuf) Vishaj (1936-1999)
Mehmet (Halil) Tolaj (1966-1999)
Muhamet (Bajram) Hadergjonaj (1963-1999)
Misin (Hajdin) Tolaj (1942-1999)
Mujë (Isuf) Vishaj (1946-1999)
Naim (Hysen) Tolaj (1960-1999)
Nekë (Halil) Binakaj (1926-1999)
Raqip (Osmon) Morina
Ramë (Shaban) Kilaj (1941-1999)
Rexhep (Lum) Neziraj (1938-1999)
Sadri (Hajdar) Vishaj (1970-1998)
Sahit (Bekë) Mazrekaj (1932- 1999)
Smajl (Ramë) Ukëhaxhaj (1948-1999)
Sundim (Sahit) Mazrekaj (1979-1999)
Sundim Mazrekaj, u lind më 8 tetor 1979, në Drenoc të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Drenoc, të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" në Deçan. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, ndërsa trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la nënën Fatmushin, vëllain Selimin dhe motrën Hatën.
Shaban (Ramë) Nitaj (1928-1999)
Shaban Nitaj, u lind më 16 prill 1928, në Drenoc të Deçanit. Ka punuar tokën si blegtor në fshatin e tij të lindjes. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la bashkëshorten Xhevahiren, djemtë: Bajrushin dhe Ramën, si dhe vajzat Hidajeten, Ganimeten, Zyrafeten dhe Fikneten.
Tafë (Bekë) Dinaj (1934-1999)
Xhevdet (Bajram) Hadergjonaj (1969-1999)
Xhevdet Hadergjonaj, u lind më 29 qershor 1969, në Sllup të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Drenoc. Ka punuar në ndërmarrjen e asaj kohe "Zastava". Është vrarë më 29 mars 1999 në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la babain Bajramin nënën Muhiben, bashkëshorten Merveten, si dhe fëmijët Liridonin dhe Lirimin.
Zenel (Ukë) Vishaj (1928-1999)
Zymer (Miftar) Binakaj (1946-1999)
DISA NGA PERSONAT E IDENTIFIKUAR NË MASKRËN GJENOCIDALE NGA SOLDATESKA SERBE NË FSHATIN BELEG TË KOMUNËS SË DEÇANIT
Ali (Haxhi) Kadriaj (1942-1999)
Ali Kadriaj, u lind në vitin 1942, në Drenoc të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Drenoc, të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" në Deçan. Ka qenë kohë pas kohe në Gjermani për të punuar. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij është gjetur në vitin 2003. Pas vetes la bashkëshortet: Mejremen dhe Besijen, djemtë Gëzimin dhe Herolindin, si dhe vajzat Timen, Syzanën dhe Ajshen.
Daut (Murat) Aliçkaj (1949-1999)
Gëzim (Selmon) Vishaj (1966-1999)
Gëzim Vishaj, u lind më 8 gusht 1966, në Beleg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan, të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" në Deçan. Më 2 prill 1999, në rrugë ndërmjet Gjakovës dhe Prizrenit, është ndalur nga forcat serbe, pasi ishte shënjestër e tyre. Gëzimi Vishaj ishte njëri ndër themeluesit e UÇK-së në fshatin Beleg, andaj para familjarëve e pushkatuan. Trupi i tij është gjetur më 7 korrik 1999 në varrezën masive në Orize të Gjakovës, ku edhe është varrosur pastaj në vendlindje. Pas vetes la nënën Hatmonen, gruan Gonxhen, si dhe fëmijët, djemtë Albertin dhe Selmonin dhe vajzat Blerinën, Ndalinen, Edolindën dhe Albertinën.
Hysni (Curr) Binakaj (1943-1999)
Hysni Binakaj, u lind më 2 korrik 1943, në Beleg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan, të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri". Normalen e vazhdoi në Pejë, ndërsa studimet universitare i përfundoi në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës, dega Bazat e Arsimit Teknik. Ka punuar si mësimdhënës në shkollën fillore "Drita"në Gramaqel, pastaj angazhimin e tij për t’iedukuar dhe arsimuar brezat e rinj e vazhdoi në Strellc, ku punoi deri në momentet e vrasjes. Gjatë luftës ka udhëhequr shtabin e emergjencave civile në Beleg. Është vrarë në Beleg, më 29 mars 1999, ndërsa trupi i tij është gjetur më 2 shtator 1999 në Kodrën e Irzniqit (Kanali i Radoniqit). Pas vetës la bashkëshorten Zelfijen, djemtë Bekimin, Besnikun, Burimin dhe Bujarin, si dhe vajzën Hatixhën.
Jetmir (Arif) Mazrekaj (1980-1999)
Naim (Daut) Vishaj (1964-1999)
-së në fshatin Beleg. Është vrarë më 29 mars 1999 në prezencë të familjes në shtëpinë e tij, ndërsa, pas përfundimit të luftës është rivarrosur në vendlindjen e tij. Pas vetes la bashkëshorten Fetijen, djemtë: Geotrimin dhe Platorin, si dhe vajzat Dafinën dhe Gojartën.
Nezir (Ibish) Vishaj (1934-1999)
Qazim (Osë) Hulaj (1944-1999)
Sadri (Adem) Zukaj (1930-1998)
Shaban (Haxhi) Kadriaj (1926-1999)
Shaqë (Curr) Binakaj (1951-1999)
Shefqet (Curr) Belegu (1945-1998)
Shefqet Belegu, u lind më 5 shkurt 1945, në Beleg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan. Ka punuar si blegtor. Gjatë luftës së vitit 1998 ka qenë njëri ndër ushtarët e parë të UÇK-së në Beleg. Është vrarë më 8 shtator 1998, në vendin e quajtur Gurina (Selishta), në një pritë nga forcat serbe. Pas dy javësh, nga disa barinj të Deçanit, është gjetur trupi i tij, në vendin e vrasjes. Është varrosur në vendlindje, në shtator të vitit 1998.
Në masakrën gjenocidale nga forcat militare dhe paramilitare serbe në fshatin Beleg të Komunës së Deçanit në Kosovë janë vrarë 46 civilë shqiptarë.
Deri më tani, kur kanë kaluar plotë 20 vite nga momenti i këtij akti barbar i kryer nga forcat paramilitare serbe, janë të identifikuar këta persona:
SHAQË (Curr) BINAKAJ
HYSNI (Curr) BINAKAJ
NEZIR (Ibish)VISHAJ
NAIM (Daut) VISHAJ
DAUT (Murat) ALIÇKAJ
GËZIM (Selmon) VISHAJ
JETMIR (Arif) MAZREKAJ
QAZIM (Osë) HULAJ
SADRI (Adem) ZUKAJ
SHEFQET (Curr) BELEGU
SHABAN (Haxhi) KADRIAJ
ALI (Haxhi) KADRIAJ
Ndërsa, shumica e të rënëve në këtë masakër ende nuk janë gjetur.
Dhe, ende nuk dihet se ku janë.
ZYMER (Miftar) BINAKAJ
BRAHIM (Adem) ZUKAJ)
HAMID (Dervish) ZUKAJ
REXHEP (Lum) NEZIRAJ
FATON (Hasan) VISHAJ
FATMIR (Halil) VISHAJ
RAMË (Shaban) KILAJ
SADRI (Hajdar) VISHAJ
MUJË (Isuf) VISHAJ
MALË (Isuf) VISHAJ
ZENEL (Ukë) VISHAJ
HAZIR (Himë) ZUKAJ
SHABAN (Ramë) NITAJ
NEKË (Halil) BINAKAJ
HAJDAR (Hamëz) MAZREKAJ
ALI (Avdyl) MAZREKAJ
BASHKIM (Lush) HADERGJONAJ
AFRIM (Lush) HADERGJONAJ
XHEVDET (Bajram) HADERGJONAJ
MUHAMET (Bajram) HADERGJONAJ
MEHMET (Halil) TOLAJ
XHEVAT (Ukë) TOLAJ
MISIN (Hajdin) TOLAJ
ARIF (Haxhi) MAZREKAJ
ISA (Tahir) TOLAJ
SAHIT (Bekë) MAZREKAJ
Hasan (Sahit) MAZREKAJ
Sundim (Sahit) MAZREKAJ
Naim (Hysen) TOLAJ
Ragip (Osmon) MORINA
Beqir (Idriz) DERVISHAJ
Tafë (Bekë) DINAJ
Smajl (Ramë) UKËHAXHAJ
Haxhi (Shaban) KADRIAJ