2019-01-25

Shkrimtari dhe mediat (?!)


Fotografia e profilit të Arif Molliqi

Nga Arif Molliqaj 

Ç´është shkrimtari? S´është asgjë tjetër veç ai që shprehë mendimet e veta të shkruara në letër, ndryshe shkrimtari quhet edhe çlirues ndjenjash mbi letër. 

Prandaj puna e shkrimtarit është një art që përdor fjalën e shkruar si një mjet për ta sjellë një ngjarje në nivel artistik.

Kurse mediat janë mjete të komunikimit masiv drejtuar turmave përmes mjeteve (aparateve), që shpërndajnë informacione qofshin ato reale apo të imagjinatës, ku qëllim ka që të informojnë qytetarët
Që të dyja këto, pandërprerë, kanë pësuar ndryshime më zhvillimet teknologjike...

Derisa shumë kohë shkrimtari-vepra e tij, ka pasur rolin kryesor, në mungesë të medieve. 

Sot mediat kanë filluar të dominojnë falë zhvillimeve teknologjike dhe shkrimtari është mjaftë i varur nga mediat. 

Sepse shkrimtari për ta ndërtua identitetin e vet krijues sot, deshi a s´deshi, duhet ti nënshtrohet rolit të mediave.

Andaj marrëdhënia shkrimtari-media, është aq shumë e lidhur mes vete sa vetëm mesazhet e dërguara nga mediet ia mundësojnë shkrimtarit ta krijon identitetin e vet si krijues i mirëfilltë. 

Kjo rrjedh sepse ndikimi i mediave ka rolin e madhe, dominues sot për sot, në mjedise më të zgjeruara të shoqërisë, pa ketë shkrimtari mbetet më pak i njohur nga mungesa e lexuesit të mirëfilltë.

Në këtë kuptim shkrimtari përmes përveç ndikimeve të drejtpërsëdrejti të mediave, nga televizioni, interneti dhe informatat tjera online, i mundësohet në mënyrë kuptimplote ti afrohet opinionit ose lexuesit.

Mirëpo, herë - herë, edhe ky impuls mediatik mund ta dëmtoj lexuesin, mund ti afron një shkrimtar të “rrejshëm” pasi mediat me ndikimin dhe pushtetin e tyre bëjnë atë herë vetëdijshëm e herë pavetëdije. 

 Ky ndikim i mediave (interneti dhe rrjetet sociale), krijojnë imazhe apo edhe dërgojnë mesazhe të ndryshëm për shkrimtarin-krijuesin. 

Duke krijuar imazhe përmes mediave ato ndikojnë në krijimin e rrejshëm të identitetit të shkrimtarit, sidomos atëherë kur mediet vërshojnë në ngritjen e një pseudoshkrimtari, pseudo-intelektuali, apo pseudo-politikani.

Duke u nisur prej kësaj që u tha (herë për herë shumë kalimthi), në mund të themi se ndikimi i mediave përballë shkrimtarit po merr gjithnjë rolin dominues. 

Pse?! Sepse, për më tepër, shumë vlera dhe antivlera kulturore i nënshtrohen një regjimi mediatik(mediave), duke e zgjuar kërshërinë e opinionit publik më shumë dhe ato na krijojnë vlerën joreale.

 Shkrimtari dukur vetëm përmes lexuesit arrinte të prezantoj vlerën e librit të vet çka tash nën ndikimin e mediave kjo herë-herë nuk ndodh.

 Sidomos, ky problem po hetohet dhe e dëmton shkrimtarin (krijuesin tonë në Diasporë.

Njohë shumë shkrimtar (krijues) në diasporë që krijojnë vepra artistikisht me vlera, por mungesa e marrjes me ato vlera nga ana e mediave tonë në Kosovë, ato nuk janë të njohura, ose fare nuk përmenden. 

Ta marrim si shembull. Sa shoqata krijuesish ekzistojnë në Kosovë dhe asnjëherë nuk merren me shkrimtarët e diasporës vetëm atëherë kur ju duhet si anëtarësi numerike.

As mediat në Kosovë nuk merren me shkrimtarët (krijuesit) e diasporës dhe këtu kanë pak ndikim. 

Sa krijues (shkrimtar, poet, artist, e tjerë), nga diaspora ftohen në media; televizione, në radio apo gazeta për të fol për punën e tyre.

 Sa krijues nga diaspora janë në kryesitë e shoqatave të krijuesve të Kosovës? Sa vepra të autorëve nga diaspora janë botuar apo shpërblye nga shoqatat e Kosovës?

E gjithë kjo është mungesë e informimit jo të drejt të opinionit ose, edhe mos marrjes se mediave të Kosovës më shkrimtarët e diasporës, gjë që ata mbeten në harresë.

Si përfundim (pasi kjo është temë e gjerë), më zhvillimin e teknologjisë kumunikative, mediat gjithnjë po marrin rolin dominues ndaj shkrimtarit.

https://floripress.blogspot.com/2019/01/ne-spikame-te-lshk-se-shkrimtari-dhe.html


I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...