2019-01-28

Shkrimtari dhe mediet


Fotografia e profilit të Kristaq Turtulli

Nga Kristaq Turtulli

Krijuesi, publicisti dhe kritiku Flori Bruqi në shkrimin e tij : "SHKRIMTARI DHE MEDIA", ngre një problem mjaft të rëndësishëm. 

Me sa e kam ndjekur në vite këtë intelektual e ka shqetësuar vazhdimisht roli dhe rëndësia e medias, gazetarisë, kritikës dhe të vetë krijimtarisë letrare në përgjithësi.

Lind pyetja, a ka sot kritikë të mirëfilltë, profesionistë, të kthjellët, të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm për detyrën dhe përgjegjësinë kanë mbi supe si dhe rolin dhe rëndësinë, sot në trevat shqiptare dhe në emigracion?

 Mendoj se jo. Sigurisht ka mendime kritike për por këto nuk janë të kualifikuara që të drejtojnë mendimin dhe shijen e vërtetë artistike. Për ti dhënë audiencës kualitet dhe at të vërtetë.

 Mendimet që shkruhen dhe hidhen për librat që botohen më së shumti bëhen mbi bazën e miqësisë dhe të hatëreve dhe konsideratave personale.

 Sot ka në fluks të madh botimesh si kurrë më parë; Romane, libra me tregime, novela, libra poetike.

 Defekti i parë, mos kontrollimi i parë fillon qysh në momentin e dërgimit të librin në shtëpitë botuese.

 Botuesi nuk profesional, më të shumti as që merr vesh nga arti dhe letërsia. 

Ai e sheh librin si mall, jo vlerat artistike, por nga shuma e lekëve që afron autori, grafomani, apo shitësi i domateve. 

Botuesi nuk vret mendjen për cilësinë, por sa lekë do fitojë. Qysh prej këtij momenti fillon prishja e rregullit dhe bërjes tregti dhe jo art.

Libri botohet, kush ka miqësi me pushtetarët bën sukses, edhe pse libri është i dobët dhe pa vlerë. 

Kjo më së shumti është bërë e modës. Prandaj shumë herë flitet dhe lexuesi është larguar nga libri.

 Për mendimin tim është faji i botuesve, kritikës, grafomanëve që kanë hapur hendek të thellë midis libri dhe lexuesit duke u servire paçavure pa vlerë.

Krijuesi i vërtetë nuk ka pushtet, dhe më së shumti mezi përballon jetesën dhe kur përpiqet të botojë ndonjë libër duhet të lidhë kokën me shami për të gjetur lekë për ta botuar librin e tij. 

 Edhe pas botimit nuk e ka aq të lehtë për ta reklamuar, sespe ësht i drejtë dhe i ndershëm dhe ndjehet i hutuar. 

Përsëri këtu hyn media e ndershme dhe kritika e kualifikuar e zhveshur nga ndikimi dhe miqësia e sëmura. 

Të shohë dhe të evidentojë veprën e mirë dhe ta afrojë pranë lexuesit....

Toronto, 25.01.2019.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...