ZEF PERGEGA
Ndonëse ato duhej ti shërbenin si prijtarë në të gjithë jetën e vendit, politika e sotme djallëzore ka injektuar ne to nje shiringë me një helm mpirës.
Kultura zgjon ndërsa partia shtypë dhe sundon.
Ne emërin e së resë u shqimb e vjetra. Erdhën e dolën në skenë si në Shqipëri e në Kosovë disa gjysëm të talentuar si thupra që thyhen e lakohen apo disa veshlepur të urtë e servilë, për tu përdorur aty ku lypset nevoja.
Dhe ja mbërritem që një gazetar shqiptar apo kosovar e ka rrogën më te madhe se presidenti i Amerikës, kur fëmijet me kokrren e lotit ne trotuar lypin pak thërrime buke, ndërsa benzi i krytarit të partisë i spërkat me bërllokun e rrugës, i cili ia hedh dritës së syve.
E kam thënë edhe herave të tjera se z. Flori Bruqi është një arkitekt i qytetit të kulturës kombëtare.
Ai kur venë re se traret e fjalës së lirë, kirtikës letrare, si mjet për të lëvizur drejtë pozitivës, po kalbën nga injoranca gazetareske dhe nga njerëzit që paguhen për kulturën e karton zanin dri në kupë të qiellit.
Kultura e libri vjen në pytje me se pakti. A po vjen koha që të themi “Ç’dreqin na duhet libri?!
Një hamburger benë me shtrejtë se një libër. Blejmë raft për këpucet dhe për zarzavatet dhe jo për librin.
Njeriu nuk edukohet sot nepërmjet librit, por nepërmjet celularit.
Shkrimtarët sot po rendin për grada dhe jo për tema.
Kritika sot është lavd për autorin dhe një darkë e majme me gosti e flluska sapuni në valle.
Gazetari i kulturës më se shumti është pa kulturë. Si mund të ketë kulturë kur ai e merr diplomën me lek?! Masterin plagjaturë!
Investimi në kulturë është investim në identitet, pasuri e çmuar për të ardhmën, për trurin dhe mendjen e kombit, ajo ka vlerë më shumë se një ushtri.
Një libër rrëzon një perandori. Gazetari i rubrikës se kulturës nuk merr mundimin të përgatitet.
Madje ato kur marrin pjesë dhe komentojnë një libër që fare nuk e kanë lexuar.
Më së shumti shikojne recencën nxjerrin ndonjë pragraf, intervistojnë autorin dhe dy tre vetë dhe kaq. Flasin për veshjen jo për brendinë.
Në Amerikë vlerën e librit e vendos tregu. Recencat janë shumë të shkurtëra dhe koncize.
Nuk ka gazetar në Amerikë 20-24 vjeçar. Të gjithë kanë kaluar nepër kudhrën e jetës derisa u besohet ajo detyrë.
Gazetarët e sotëm nuk dinë të bejnë pytje. Studiot televizive kanë hyrë ne një rreth viciozë si kazane të vegjël, qe presin nga garuzhdja e qeverisë të ua mbushin tasat si lulekuqet mbi mure.
Organizata botërore që erdhën në Shqipëri dhe Kosovë gjoja për ti mësuar gazetarët me praktikën e re të demokracisë, ngriten një rrjet puthabythas të politikës, duke qenë ne sinkron me politikat e fqinjëve për asimilimin e kulturës kombëtare shqiptare, për ta zhveshë shpirtin poetik dhe atdhetar të shqiptarit, për te ia shterr kujtesen kombëtare si kështjella e pamposhtur e kombit shqiptar.
60 televizione në Shqiperi dhe pak me pak në Kosovë, të cilët flasin vetëm për Tiranën e Prishtinën, ku vendin e parë e ze lajmi politik, nuk e thonë një fjalë për 15 milion që jetojnë jashtë shtetit, rrugëve të botës ose nen sundimin e shtetëve që shekuj e shekuj e gjakosin shqiptarin dhe kulturën e tij.
Ka ardhur koha për një kongres për kulturën dhe gazetarinë, librin dhe kritikën si manifeste shpetuese.
Kështu e kuptojë unë shqetësimin e ngritur në një temë të atdhetarit në embrion të kulturës dhe syve të dritës se shqiptarit ,Flori Bruqit, për të përballuar sfiden e asimilimit dhe shlyrjes se virtytit kombëtar.
MOS HARRO O NJERI: SHUARJA E KUJTESËS KOMBËTARE ËSHTË SKLLAVËRI …Dhunuesit ishin dhe mbeten burgu dhe ferri ynë!
Zef Pergega
Albanian -Amerikan Institute
Autor dhe gazetar ne ADTV ne Detroit
Detroit me 23 janar 2019.