Në një kohë kur çdo foto përbën lajm, personazhet publike, kryesisht ato të shoëbiz vetëofrohen, çdokush identifikohet me një portal. Po gazetaria, është më lehtë sot të bësh gazetari apo ishte dikur?
Rexho: Është shumë herë më e vështirë, kam nisur gazetarinë rozë në 2008.Sot padiskutim është shumë më e vështirë, personazhet kanë median e tyre dhe nuk i plas. Kur vjen puna për promovim të punëve të tyre, ai thotë kam 200 mijë ndjekës në Instagram dhe nuk kam interes ta jap ty që ke 200 mijë ndjekës. Dhe problemi tjetër është se sot nuk ka më njerëz që duan ta bëjnë këtë gjë. Sot shumica e gazetarëve të rinj punojnë më shumë për para dhe famë sesa për pasion. Ne kemi gazetarë terreni të njëjtë njerëz që kanë qenë para 10 vitesh, nuk ka ndryshuar gjë në këtë raport. Shumë pak njerëz shoh me pasionin për të bërë gazetarinë e terrenit apo gazetarinë aktive, që ti je gjithmonë në kërkim të një lajmi, gjithmonë në ndjekje të tij.
Fitohet me këtë lloj gazetarie?
Rexho: Në këtë kohë që të gjithë kanë një portal nuk mendoj se fitohet më. Facebook ka krijuar disa lehtësira, ka bërë një makinacion që ti të fitosh para përmes klikimeve. Edhe disa partnerë, biznese të rëndësishme që vazhdojnë të mbështesin iniciativa të kësaj natyre. Me gjithë modestinë që më karakterizon, gjithmonë jam përpjekur të bëj një lloj diference në këtë treg. Herë ja dal, herë edhe unë bëhem pjesë e kësaj gjëje. Jam përpjekur që të paktën të bëhem burimi i parë i informacionit për portalet e tjera, me burimet dhe kontaktet e mia, me kërkesat e mia dhe marrëdhënien time jegjatë në shoëbiz. Jam përpjekur të përdor të gjitha lidhjet e mia për të krijuar lajme që të tjerër nuk i kanë dhe unë jam i pari që i prodhoj.
Pse të duan të gjithë artistët?
Rexho: Kur ka qenë rasti për të treguar të vërtetat i kam treguar ashtu siç kanë qenë, nuk kam bërë shtrembërim apo manipulim të saj. U kam dhënë atë që më kanë dhënë mua. Nuk mund të tregohem mosmirënjohës me dikë që në një moment të caktuar të jetës sime ku nuk kam qenë në këtë lulzimin që jam sot, autoritetin që kam sot në treg, më kanë besuar ekskluzivitete nga jeta e tyre. Unë jam një njeri që i kujtoj shumë gjërat dhe të mirat që njerëzit më kanë bërë.