2019-01-21

SHBA/ Zgjedhjet presidenciale të 2020-ës, ja emrat e parë për kandidatë

Rezultate imazhesh për donald trump

Një numër demokratësh ditët e fundit kanë filluar veprimet përgatitore për zgjedhjet presidenciale të 2020-ës.

Rezultate imazhesh për Joe Biden
Joe Biden

 Pritet që një numër i madh politikanësh demokratë të konkurrojnë përballë Presidentit Donald  Trump, i cili vitin e ardhshëm do të garojë për një mandat të dytë.


Jimmaloney.jpg
 Jim Malone

 Por, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jim Malone, për momentin nuk ka ndonjë pretendent mes demokratëve që duket i pozicionuar më mirë për fitore:

Rezultate imazhesh për elizabeth warren snl

 Elizabeth Warren


Senatorja Elizabeth Warren ishte ndër të parët që filluan përgatitjet për garën elektorale. Ajo shkoi në Ajova dhe Nju Hampshër për takime, dy shtete që zhvillojnë garat e hershme për përzgjedhjen e kandidatëve: “Sot, rroga minimale nuk i mundëson një nëne me një fëmijë të jetojë mbi nivelin e varfërisë. Mendojeni pak, për mua ky është debati më i rëndësishëm”.

Julián Castro's Official HUD Portrait.jpg
Julian Castro

Takime me elektoratin ka zhvilluar edhe ish-Sekretari i Strehimit, Julian Castro: “Së bashku do të dëshmojmë se shpresa mund ta kapërcejë frikën, se drita është më e fuqishme se errësira dhe se e vërteta është më e madhe se gënjeshtrat”.

Rezultate imazhesh për kirsten gillibrand
Kirsten Gillibrand

Përveç Warren, ka edhe gra të tjera që kanë deklaruar ose pritet të deklarojnë synimet për të hyrë në garë, ndër to Senatorja nga Nju Jorku, Kirsten Gillibrand, ligjvënësja nga Havai, Tulsi Gabbard, Senatorja nga Kalifornia, Kamala Harris dhe Senatorja nga Minesota, Amy Klubuchar. 


Rezultate imazhesh për Amy Klubuchar

Amy Klubuchar


Po ashtu pritet që në garë të përfshihen politikani nga Teksasi, Beto O’Rourke, Senatori nga Nju Xhërsi, Cory Booker dhe ish-nënpresidenti Joe Biden, i cili vjet bëri fushatë për kandidatët demokratë për Kongres.

Rezultate imazhesh për tulsi gabbard

Tulsi Gabbard

“E vetmja gjë që ka fuqinë e nevojshme për ta përçarë Amerikën është vetë Amerika.


 E kemi parë se kjo ka filluar dhe duhet ta ndalim! Menjëherë!”, tha Biden. Ai mund të jetë më i njohuri mes tyre, por për momentin asnjë nuk duket se gëzon epërsi, thotë analisti Larry Sabato. 


Rezultate imazhesh për Cory Booker


Cory Booker 


“Edhe vetë zoti Biden nuk ka ndonjë epërsi të dukshme. Ai rezulton tek 35-40% në anketa, pra më dobët se Hillary Clinton, e cila kryesonte në këtë periudhë para zgjedhjeve të 2016-ës”. 

Rezultate imazhesh për Hillary Clinton

Hillary Clinton

Demokratët duhet të përgatiten për një grup të madh konkurrentësh dhe një betejë të gjatë partiake për të nxjerrë fituesin, thotë analisti Jim Kessler.


Rezultate imazhesh për Kamala Harris
Kamala Harris

“Mendoj se gjatë procesit të përzgjedhjes do të bëhet e qartë se ky nuk është proces kurorëzimi, siç ndodhi me zotin Al Gore në vitin 2000, apo me Hillary Clinton në 2016. 

Rezultate imazhesh për John Kasich.


John Kasich.

Këtë radhë mendoj se procesi do të jetë shumë i ndezur”. 

Rezultate imazhesh për al gore


Al Gore


Presidenti Trump vazhdon të gëzojë popullaritet mes republikanëve, megjithëse në shifra më të ulëta se më parë. Por ka të ngjarë që ai të sfidohet nga ish-guvernatori i Ohajos, John Kasich.




“Nëse konkurroj, platforma ime do të mbështetet tek premtimi për ta ribashkuar vendin”. 


Presidenti e ka përqëndruar vëmendjen tek forcimi i mbështetjes në radhët e bazës së tij. Kjo e bën të vështirë që presidenti të hasë në rivalitet të fortë nga brenda partisë së tij.(VOA)

Fotografitë:Floripress

Presidenti amerikan Donald Trump do të shtyjë përpara marrëveshjet Kosovë-Serbi që përfshijnë interesat amerikane

                          Nga Flori Bruqi,PHD  Vuçiç është duke u përballur me protesta masive në Serbi. Sigurisht, ai ka interes që të shpë...