Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/01/20

Diaspora shqiptare kohë më parë para godinës së kryeministrisë në Tiranë ka përçuar mesazhe të qarta për qeverisjen dhe aktorët politikë në vend.



Ata u shprehën se kryeministri Edi Rama ka mbaruar, ndërsa bënë thirrje që të shporret një orë e më parë kjo klasë politike dhe sistemi zgjedhor, që po mban peng të gjithë shqiptarët.

“Ky kryeministër ka mbaruar, ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve të ngrihen e t’i shporrin, te vënë një standard mos i lini më shumë nëse nuk mbajnë premtimet”, tha një protestues.

Në mesin e tyre ishte edhe aktivistja, Alida Karakushi, e cila tha se themeli i demokracisë janë zgjedhjet dhe kodi zgjedhor. Sipas saj, ajo që i duhet shqiptarëve është që të kërkojnë lista të hapura që të kenë mundësi të zgjedhin sipas dëshirave.

“Problemi nuk është vetëm tek arsimi. Iu bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen me këtë protestë. Themeli i demokracisë ka të bëj me kodin zgjedhor. Na duhen lista të hapura, që shoqëria të zgjedh vetë kandidatin”, shtoi ajo.

Një protestuese tjetër shprehu indinjatën dhe kërkoi që të zgjohet një orë e më parë ndërgjegjja shoqërore. “Kur na kanë dhënë mundësinë e ndërgjegjes shoqërore, vetëm në zgjedhje? Është një sistem i tërë që na jep një Kushutetutë, por jo të drejta. Është një sistem i cili nuk ka çfarë të na ofrojë më shumë. Vetën duke larguar këto gjëra, mund të kemi një të ardhme. Ne i kemi parë të gjitha, skemi çfarë të shohim më. Këta duhet të ikin”, shtoi një tjetër.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...