Nga Flori Bruqi
Debatin"Shkrimtari dhe mediet" është organizuar nën përkujdesjen e Kryetarit dhe nënkryetarës së LSHK-së : Prof.Dr.Shyqri Galica dhe Albina Idrizit.
Zeqir Bekolli
Bedri Halimi
Flori Bruqi dhe Zeqir Bekolli
Flori Bruqi dhe Zeqir Bekolli
Ne debatin e LSHK -së përveç kumtesave, shkrimtarëve ju dha mundësia për të diskutuar rreth temave të debatit që ishte i lirë ku mund ti veçojmë edhe diskutime e shkrimtarëve:
Sylejman Dërmaku,Adem Zaplluzha,Veli Veli Behram Hoti dhe Migena Arllati .
"Floripress",RTV21 dhe RTK etj.
Opinionet e disa shkrimtarëve eminent nga bota ,lidhur temën janë të botuara në "Floripress " të cilat mund ti lexoni dhe vlerësoni ju lexues dhe shikues të dashur të "Floripress"-it.
Është fakt se në mungesë të kritikës letrare dhe në kushtet kur vetë shkrimtarët nuk duan më të shkruajnë për njëri-tjetrin, qoftë dhe në mënyrë kritike, siç ishte në fillimin e shekullit të kaluar (rasti Faik Konica – Naim Frashëri).
Fati i promovimit të vlerave të letërsisë ka mbetur në duart e gazetarëve të rubrikave kulturore të "Kosova sot", “Kohës ditore”, “Zërit”,"Kosovapress", “Epoka e re”,”Bota sot “ apo" RTV-21","RTK"-së , “Koha vision”, ”TV7”,”Klan Kosova’,Tribuna kanal " ," TV Klan" , “Top Chanel”, etj.,të cilët, me gjithë vlerësimet që meritojnë, në mos për tjetër për kohën që u kushtojnë shkrimtarëve duke i intervistuar pa i lexuar librat e tyre, duhet thënë se nuk janë pjesa më e kualifikuar e gazetarisë shqiptare.....
Theksojmë që gjatë ditës së sotme ishin prezent disa gazetar si fjala vjen
"Ekonomia live",RTV21 dhe RTK etj. të cilët nuk i dëgjuan kumtesat e shkrimtardëve deri në fund ...!
Një fjalë popullore thotë :
Nëse është ngrenë pitja tepsia ka mbetë.
Lexuesi i mirëfilltë mund ti shfleton dhe studion opinionet e dhjeta shkrimtarëve eminent nga trojet shqiptare dhe disapora për të kuptuar më mirë debatin.
Gazetarëve ju ofrojmë :OPINIONET DHE ANALIZAT PËR DEBATIN PUBLIK 'SHKRIMTARI DHE MEDIET " QË MUND TI LEXOJNË DUKE KLIKUAR NË WEB SAJTIN E ''FLORIPRESS''-IT :
Në redaksinë tonë kanë arritur këto shkrime lidhur me debatin e sotëm"Shkrimtari dhe media" që po i botojmë në tërësi :
Gazetarët ikën.Shkrimtarët e LSHK-së debatuan dhe pat kush ti dëgjojë dhe të shkruaj për ta....
Ndërsa RTV21 sa bukur gënjen :
Shkrimtarët flasin mes vete, ofendojnë gazetarët, kërkojnë të pamundurën
/21Media
Lexoni edhe këtë :
Ndërsa anëtari i LSHK,shkrimtari Dr.Ismet Hebibi shkruan :
SHKRIMTARI,MEDIAT DHE POLITIKA
Sikur në histori, letërsi, arte, shkenca dhe në jetë- shpiken rregullat e reja apo "thehen” rregullat e vjetra, një varg imi thotë:” poezia nuk duron rregulla të buta/poezia nuk mbijeton n’ kallype të ngurta”.
Si do ta çuanin letërsi bashkohore këtë që po e krijojmë ne- sikur të shkruanin si parardhësit dhe mësuesit tonë shkrimtar. Ata i kanë thënë më së bukuri me vargje dhe rima të kohës tyre, me ndjenja motive dhe fiziomnomi krijuese atë që është dasht ta thonë.
Ne duke i respektuar dhe mbrojtur si vlera ato,në kohë të re -duhet të hapin një rruge të re të poezisë.Një drejtim të ri- pse jo edhe një shtegtim të ri.I cili drejtim bashkohorë do të pranohet nga gjeneratat reja siq kemi pranuar ne nga parardhësit dhe mësuesit tonë shkrimtar rrugëtimin në art.
Kjo është fryme e re, fryma bashkohore e një shtegtimi poetik dhe nje stil i ri i shkruarjes së poezisë së re bashkohore.Pse jo edhe romaneve, dramave e gjinive tjera të artit bashkohorë.
Shtrohet pyetja:a është me mirë ti “imitojme” poetët e mëdhenjë apo të hapim nje shteg tjetër bashkohor në letërsi.Pra, shkurt e shqip, një rrymë të re bashkohore në letërsi.
Dhe kjo rrymë bashkohore afirmohet në fillim të viteve 70-80-ta të shekullit kaluar, dhe tani është në moshën më të mirë të pjekurisë.Këtë guxim e kanë vetëm erudititët dhe poetët e mëdhenjë bashkohorë.
Në letërsi po të mos ndodhte kjo, askush nuk do ta lexonte me kuriozitet poezinë imigj të atyre poetëve të kësaj kohe, të cilët shkrujanë si poetët e mëdhenjë të afirmuar në shekullin e kaluar,...
Sepse poezia afirmative e përparme është ajo që jemi rritur me te, dhe nëse kjo e sotmja nuk ecen në forma dhe stile të reja, nuk do të mundte të quhej poezi bashkohore e shekullit XXI.
Poezia duhet të ketë kurs dialektiko-filozofik të kohës, kuptim semantiko- artistik dhe porosi logjiko-filozofiko-humane.Ky është një artikull i shkurtë, për të hy në këndvështrimet e poezisë se sotme bashkohore, dhe në këndleximet dhe interpretimet e saj.Për këtë arsye unë dua të shpjegoi përse e shkruaj kështu poezinë. Këtë formë të re poezie e kultivoi gati 30 vite ,që nga libri i parë “Nunosje” 1980, botuar nga NGB RILINDJA, vazhoi me librin e dytë”Dritëzat e mashtrimit” botuar 1989 nga NGB RILINDJA, pastaj libri i tretë”Magjia e humorit të zi”, botuar 1995 ,"Diamantët e dashurisë" 2015 dhe kështu me radhë.
Libri i poezive ”NUNOSJE” i Ismet Hebibit, flet për talentin e autorit që t’i hetojë fenomenet poetike. Inkuadrohet në poezinë e ironisë tek ne, që merr një aspekt të ri e më të hapur nga brezi më i ri i poetëve.( IBRAHIM RUGOVA,Bota e re, 1 janar 1981).
...Me pjesët e veta më të realizuara, këtë bindje dhe këtë kërkesë tash e përforcon edhe përmbledhja e poezive”NUNOSJE”e Ismet Hebibit, e cila përqendrohet në fakte e plane të ndryshme të realitetit me qëllim të kumtimit të idesë sa më të plotë për të dhe për të fshehtat e ekzistencës dhe rrymimet brenda saj,...( XHEMAIL MUSTAFA,Rilindja, 3 janar 1981).
...Edhe bota e njëjtë e metaforizuar me mjete të njëjta, te Ismet Hebibi del me të tjera ngjyrime artistike.(…)Me fjalë të tjera, poezia e këtij poeti arrin t’i kundërvërë botës së rrumbullakët, botës atomike një tjetër, më të mirë, më subtile, atë të Orfeut.(ISMAIL BELAJ ,Fjala, 1 nëntor 1980).
...Mendoj se titulli “DRITËZAT E MASHTRIMIT” është çelës për ta kuptuar jo vetëm semantizmin e vjershave, por edhe për ta ndier disponimin poetik, emocionalitetin dhe intonacionin e vjershave,...( RAMADAN MUSLIU,Rilindja, 5 gusht 1989).
...Forma e të krijuarit poezi i të poetit dr. Ismet Hebibi, shkon duke prekur variacione moderne të poezisë europiane, të cilat janë jashtëzakonisht të qëlluar. Këto poezi nuk mund të rrudhen sepse në vete ngërthejnë artin e vlerës poetike dhe dallohen për nga rezultati i mëvetsishëm poetik në rezultatin e vlerës poetike,...( Hysen IBRAHIMI,Förslöv-Suedi , 2010-03-11).
Sepse koha e re don poezi të re, poezi që në vete ngërthen gjithçka të bukur që i duhet jetës së bukur.Ose gjithçka çka do të dëshironim nga jeta- poezia-filozofia-shkenca dhe ekzistenca e madhështisë-lirisë-mençurisë.
Këte poezi e parapëlqejnë shumë letrarë dhe lexues- dhe ka 30 vite që e aplaudojnë:si dikur poeti i ndjerë Fahredin Gunga,poeti Qerim Ujkani,kritiku dhe shkrimtari: Ali D. Jasiqi, i ndjeri kritiku i Bajram Krasniqi, redaktori Ali Podrimja, poeti Shaip Beqiri,shkrimtari Milazim Krasniqi, poeti Basri Qapriqi, ...
Dyvargëshi është stili im.Metaforat,simbolet dhe gjithë ajo që e bën magjike poezinë- i keni përpara.Shikoni me kujdes, analizoni me dituri dhe dashuri, verbi me germë të madhe e merr rolin e simbolit, kryefjalës, kallzuesit , pse jo të shkakut dhe pasojës së ndodhive të jetës dhe artit.
Poezia mund të lexohet në disa mënyra, varsisht nga shkollimi, intelektualizmi dhe erudicioni.
Po mundohem të shkruaj për të gjithë lexuesit,secili ta gjej veten- e kush dëshiron kënaqësi më shumë- duhet të thëllohet dhe do gjejë mënyrat e reja të leximit të poezisë në përgjithësi.
Poezia lexohet edhe mes rreshtave dhe kombinimeve asociative si verb, si varg, si strof, si vjershë,si mësim, si porosi, si amanet,...për jetë të begatë shpirtërore dhe për lumturinë e madhe njerzore!
Arti është jeta plotë gëzime, politikë e mirë dhe realizim i ëndrrave të bardha.Përse të mos ndodhin hap pas hapi gjitha këto mirësi dhe filozofi pozitive edhe në jetën e çdo njeriu.
Shkrimet akademike e të gjitha shkencave,arti dhe politika e mirë e kanë këtë detyrë të shenjtë- si me na lehtësuar brengat, si me na zbukuruar jetën dhe si me na bërë plotsisht të lumtur!
Verbi me germë të madhe, fillimi me germë të vogël dhe dyvargëshi stilistik është motoja dhe letërnjoftimi i poezisë time.Sikurse që është figurë dominante stilistike_ Shpirti i bardhë, metaforat mbretresha,etj!
Do të ishte mirë që secilin libër ta përcjellë kritika letrare, kritik nuk do të thotë çvlerësues, por në të vërtetë vlerësues arti dhe i krijimeve artistike.Por më se lehti është të kritikosh autorin nga qëllime të caktuara ose të dirigjuara!!!
Secili kritik duhet të ketë dije të madhe, zemër të pastërt dhe shpirtë human, e mbi të gjitha përvojë të sofistikuar me librat dhe elaborimet analitiko- kritike.Kjo do të thotë i ngritur superintelektualisht dhe i shkolluar artistikisht.Kritik i mirë është ai i cili ngritë vlera të vërteta, por edhe jep alterantivë për poetet e ri, si një varg tingëllon më bukur dhe si duken metaforat mbretëresha të një poezie të bukur.
Pra kritiku duhet të jetë poet i poetëve, shkrimtar i shkrimtarëve, filozof i filozofëve- Maestro i ditur dhe shkronjës artistik i artit bukur.
Gjitha shkrimet e bekuara si në art-shkencë-filozofi dhe jetë- dashuri- përjetësi- duhet të kene porosinë më madhështore dhe ta mbjellin pa u ndalur për gjeneratat e ardhshme formulën e madhe të lumturisë së vërtetë :si të rrojmë më bukur,më të lirë si shoqëri dhe individ,me me nderë dhe ligj, me më humanizëm dhe ta bëjmë jetën e çmuar në përgjithësi më të lumtur!
Mediat e kohës dhe politika luajnë rol kyç në afirmimin e shpejtë të shkrimtarit- dhe e kundërta e fundosin për një kohë
të shkurtër shkrimtarin e madh kur janë të shitura.
Shkrimtar, ju uroi përjetësi dhe kënaqësi artistike!
Dr.Ismet Hebibi
******
Lexoni :
Shkrimtarët kritikojnë mediet: Po merreni vetëm me politikë
PRISHTINË | 29 JAN 2019 | 13:41 | Nga Nexhmie Hyseni
Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës kanë organizuar debatin me temën “Shkrimtari dhe mediet”. Gjatë këtij debati mediet u kritikuan për mosvëmendje ndaj shkrimtarëve dhe sipas tyre në rend të parë e kanë marketingun dhe janë bërë pronë e politikave, raporton Ekonomia Online.Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve, Shyqri Galica, shprehu pakënaqësi ndaj medieve pasi ato nuk po u kushtojnë vëmendje sa duhet rolit të shkrimtarëve“Është shkrimtari krijuesi ai që e ushqen mediumin edhe kur ka rol informues dhe në rolin tjetër argëtues.
Shkrimtarja Albina Idrizi, kritikoi mediet pasi ato po merren vetëm me politikë dhe jo me vlera të tjera.“Në mediet ndikojnë kronika politike me rol punues larg strukturave gazetareske, media mundë të jetë shumë pozitive dhe të të afirmojë vlera, të zgjojë kreativitet të të rinjtë. Fatkeqësisht shkrimtari mbetet në hije”, u shpreh ajo.
PËRGATITI: FLORI BRUQI