
Lexuesit po i largohen gjithnjë e më shumë librit. Kështu po ndodh në Shqipëri,Kosovë dhe Diasporë por si gjithmonë këtu në Kosovë “tërmeti” është më i fortë.
Aspekte të ndryshme për temën "Shkrimtari dhe mediet" trajtuan në kumtesat e tyre shkrimtarët dhe publicistët Zeqir Bekolli, Bedri Halimi dhe Flori Bruqi, por për këtë temë folën edhe prof. dr. Shyqri Galica, Albina Idrizi, Sylejman Dërmaku, Adem Zaplluzha,Veli Veliu, Behram Hoti, Migena Arllati etj.
Përse kemi ardhur në këtë situatë?
Kjo pyetje u bë objekt i diskutimit gjatë Seksionit letrar të LSHK në Prishtinë (29.01.2019) , i një konference me temë “Shkrimtari dhe mediet", ku folën shkrimtarët Prof.dr. Shyqri Galica,Zeqir Bekolli,Bedri Halimi,Flori Bruqi,Migena Arllati, Sylejman Dermaku,Adem Zaplluzha,Veli Veliu,
Behram Hoti etj.
Prej vitesh, botuesit kanë dhënë alarmin për uljen e lexueshmërisë.
Ajo që spikaste në këtë takim bën përshtypje te të gjithë, që pjesa më e madhe e botuesve promovojnë autorët e huaj dhe kjo është diçka normale për tregun ku gjithsecili kërkon të shkojë. Kohët e fundit libri është vënë re që më shumë komunikohet, por duhet gjetur një mënyrë se si libri dhe shkrimtari të shkojnë më shpejt pranë lexuesit.

Pjesë e këtij diskutimi ishte studiuesi ,gazetari dhe shkrimtari i mirënjohur Prof.Dr. Shyqri Galica i cili tregoi se, “në ditët e sotme duhet të diskutohet më shumë se si ta përfshijmë komunikimin digjital në komunikimin e letërsisë.
Vazhdën e veprimtarive të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës po organizojmë debatin “Shkrimtari dhe mediet”, një temë gjithnjë aktuale dhe që është aq shumë e ndërlidhur me krijuesit, përkatësisht me shkrimtarin.
Në të vërtetë, janë dimensione të ndryshme nga mund t’i qasesh kësaj problematike, që aktualisht në mesin tonë po e përfill pak e herë-herë fare rolin e shkrimtarit, pa të cilin faktikisht nuk do të mund të bënte kurrfarë jete vetë media.
Është shkrimtari, pra, krijuesi ai që e ushqen mediumin edhe kur ka rol informues, edhe në rastin tjetër artistik-argëtues.
Pa dyshim raportet e tyre janë imediate dhe duhen parë gjithnjë në funksion të njëri-tjetrit, që në rrethanat tona nuk ndodh as në krijimtarinë letrare, as në paraqitjen e shkrimtarit në veprimtaritë publike.
Duke injoruar sidomos këtë të dytën, del sikur në botën letrare nuk po ndodh gjë, shkrimtarët po heshtin, ndërsa mediet aktualizojnë dhe gjëra triviale që në fakt irritojnë lexuesin, dëgjuesin e shikuesin.
Shkrimtari ka hapësirë të kufizuar, herë-herë dhe fare pa të, për t’i publikuar punimet e tij, kurse portreti i tij në pjesën dërrmuese mbetet anonim. Ndonjëherë paraqiten vepra të caktuara, ndonjë përurim rasti dhe shpesh krijuesi duhet të kënaqet vetëm me të.
Për fat të keq, mediet sikur injorojnë punën me aq përkushtim dhe dimensionin që trajton letërsia, sepse ai është një spektër i jetës sonë, është bota jonë komplekse me ngritjet e rëniet, me sukseset dhe dështimet, me të mirat dhe aspiratat që reflektohen tejetej krijimtarisë letrare e publicistike.
Duke shpresuar se do të kemi rast të ndjekim disa anë të kësaj çështjeje shumëdimensionale në këtë debat, uroj që të japim ndihmesën tonë edhe ne të tjerët me diskutime që do të zhvillohen qoftë rreth kumtesave, qoftë për probleme që janë me interes për t’u biseduar.",theksoi Prof.Galica.
Sipas shkrimtarit Flori Bruqi ,autor i një serie botimesh - një nga fenomenet e tranzicionit është që mediat sidomos pas vitit ’97 lanë shumë pak vend për letërsinë.
Sipas tij “arsye të tjera përveç politizimit të mediave janë të shumta, futja e letërsisë së huaj, e cila është e pashmangshme në sferën e globalizmit, tituj dhe emra për të cilët mungon kritika, por në mënyrë komerciale kanë gjetur rrugët e tyre për të arritur te lexuesi” theksoi Bruqi.

Bedri Halimi
Ish Kryeredaktori i "Kosovapresit" dhe ish redaktori përgjegjës i gazetës "Infopresit" shkrimtari Bedri Halimi shprehet se, “ka ardhur koha të digjitalizohet i gjithë sistemi i letërsisë”.etj..:
Nënkryetarja e LSHK-së Albina Idrizi ishte po ashtu pjesë e diskutimit mbi digjitalizimin, letrat dhe letërsinë shqipe. Ajo shprehet se, “nuk ka lexues sepse s’ka transmetim të mirë të kulturës”.
Albina Idrizi
Shkrimtari i njohur Sylejman Dermaku tregoi qartë mënyrën kushtëzuese të gjuhës kosovare për t’u përfshirë në Letërsinë shqipe. Ai shprehet se, “pengesat janë të natyrave të ndryshme por ajo që i pengon procesin e integrimit të autorëve të Kosovës në letërsinë shqipe, është pak më komplekse dhe nuk mund të thjeshtëzohet vetëm te gjuha”,theksoi shkrimtari dhe gjuhëtari i njohur Sylejman Dermaku.

Shkrimtari nga Prishtina Adem Zaplluzha shprehet në mënyrë figurative se koha e sotme është e bukur dhe plot ngjyra… Sipas tij, “libri më kujton periudhën universitare që është periudha më e lumtur e çdo njeriu, me ëndrrat, me moshën, ku në degët si ato të artit dhe ato të shkencave letërsia sigurisht që kanë më e pasur dhe më e mirë"-theksojë Zaplluzha.
Agjencia e lajmeve "Ekonomia online,RTK etj.që ishin prezent).
Shkrimtarët që i kritikuan mediat e shkruar,audio-vizive dhe elektronike (Zeqir Bekolli,Bedri Halimi,Flori Bruqi)i bënë për pesë pare redaksitë ,redaktorët e kulturës që nuk po i jepin shkrimtarëve vendin e merituar në Radio-Televizion dhe shtypin ditor .(F.B)

Sipas shkrimtarit Flori Bruqi ,autor i një serie botimesh - një nga fenomenet e tranzicionit është që mediat sidomos pas vitit ’97 lanë shumë pak vend për letërsinë.
Sipas tij “arsye të tjera përveç politizimit të mediave janë të shumta, futja e letërsisë së huaj, e cila është e pashmangshme në sferën e globalizmit, tituj dhe emra për të cilët mungon kritika, por në mënyrë komerciale kanë gjetur rrugët e tyre për të arritur te lexuesi” theksoi Bruqi.

Bedri Halimi

Zeqir Bekolli
Sipas gazetarit dhe shkrimtarit Zeqir Bekolli primare mbetet “lexuesi i cili reagon ndjeshëm për faktin që botuesit shqiptarë në këtë përçarje të madhe nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët për të bashkuar shqiptarët e Malit të Zi, Maqedonisë, Kosovës kryesisht dhe Shqipërisë për të krijuar një treg unik të paktën për leximin”.


Albina Idrizi


Flori Bruqi
Veçojmë edhe këtë së në takimin letrar muarrën pjesë edhe disa gazetarë të cilët ikën pa i dëgjuar diskutantët tjerë dhe filluan ti kritikojnë referuesit ngase sipas gazetarëve(RTV21,Agjencia e lajmeve "Ekonomia online,RTK etj.që ishin prezent).
Shkrimtarët që i kritikuan mediat e shkruar,audio-vizive dhe elektronike (Zeqir Bekolli,Bedri Halimi,Flori Bruqi)i bënë për pesë pare redaksitë ,redaktorët e kulturës që nuk po i jepin shkrimtarëve vendin e merituar në Radio-Televizion dhe shtypin ditor .(F.B)
No comments:
Post a Comment