2019-02-24

Kryeministri i Kosovës po përballet me presione të shumta, si të brendshme ashtu edhe ndërkombëtare për shkak të taksës 100% të vendosur produkteve serbe.




Kryeministri i Kosovës po përballet me presione të shumta, si të brendshme ashtu edhe ndërkombëtare për shkak të taksës 100% të vendosur produkteve serbe.

Por nga partia e tij thonë se Ramush Haradinajt nuk i është kërkuar të japë dorëheqjen. Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi tha  se qeveria mund te rrezohet nga 61 vota me anë të mocionit në Kuvendin e Kosovës, por kjo, nëse do të arrijnë të sigurohen aq.

Nuk është bërë nga askush kërkese për dorëheqje, citohet të ketë thënë Isufi; por ditën që do të grumbullojnë 61 votat, mund ta kërkojnë mocionin e mosbesimit për Qeverinë dhe normalisht që kur i kanë votat, nuk na pyesin neve, kalojnë në veprim, ka shtuar ai.

Sipas numrit dy të AAK-së, koalicioni qeverisës është duke funksionuar mirë, dhe përplasjet e deklaratave te partnereve, ai i konsideron normale në një qeveri që drejtohet nga disa parti te ndryshme.

Ne fakt, zyrtarisht nuk pranohet se koalicioni është i paqëndrueshëm, por është bërë tashme se brenda tij ka dy qëndrime lidhet me taksën e shumëdiskutuar, duke bërë që të shtohen zërat mbi mundësinë e krijimit të një qeverie me baze të gjerë, ku të përfshihej dhe partia me e madhe e opozitës, LDK.

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...