2019-03-02

Cikël poetik nga Dr. Agim Mala





Mos u frikëso




Do të shtohet prodhimi

Do të kemi hekur e benzinë
Deterxhente
Veshkë artificiale



Nga një raketë do ta kemi secili për kokë




Për ty do të prodhohen

kukulla me buzë të përgjakura
(Do të mashtrojnë edhe kësaj radhe)



Të të mos brengosë verdhësira

që ka rënë në stinën time



Shikoje qiellin mbi ne

Shikoje qiellin mbi ne
Sonte le të të marrë në parzmë paskajësia



Do të kemi bollëk këtë vit

Do të shtohet konsumi
ndanë shrenjtimeveqë na vijnë me kafen e mëngjesit



Qenien tonë të lindur e shesim me zbritje –

gëzuar!





NEONATUS



Vjen njeriu
pa flokë
pa dhëmbë
pa emër
Në takimin e parë mëson të qajë

I jap emër
ma merr edhe mbiemrin
I jap ajër
ujë e bukë të përsheshur-
nuk i mjafton
Ma merr zemrën
Më mban gjallë

Vjen njeriu
një
i pafuqi
nuk mund të ngrejë as trupin e imët
e me vete e sjell
një plang të madh dashuri
që nuk mund ta luajnë vendit
as tri ushtri

Vjen e më gjen
duke luajtur bixhoz me mikun
me të ardhmen
Më ulet pranë
merr mbi vete krejt ç'kam humbur

E pabesueshme
dy pëllëmbë mbi tokë
e gjithçka i shkon për dore

Vjen njeriu pa trokitur
pa frikë se do të vdesë urie
palla që s'i ha a kemi bukë
qumësht
lule ta lajmë për shëngjergj

Vjen i vogël
pa flokë
pa dhëmbë
me shikim të tretur
Nuk di ta dallojë zërin
as hijen as dritën
e miku i frikësohet
imzot
asgjë nuk po kuptoj


ALBBESIANI

1.
Përse fëmijët i tërheqin përdore
Se mos të mëdhenjtë i dinë rrugët më mirë
baba

2.
Përse na bërtet kaq shumë
mua e Lilit
Vetë ke thënë
atij që mundesh kurrë mos ia bëj

3.
Përse me shpie në çerdhe fëmijësh
kur mbrëmë isha i mirë
nuk bëra asnjë faj

4.
Mos ma mbyll ballkonin
dua të të shoh kur largohesh
nga ne

5.
(Atij i dhemb në qepallë.
Mua në zemër
dhembja e tij)

6.
Ç'është Kosova baba
përse zihet kaq shumë ngojë

7.
Përse ky njeri
nuk ka këpucë si këto
ecën i kërrusur
me sy në tokë

8.
Përse nuk ka vend për zogj
për qengja
në banesën tonë

9.
Kur të rritem
do të bëhem shitës baba
të të jap bukë e çamçakëz
kur nuk ke para

10.
(Ai pa gjumë katër vjetë e tij
me pikëpyetje)

TRUNGU


Zëri i të sëmurit ndjell
krrokamë sorrash
që nuk dinë asgjë për vdekjen
furtunë mbi Gadishull

2.
Përtej bjeshkëve që shikohen me nënqeshje
në mes meje e teje
që kemi zënë dy pika të palëvizshme planeti
vrapon fëmija
me gjak lirie
kërkon udhën e braktisur
gjurmët e qerreve

T'i thuash a të mos i thuash
dikush të shikon shtrembër

T'i thuash
të mos humbasë kohë
gjurmë nuk mund të gjejë
se ne ishim
as nuk shkojmë
Trungu është i vjetër
rrënjët në ka të zi

Të mos i thuash
se ujku e ka yllin e vet të fatit
Të mos i thuash asgjë
që prish gjakun e fëmijëve

3.
Zëri i të sëmurit
zbon spitalet, mjekët, infermierët
korridoret e bardha, katin, mesnatën

Njeriu ngrihet nga shtrati
fil abazhurin
ndez diellin
Braktis spitalin si gjarpri lëkurën
fëmija e tërheq përdore

Zonja e zotërinj
paçim fat e ilaç për sy të ligj
të na mbetet gjaku ynë i qetë

Përgatiti :Flori Bruqi 

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...