2019-03-02

Grosha pa kripë : Mogherini është e përkushtuar ndaj dialogut Serbi-Kosovë!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se ekziston një mbështetje e fshehtë për taksën e vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet serbe nga një vend evropian, por edhe nga qarqe të caktuara në Shtetet e Bashkuara nga administrata e vjetër.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Vuçiq ka thënë se ky nuk është rasti me administratën aktuale të Shteteve të Bashkuara, e cila është absolutisht kundër taksës.

“Edhe letra e nënshkruar nga (Matthew) Palmer dhe çfarë është thënë nga (Donald) Trump dhe (John) Bolton në mënyrë të qartë kuptohet se ata janë kundër taksës”, ka thënë Vuçiq.


Ndryshe taksa 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ishte vendosur nga Qeveria e Kosovës më 21 nëntor 2018.

Po sipas mediave në Serbi, Vuçiq ka folur edhe rreth zgjedhjeve të mundshme në Serbi, për të cilat ka thënë se ato janë të mundshme nëse situata lidhur me Kosovën mbetet e pandryshuar, domethënë nëse Prishtina nuk heq taksën.

“Nëse nuk ka heqje të taksës, nuk ka bisedime, është e qartë”, citohet të ketë thënë Vuçiq.




Rezultate imazhesh për evropa dhe kosova

1.

DioGuardi: SHBA-të dhe BE-ja po i tejkalojnë kufijtë me taksën

Unë besoj se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë tejkaluar kufijtë e tyre duke i bërë thirrje Kosovës që të shfuqizojë tatimin e 100 për qind të importit nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

Një vend sovran ka të drejtën sovrane të ngarkojë çdo gjë që dëshiron të ngarkojë. Dhe meqenëse Kosova nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, vendimi i saj nuk ka të bëjë asgjë me BE. Përveç kësaj, është në kundërshtim me Shtetet e Bashkuara që të thonë, siç ka bërë rishtazi, se e respekton sovranitetin e Kosovës, por që Kosova duhet të pezullojë tatimin.

Meqenëse Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk i kanë kërkuar Serbisë të njohin produktet e Kosovës apo të ndalojnë fushatën e vet diskredituese ndërkombëtare kundër Kosovës, unë besoj se ata duhet të përmbahen nga ndërhyrja në vendimin sovran të Kosovës. Unë nuk kam diskutuar me Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn për shumë vite dhe prandaj nuk jam e vetmja që mendoj se çka e çoi deri te vendimi i tij për tarifat e tregtisë.

Por unë e kam shumë mirë të njohur deklaratën e tij të përsëritur në shtypin shqiptar se Kosova është e gatshme të heq taksën sapo Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

Sipas mendimit tim, ky është hapi i parë që Serbia duhet ta ndërmerr nëse është e sinqertë në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Kosovën që zgjidh konfliktin serb-shqiptar dhe i vendos të dy vendet në një rrugë për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Është e pamundur të arrihet një marrëveshje e ndërsjellë nëse Kosova dhe Serbia nuk vijnë në tryezë si shtete të barabarta dhe sovrane.

Dhe është Serbia e jo Kosova, ajo që po i ndalon negociatat me qëllim të vonimit të mëtejshëm të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Përgjigja ndaj thirrjes për shkëmbim kufijsh

Thirrja e Serbisë për një shkëmbim të territorit është një përpjekje për të mohuar të drejtën e Kosovës për vetëvendosje dhe për të rihapur diskutimin e statusit të Kosovës si një komb sovran - një status për të cilin Serbia ka punuar për ta dëmtuar që nga fillimi i bisedimeve Prishtinë-Beograd në vitin 2011.

Bazuar në qasjen e Serbisë gjatë dialogut të ndërmjetësuar nga BE (që atëherë Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Zonja Catherine Ashton këmbënguli se do të përfundojë në 2013 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit), është bërë e qartë se Serbia po shtyn për shkëmbimet territoriale për të vonuar, nëse jo për të penguar tërësisht, normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën.

Është thellësisht shqetësuese të shihet se zyra e Federica Mogherinit, Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, kërkon që të varrosë njohurinë mbi favorizimin e BE-së ndaj Serbisë në të gjitha bisedimet Prishtinë-Beograd, duke e nisur një proces edhe më shkatërrimtar të shkëmbimeve kufitare që ka shkaktuar tashmë paqëndrueshmëri në Ballkanin Perëndimor.

Besoj se territori midis Serbisë dhe Kosovës mund të shkëmbehet vetëm nëse Serbia e njeh sovranitetin e Kosovës, pushon tentimin që të zgjidhte rezultatin dhe të pajtohet për një votë të lirë që mbikëqyret ndërkombëtarisht. Por ky nuk është realiteti. Beogradi këmbëngul që të merr të gjithë territorin e Kosovës në veri të lumit Ibër (në vend të vetëm një pjese më veriore të zonave me shumicë serbe të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut) dhe dëshiron t'i japë Kosovës vetëm një pjesë të luginës së Preshevës në Serbinë jugore (në vend të zonave me shumicë shqiptare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit).

Serbia dëshiron të shtyjë njohjen përfundimtare të Kosovës, derisa është duke i ndjekur synimet e veta ekspansioniste (synimet që çuan deri te krijimi artificial i Republika Srpska në fund të luftës në Bosnjë në 1995). Nën këto rrethana, Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët tjerë të bashkësisë ndërkombëtare duhet të përjashtojnë mundësinë e ndryshimeve kufitare. Për fat të mirë, Gjermania, Britania, Holanda dhe Italia e kundërshtojnë këtë ide. Në fundi, nuk ka as konsensus politik as mbështetje publike në Kosovë për një shkëmbim të territorit. Sondazhet e kryera nga Instituti Demokratik i Kosovës në shtator të vitit 2018 tregojnë se 75 për qind të anketuarve janë kundër ndryshimeve kufitare dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk e ka mbështetjen e Kuvendit të Kosovës për të bërë një shkëmbim të territorit si pjesë të fazës përfundimtare të negociatave.

Pse Kosova duhet të qëndrojë në kursin e vet?

E vetmja mënyrë që Kosova mund të ketë sukses është nëse qeveria e saj dhe populli i saj qëndrojnë në kurs të vet. Është koha që elita politike kosovare të merr një qëndrim pro-aktiv drejt së ardhmes së Kosovës dhe të imponojë reciprocitet të plotë ndaj Serbisë. (Siç e thashë më parë, imponimi i Kryeministrit Haradinaj për tatimin 100 për qind të Kosovës është hapi i parë). Kosovarët duhet të insistojnë që bashkësia ndërkombëtare të respektojë sovranitetin e Kosovës


2.

Mogherini është e përkushtuar ndaj dialogut Serbi-Kosovë!



Në një konferencë të përbashkët për media, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Maria Apostolova dhe përfaqësuesi i delegacionit të Parlamentit Evropian, David McAllister, është folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, taksës së vendosur ndaj produkteve serbe dhe idesë për korrigjim të kufijve.
Aposotolva ka thënë se kupton mesazhin politik që Kosova ka dashur ta jap përmes taksës, por mendon se tashmë duhet të merren vendime për pezullimin e taksës për të vazhduar dialogun.

“Tarifa e ka shkelur edhe frymën e marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Ne e kuptojmë se sa e rëndësishme është për Kosovën. Ne e kuptojmë mesazhin politik që ka pasur kjo taksë, por tashmë ajo ka dhënë efektin e duhur dhe duhet merren vendimet e duhura për të vazhduar dialogun”, ka thënë Apostolova.


McAllister është pyetur nga gazetarët rreth deklarimeve të kryeministrit Haradinaj, se ndërmjetësuesja e dialogut, Federica Mogherini, po e përkrah hapur Serbinë. Ai ka thënë se edhe përkundër faktit që vjen nga një lëvizje politike që ndryshon shumë nga ajo e Mogherinit, mendon që ajo është paanshme.


“Në deklaratën time përmenda që Mogherini është e përkushtuar ndaj dialogut. Po punon shumë për këtë çështje, dhe këtë gjë po e bën me një paanshmëri të plotë. Meqë e përmendet që unë jam anëtar i CDU-së, dhe unë jam nga një grup tjetër politik nga ai i zonjës Mogherini, dhe dua të theksoj edhe më shumë se ajo është e paanshme. Thjesht ajo duhet të jetë e paanshme, sepse BE-ja është ndërmjetësues i dialogut, dhe objektivi ynë është që të sjellim Beogradin dhe Prishtinën në tavolinën e dialogut”, ka thënë McAllister.



I pyetur rreth idesë së korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve, McAllister ka thënë se BE-ja nuk e shtynë përpara asnjë ide, duke treguar se BE-ja është për ruajtjen e natyrës multietnike të Serbisë dhe Kosovës.


McAllister tha se BE-ja mbështet çfarëdo marrëveshje për të cilën pajtohen Prishtina dhe Beogradi, e që duhet të jetë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe që do të vendoste stabilitet në rajon.


“Ne nuk e shtyjmë përpara asnjë skenar. Siç tha Apostolova, tashmë ka ardhur koha kur duhet vërtet të rifillojë dialogu dhe rekomandojmë fuqishëm këtë gjë. Në lidhje me debatin për shkëmbim të territoreve, ne kemi një qëndrim si BE. Pozicioni i ynë për Kosovën dhe Serbisë është që PE verën që debati për korrigjimin e kufijve, dhe shkëmbimin e territoreve. PE nënvizon natyrën multietnike të Kosovës dhe Serbisë, dhe kjo duhet të mbrohet-multnietniciteti. Mbështesim dialogun për normalizim të raporteve. Çdo marrëveshje mund të jetë e pranueshme nëse pajtohen dy palët, marrë parasysh të drejtën ndërkombëtare. Unë e kam hartuar këtë tekst, dhe ky është pozicioni im. E kuptoj që Merkel ka folur shpesh herë, ka opinion më ndryshe.. Por unë jam si përfaqësues i BE-së dhe i mbetem këtij pozicioni”, ka përfunduar McAllister.


Ai ka thënë se vizita të tjera të këtij niveli do të ketë pas zgjedhjeve që do të mbahen në Bashkimin Evropian.


3.


Ramush Haradinaj- Hashim Thaçit: 
Nuk na mashtron me korrigjim të lehtë të kufijve


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me tone të ashpra i ka bërë thirrje presidentit Hashim Thaçi që të mos mendojë që e mashtron Kosovën me korrigjim të lehtë të kufijve sepse, kjo siç thotë ai, nuk do të ndodhë.
Sipas tij, asnjë pjesë të territorit të Kosovës nuk kontestohet dhe për ketë arsye nuk mund të ndodhë asnjë korrigjim i kufijve dhe se Kosova në kufijtë 17 shkurtit nuk kthehet prapa.

“Nuk ka budallë më, njëherë na kanë befasuar, më jo”, tha ai.

Haradinaj bëri të ditur se siç e quan ai loja e kufijve ka hyrë shumë thellë.



Kreu i qeverisë, gjithashtu përsëriti se nuk do të ketë “Republikë të Dodikut”, asociacion me kompetenca ekzekutive të komunave me shumicë serbe.

Ndërsa, sa i përket largimit të trupave amerikane, tha se ne dëshirojmë që ata të mbesin në Kosovë, sipas tij ata janë në shtëpi dhe të vet dhe asnjë veprim i Kosovës nuk do ta prish këtë marrëdhënie.

“Janë disa prej Kosovës që i thonë shtoja edhe qeta se e largon taksën. Ambasadorja e Kosovës në SHBA, nuk është e Kosovës është e Hashim Thaçit”, tha ai.

Këto komente Haradinaj i bëri gjatë mbajtjes së Kuvendit të tetë zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në qytetin e Deçanit.


4.



Hashim Thaçi s’heq dorë:

Do të ketë korrigjim të kufirit me Serbinë


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do të ketë korrigjim të kufirit me Serbinë dhe bashkëngjitje të Luginës së Preshevës me Kosovën. Ka thënë se ky është vizioni i tij dhe do të punojë për të ndryshuar Kushtetutën për ta bërë pjesë të Kosovës edhe Preshevën, Bujanocin e Medvegjën.
“Korrigjimi i kufirit, po. Me një shtet të pavarur dhe sovran të Kosovës. Me përfshirjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën. Do të punoj për të ndryshuar Kushtetutën. Ndryshimi i Kushtetutës nuk është fundi i botës”, ka thënë Thaçi nga Prizreni.

Shefi i Shtetit nuk është marrë me akuzat e Ramush Haradinajt se po e mashtron popullin kur po flet për ndryshim të kufijve.

Sidoqoftë, Thaçi ka thënë se me Serbinë s’do të ketë shkëmbim të territoreve dhe as asociacion të komunave serbe me kompetenca ekzekutive. Ka kundërshtuar edhe idenë për një Union Ballkanik.



“Ideja e shkëmbimit të territoreve është ide e keqe. Është pazar. Nuk do të lejoj të ndodh. Me asnjë çmim. Por, dua të potencoj gjithashtu, jo që do të shtrohet në tavolinë, por s’do të lejoj as që të diskutojë dikush për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Kreu i Kosovës ka thënë se kushdo që nuk respekton këshillat amerikane është në anën e kundërt të historisë.

“Respektimi i këshillave të SHBA-së thekson qartë drejtimin tonë të drejtë si vend e shoqëri. Anën e drejt të historisë. Çdo kryeneçësi tjetër është ana e gabuar e historisë”, ka shtuar ai.

5.


Kujt ti besohet ?


BE-JA MBËSHTET KORRIGJIMIN E KUFIJVE SI ZGJIDHJE MES KOSOVËS E SERBISË


BE-ja mbështet korrigjimin e kufijve si zgjidhje mes Kosovës e Serbisë
Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, deklaroi sot se ajo është ende e bindur se pavarësisht vështirësive ekzistuese, dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës mund të vazhdojë.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se të dy palët mund të arrijnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve, por vendimi për këtë u takon Prishtinës dhe Beogradit, dhe jo Brukselit.

Në një konferencë shtypi pas një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel, Mogherini përsëriti se vendimi i autoriteteve kosovare për tarifat për mallrat nga Serbia dhe BeH po e minon dialogun dhe e ftoi Prishtinën ta tërheqë këtë vendim, pasi dialogu duhet të udhëhiqet në një atmosferë besimi dhe respekti.


Mogherini tha se BE vazhdon të ofrojë mbështetje të plotë për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë me qëllim që të dalë me një rezultat pozitiv – një marrëveshje ligjërisht detyruese që do të zgjidhë të gjitha çështjet lidhur me normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

“Është e rëndësishme për BE-në dhe është e qartë që nga fillimi se do të mirëpresim rezultatin që në mënyrë gjithëpërfshirëse trajton të gjitha çështjet që lidhen me normalizimin në një mënyrë të detyrueshme ligjërisht dhe në lidhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe rregullat e BE-së. Do të thotë se nuk ka ndarje etnike brenda vendeve dhe mes vendeve”, tha Mogherini e pyetur nëse ideja e korrigjimit të kufijve është e pranueshme për BE-në, raporton KP.

Ajo shtoi se “pavarësisht nga rregullimet që të dy palët mund të flasin në të ardhmen, kjo asnjëherë nuk do të përfundojë në vendet etnikisht të pastra”.


Mogherini shtoi se çdo zgjidhje e mundshme duhet të jetë e pranueshme për të dyja palët dhe se Beogradi dhe Prishtina duhet të bien dakord për këtë dhe në Bruksel.

6.

 Çka kërkoi SHBA-ja dhe Evropa nga Hashim Thaçi, por ky nuk i dëgjoi


SHBA dhe Evropa nga 2008, kërkuan që Thaçi të zhvilloi vendin në frymën e demokracive evropiane, gjë të cilën ai nuk e bëri.

 Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa e njohën Kosovën shtet në kufijtë që ajo kishte me Kushtetutën e viti 1974.


SHBA-ja dhe Evropa nga viti 2008 kërkuan që Hashim Thaçi të zhvilloj vendin në frymën e demokracisë evropiane, gjë të cilën, Hashim Thaçi nuk e bëri.

-Hashim Thaçi instaloi logjikën primitive të qeverisjes përmes krimit dhe korrupsionit, ndërsa nga paaftësia e tij për të qeverisur vendin po i lutë ndërkombëtarët që një pjesë të territorit të Kosovës të ia falë Serbisë dhe se : 

- Serbia duroi bombardimin 77 dite për te mbrojtur territorin;

- SHBA dhe Evropa e njohën Kosovën shtet ne kufijtë qe ajo kishte me Kushtetutën e vitit 1974;

- SHBA dhe Evropa nga 2008, kërkuan qe Hashim Thaçi te zhvilloi vendin ne frymën e demokracive evropiane, gjë te cilën ai nuk e beri;

- Nga 2008 e deri me 2018, Hashim Thaçi instaloi logjiken primitive te qeverisjes përmes krimit dhe korrupsionit;

- Hashim Thaçi, nga paaftësia për te qeverisur vendin, po i lute ndërkombëtarët qe nje pjese te territorit te Kosovës te korigjojë me Serbinë ? 

- Krejt këtë pune është duke munduar ta "lyen me kos" te nacionalizmi - patriotizmit.



Flori Bruqi

Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...