2024-12-31

Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                  

Gazeta "Dibra" - KUSH ËSHTË Z.FLORI BRUQI ? Flori Bruqi... | Facebook


                Nga :  FLORI BRUQI 


Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani me të dashurit tuaj:




1. Me shpresë dhe entuziazëm, mirëpresim ditët që vijnë. Të urojmë një vit të mrekullueshëm, të mbushur me bekime dhe momentet më të bukura. Gëzuar!


2. Pavarësisht nga vështirësitë e kaluara, dua të të uroj një vit të ri të mbushur me shpresë dhe energji pozitive. Ti je një burim i jashtëzakonshëm frymëzimi për mua!


3. Tani që jemi në prag të Vitit të Ri 2025, ndaj të lutem të kujtojmë se çdo sfidë është një mundësi për të mësuar dhe rritur. Uroj që vitin që vjen të jetë një vit suksesi për të gjithë ne!


4. Le të bëjmë një premtim për vitin e ri: të jemi më të mirë, më të dashur dhe më mbështetës për njëri-tjetrin. Gëzuar Vitin e Ri 2025 !


5. Viti i Ri është mundësia jonë për të filluar gjithçka nga fillimi. Të uroj një vit të mbushur me energji të reja dhe aspirata të arritshme.

6. Ndërsa mendoj për miqësitë tona dhe të gjitha kujtimet që kemi ndarë, e ndjej se çdo vit sjell mundësi të reja për të krijuar histori të reja së bashku. Gëzuar Vitin e Ri 2025!

7. Uroj që Viti i Ri  2025 të sjellë vetëm suksese dhe gëzim për ty dhe të dashurit tuaj. Çdo moment i lumtur është një dhuratë për t’u çmuar.


8. Mos harro se Viti i Ri është një mundësi për të nisur të gjitha ëndrrat e tua. Bëj një hap përpara dhe beso në veten tënde! Gëzuar 2025!


9. Në këtë natë magjike, më lejoni t’ju uroj shëndet, lumturi dhe dashuri në çdo hap të rrugës suaj. Uroj që gjithçka të shkojë ashtu si e ke dëshiruar.


10. Pra, zbukuroje vitin tënd me momentet më të bukura dhe mbaje gjithmonë në mendje se çdo fillim është një mundësi e re. Gëzuar dhe le t’i gëzojmë së bashku ditët që vijnë!


Urimet në këtë vit të ri na lejojnë të shprehim ndjenjat tona më të thella për ata që i duam. Çdo fjalë e urimit është një simbol i lidhjes dhe besnikërisë që ne ndjemë ndaj njëri-tjetrit. Megjithëse mund të jemi larg fizikisht, mesazhet tona arrijnë përmes zemrave dhe mendjeve tona.

Gëzuar 2025, dhe le të fillojmë çdo ditë me energji pozitive dhe një zemër të hapur për mundësi të reja. Ndarja e këtyre urimeve i sjell njerëzve afër dhe i inkurajon ata të besojnë në ëndrrat e tyre!


Çdo fund vit bëhemi gati t’iu dërgojmë urimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve me dëshirat më të mira për vitin që po vjen, por edhe duke i projektuar planet për të ardhmen në Vitin e Ri 2025.

Viti i Ri  2025 është një mundësi e shkëlqyer për të reflektuar mbi vitin që shkoi dhe për të parashikuar ato që na presin në të ardhmen. Natën e Vitit të Ri, ne mblidhemi me ata që duam për të festuar së bashku, duke ndarë mesazhe urimi që reflektojnë dashurinë dhe mirëqenien tonë për t’u shprehur tek ata që na rrethojnë.


Festimi i Vitit të Ri është një traditë që shkon përtej kulturave dhe kufijve. 


Kjo është një periudhë e veçantë e vitit që na sjell së bashku dhe na kujton rëndësinë e miqësisë, dashurisë dhe mbështetjes. Gjatë kësaj festive, ne jemi të prirur të ndihmojmë njëri-tjetrin të vendosim qëllime për vitin e ri dhe të reflektojmë për gjërat që duam të arrijmë. Pse të mos fillojmë këtë rrugë duke ndarë disa urime të veçanta?


 Secili prej nesh, në mënyrën e vet i analizon të arriturat dhe sukseset, fitoret dhe humbjet gjatë vitit që po e lëmë pas. Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore Viti 2024, që e lamë pas fillojë mbarë për shqiptarët e Kosovës me liberalizim të vizave, të kësaj pengese të vënë padrejtësisht nga bashkësia ndërkombëtare. 

Heqja e vizave për lëvizje të lirë, ishte një mundësi e mirë për qytetarët kosovar për të vizituar familjarët e tyre në emigrim dhe jo vetëm. Ishte dhe mbetet një mundësi e mirë e shqyrtimit të mundësive dhe e krijimit të lidhjeve biznesore të afaristëve shqiptarë dhe e marrjes së përvojave e të bërit biznes sipas standardeve evropiane. 


 Përderisa deri më 1 Janar 2024, lëvizja e lirë ishte vetëm ëndërr e shqiptarëve, ajo që deri dje ishte e pamundur për shqiptarët u bë realitet dhe e prekshme nga secili që i kishte mundësitë financiare për të dalë jashtë shtetit. Tani, pasi na e hoqën pengesën kolektive, atyre që ishin të privuar nga e drejta universale e lëvizjes së lirë ju duket sikur jetojnë në një botë tjetër e cila deri dje ju dukej si ëndër e bukur, por e pa arritshme. Të urojmë njëri-tjetrin për Vitin e Ri? 

 Të urojmë sepse besojmë në të nesërmën më të mirë. Edhe pse e mira qëndron e fshehur, ajo jeton në shpirtin e njeriut.

 Urimi simbolizon shpresë dhe dashuri njerëzore, krijion besim dhe shpresë për një fillim të ri e të mbarë për secilin, që ta realizojë atë që i ka munguar deri më tani. 

 Urimi për Vitin e Ri e shpërfaqë ndjenjen e dashurisë dhe besimit në Zot dhe Atdhe, urimi është ndjenjë dhe reflektim sublim i shpirtit të njeriut për shpresë dhe mirëqenje të përbashkët në këtë botë gjithnjë e më të trazuar.

 Kur urimin e bëjmë me zemër dhe shpirtë për njëri-tjetrin, ai na kthehet në mision që ia ngarkojmë vetes për realizim të përditshëm të objektivave tona përgjatë 365 ditëve të vitit kalendarit dhe përtej tij. Urimi për shëndet dhe mirëqenje është më shumë sesa një dëshirë personale, është një lutje e thellë shpirtërore për paqe, harmoni dhe begati familjare. Pas çdo urimi qëndron një dëshirë personale dhe një ndjenjë e thellë shpirtërore të cilën synojmë ta realizojmë brenda 365 ditëve të vitit kalendarik, që t’na bëjë të lumtur dhe të barabart me të tjerët. Urimet tona në natën e Vitit të Ri janë shprehje e dëshirave, janë pasqyrë e shpirtit tonë, janë lutje personale dhe kolektive, që kalon përtej kufijve familjarë dhe përtej kuhfijve shtetërorë nga do që i kemi më të dashurit tonë. 

 Po e lëmë pas edhe një vit të mbrapsht Edhe optimistët më të mëdhenjë nuk mund ta ndjejnë vetën mirë në këtë fundvit, shkaku i dështimeve të mëdha të politikës dhe katandisjes së shtetit për shkak të politikanëve të papërgjegjshëm! Njerëzit e veshur me pushtet dhe ata që qëndrojnë afër tyre edhe më tutje do të mbushin xhepat me paratë e taksapaguesve të varfër të Kosovës, ndërsa në anën tjetër mijëra shtetas kosovar të shtyer nga varfëria dhe denigrimi social do ta braktisin Kosovën, ndoshta për të mos u kthyer më asnjëherë vendlindjet e tyre! Mbështetja nga mërgata e partive të dështuara politike dhe angazhimi parcial i mërgatës në politikë, jo vetëm që nuk e ndihmon ndryshimin, do t'u ndihmojë vetëm politikanëve të korruptuar për ta shfrytëzuar si alibi mbështetjen e mërgatës e cila do të bëhet objekt kalkulimi i votave të partive të mëdha në dy proceset e ardhshme zgjedhore. Vëllezër dhe mota, qytetar të dashur të vendit tim dhe bashkatdhetarë në botën mbarë, përmes shkrimit të mësipërm po e perfundojë edhe këtë vit kalendarik, duke ndarë me ju mendimet dhe opinionet, analizat dhe kolumnet politike. Me këtë rast ju falenderoj të gjithëve për kontributin e dhënë në mbështetjen dhe kritikat e shëndosha në funksion të ndryshimeve pozitive për të mirën e shtetit dhe qytetarëve. Pasqyrimi i realitetit është obligim qytetar i secilit prej nesh, e aq më tepër i një analisti dhe gazetari në përmbushjen e misionit fisnik ndaj shtetit dhe qytetarëve të vendit në përgjithësi. Sikurse deri më tani, edhe në vitin 2025 do të jemi së bashku në shërbim të vendit dhe qytetarëve, pa u dorëzuar asnjëherë përballë sulmeve dhe kërcënimeve të hijenave partiake, klaneve dhe grupeve të interesit. Përfundimisht kemi arsye të ngremë dolli e të festojmë, sepse po e lëmë pas një nga vitet më të mbrapshta dhe më të shëmtuara politike, për të vazhduar rrugëtimin tonë drejt ndryshimit pozitiv dhe shtigjeve të ardhmërisë në Republikën e Kosovës. Gëzuar, me këmbë të mbarë në vitin 2025, qoftë ky një vit i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë shqiptarët në trojet etnike dhe diasporë, gëzuar!

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...