Shkruan: Akademik Prof Dr Hakif Bajrami
Prandaj kjo sprovë është ftesë për mësim
Bashkimi Evropian si po dëshmohët nuk është organizatë –trust progresiv, por po dëshmohët se është fjala për luftë të re në rrethana të reja për sfera të interesit. Këtë konkluzë e nxierrim nga fakti se çka u nevoit për t` i lejuar vizat Kosovës, por që menjëherë Kosovës iu vunë masat ndëshkuese pa asnjë argument. Prandaj, intelektualë dhe politikanë shqiptarë, mblidhni mendët dhe punoni për shtet e jo për pushtet, dhe interesa meskine. Së këndejmi,po ta hargjonin intelektualët shqiptarë vetëm njëmbdhjetë për qindë të kohës, në punë intelektuale kombëtare, sa kanë hargjuar serbianët për ta bërë Serbinë e Madhe më 1918, shqiptarët sot do ta kishin Shqipërinë Etnike në 125000 kilometra katrorë. Edhe një herë mblidhni mendët intelektual dhe politikanë dhe t` u pret ‘sopata’ në një vend më 2025. Prandaj ata që janë padrejtësisht në Hagë, ju them publikisht se jeni heronjë, sepse keni bërë luftë të drejtë. Dhe po mos të ishte lufta jonë e drejtë, nuk do të na ndihmonte NATO kurrë me asnjë çmim.
Shqiptarët në Kosovë, në fund të shekullit XX-të e bërën shtetin deri në atë masë, sa që filluam të mendojmë se i tejkaluam shekujt. Por, prap armiqësia e brendëshme dhe kundërshtarët e jashtëm i vëjnë shqiptarërt gjatë 25 vjetëve të shekullit XXI, para trekëndshit të varjës, sepse me çdo mjet po hetohën, se në fund të shekullit kaluar nuk paskanë bërë luftë të drejtë. Dhe, hetimi filloi po atë minutë kur u largua ushtari i fundit serbian nga Kosova, hetim ai që filloi me moton: “Të zgjatë sa më shumë hetimi, aq më mirë për politikën institucionale paqesore”, për me mbajtur pushtet iluzor siç mbante. Lidhur me këtë, duke e ndëgjuar advokatin në Hagë që kohë më parë, iu drejtua trupit gjykues atje, fitohët bindja se aty nuk është fjala për drejtësi, por është qëllimi që një popull më e nxierr para historisë si “krimnel”, fakt ky që hetuesëve dhe gjykatësve po u përshtatët detyra e besuar nga BE, sepse paguhën mirë. E vërteta, kjo gjykatë po i heton vetëm shqiptarët, madje vetëm ata që me përkushtim iu qasën luftës së drejt për liri; pra, vetëm prijësit e luftës më të drejtë që është zhvilluar gjatë tëtë historisë në Ballkan, që mos të bëhët model për luftë te popujt e robëruar, kjo gjyaktë vetëvetiu po bje se është në sherbim të shtrembërimit të historisë.
Gjykatë që mbjell frigë në popull por që po na thuhët vet e keni themeluar
Privimi nga liria, e të gjithë të burgosurve shqiptarë deri me tash, është përciell me kërcnime dhe me një bastisje që ia kalon bastisjeve të kohës së Rankoviqit në Kosovën me plotë pagë në trup. Madje, këto krahasime shqiptarët kanë filluar të i shtrojnë publikisht. Shtrohet pyetja, pse kjo gjykatë është kaq e egër dhe kaq e “sigurt”, që po vepron drejtë (!). Është kështu mendoi me logjikën time, sepse jo vetëm ish Jugosllavia totalitare, nga koha e “Librit Kaltërt” 1977, e këndej, i përpiluar nga kreu shtetëror serbian, për ta minuar Kushtetutën e vitit 1977, është kah punohët me qëllim që të krijohët Serbia unitariste, veprim politik ai që pati filluar me kësi turri, por që më 1981 iu thyen hundët, duke u përplasur me rininë më rrevolucionare në Evropë, e që ishte rinia homerike shqiptare. E vërteta, “Libri i Kaltërt”, u krijua si ide ilegale me shifër: “tejet sekret”, më 16 janar 1975 me sugjerim të Drazha Maroviqit dhe kishës serbiane. Ndërsa, më 24 qershor 1976, Kryesia e Serbisë e pati themeluar grupin punues, për ta studiuar rrolin kushtetues të Serbisë në federatë, dhe njëherit rrolin konstitutiv të krahinave në Federatë dhe Republikë. Dokumenti u bë material zyrtar ilegalisht më 11 mars 1977, dhe u shpërnda në adresat e zyrtarëve më të lartë republikan dhe krahinor, duke provuar që këtë çështje ta trajtojnë si problem të brendëshëm të Serbisë. Lidhur me këtë, do të lindin disa dilema gjatë rrugës së diskutimit, sepse ekzamplarët e parë “dolën nga binarët” më 1978 dhe me njëherë u shtrua pyetja se: kah po shkon Serbia (lexo fedrata?), në mënyrë që lufta për centralizëm të zgjërohët në nivelet shtetërore, e që kishte për qëllim instalimin e A. Rankoviqit në pushtet. Atë botë, më 1979-80), pas publikimit, nuk mund të ndalej asgjë. Ky dokuement që posedohët, është baza më tragjike prej kah i krijua pastaj: “Platforma politike për Kosovë”, e botuar më 17 nëntor 1981. E vërteta, “Platforma Politike për Kosovën”, e hapi mundësinë antikushtetuese, që më 1983 Lidhja e Komunisëve të Kosovës të militarizohët; sepse ishin grumbulluar aq padrejtësi ndaj demonstrantëve shqiptarë, të cilët do të tentojnë të shndërrohën edhe në kryengritës më 2 prill 1981; prandaj për t` e penguar të paktën me një lloj frike, partia i themeloi shtatë (7) brigada, të cilat i kishin nga tri (3) batalone ushtarke. Gjithënjë sipas dokuemnetve sekrete, do të thot se 21 batalonte ishin kurdoherë në gjendje alarmi për ta sulmuar rininë kryengritëse shqiptare, e cila po i amortizonte të gjitha sulemt publike dhe ilegale, edhe pse e dinte se do ta paguaj demonstrimin me gjak lirie. Lidhur me këtë, ajo që bjen në sy se gati te të gjitha brigadat terroriste, komandantët i kishin serbianë ose malazezë, të cilët në konfidencialitet kishin për detyrë: t` i shenojnë siperfaqet tokësore ku do nepër Kosovë, ku do të ndërtoheshin kolonitë e reja sllave. Pra “Paltforma politike për Kosovën” më 1981 dhe “Mobilizimi ushtrak” më 1983, ishin ndërmarrje antikushtetuese, por që bazoheshin në ideologji staliniste dhe të cilën e përkrahëte tërë Jugosllavia, krejtë me qëllim për ta ndiekur një popull të tërë, ashtu si po ndiqën pjestarët e UÇK-ës sot, në tërë Republikën e Kosovës (më 2024), ndiekje kjo që përmes rinisë dhe punëtorëve, në rastin e parë kërkohej avansimi i Kosovës në Republikë, duke menduar se emri do ta mposhtë diskriminimin kolonial ndaj shqiptarëve.
Ndërsa, në rastin e dytë, sot (2024) ndiekjet janë bërë dukuri që po dëshmohet se shqiptarët prap janë nën hetime si pjesë e kombit më të nepërkëmbur në Evropë, i cili për Evropën XXI po kualifikohët prap si dele e zezë.
Për ta krijuar atmosferën që e kishte instaluar UDB në Kosovë 1945-1966, më 18 janar 1982 do të publikohët si material “Top sekret”, Informata rreth efikasitetit të organeve të punëve të brendëshme në KSA Kosovës, lidhur me zbulimin dhe shkatërrimin e veprave penale 1971-1981, krejtë me prapavi për të “dëshmuar” se: “serbët dhe malazezët janë popull që po ndiqet nga iridenta shqiptare”. Edhe ky dokument posedohët. Dhe, dokuemntët që i shënuam, një ditë kur të publikohën, do ta zbulojnë tërë qëllimin e fundit, që e kishte kreu shtetëror serb kundër decentralizimit të fedratës dhe kundër çdo statusi republikan të Kosovës, kërkesë gjithëpopullore që aspironte pozitën e Republikës. E vërteta duke e parë këtë fenomen që po shëndrrohej në dukuri, për ta evituar çdo dielmë J. B. Tito, çështjën e Republikës Kosovës, e kishte shtruar në Polit Byro të KQ LKJ më 20 mars 1967 në Beograd, duke bërë pyetje: “Deri në cilin nivel ka ardhur idea Kosova Republikë”.Dhe, për ta stopuar tërë lëvizjën shtetërore që lajmërohej aty këtu nepër Kosovë, pas Plenumit Brioneve, për avansimin e Kosovës në pozitën e Republikës, më 1986, çarqet serbe do t` i zbulojnë letrat e lojës ilegale të decenjës, me publikimin e Memorandumit, që ishte përpiluar “ekskluzivisht” kinse nga Akademia e Shkencave Serbe, me nxitje të Kishës dhe tolerim të qarqeve më të larta ushtrake dhe policore të Beogradit. Madje, tërë kjo veprimtari shtetërore do të konstruktohët për të mbielluar frikë në radhët e intelegjencisë dhe puntorisë shqiptare në Kosovë, e cila ishte emnacipuar politikisht, deri në atë masë, sa që Univerziteti i Prishtinës në Beograd nga frika që po mbillte, do ta marrë epitetin: “Kala e kontrarevolucionit me 50 000 studnetë iridentistë”. (Dokumneti i nënshkruar nga Gjenerali Graçanin më 2 prill 1981).
Pushteti i Rankoviqit erdhi në fron në Beograd me pengesa politike!
Më 1987 S. Millosheviqi erdhi në krye të pushtetit Serbisë. Menjëherë për fillim të Epokës së “Jogurt rrevolucionit”, çarqet kishtare serbe, i nxorrën eshrat e Princ Lazarit, dhe i përgatitën për t` i shtetitur nepër Jugosllavi, krejtë me qëllim për të treguar se në shtetin e quajtur RSFJ zotëri janë serbianët, ndërsa historia e tyre është “histori e popullit qiellor”. Prandaj, prononcimi ishte publik se: kushdo që angazhohët për avansimin e Kosovës në Republikë, dihet se do të ketë punë me ushtrinë, diplomacinë dhe policinë jugosllave në përgjithësi. Në këtë mënyrë u krijua: “Programi Jugosllav për Kosovë”, i cili më 16 dhjetor u aprovua nga Dhoma Federative. Ndërsa, më 17 dhejtor 1987, u aprovua nga Dhoma e Republikave dhe Krahinave, me 90 detyra obligative. Me këtë “Naçertani II”, obligoheshin republikat dhe krahinat që serbëve dhe malazezëve t` u krijohën kushtët për një kolonizim masiv në Kosovë, në mënyrë që të ndryshohët struktura e popullsisë. Me këtë dokument që e krijoi ekipi prej: Tone Ferenc (Kryetar), Ajsel Barivieva, Nexho Borkoviq, Ante Budimir, Aleksander Vujin, Verica Dudiq, Branko Xhukiq, Ivka Ivkoviq, Tomisllav Knezheviq, Millan Krniq, Jelena Milkoviq dhe Zdravko Shevo. (Dokumenti posedohët). Në këtë ekip nuk është asnjë përfaqsues shqiptar, po nuk ka asnjë përfaqsues nga Maqedonia, sepse çarqet kishtare serbe ishin vënë në armiqësi me Kishën autoçefale Maqedone. E vërteta, ky dokument do të bartët në Kosovë, me që rast Kuvendi i Kosovës në shkurt 1988 do ta aprovojë: “Programin operativ të masave”, me çka i parashtron 36 detyra programore, për rikolonizim. Me këtë program, jo vetëm Kuvendi por edhe Këshilli Ekzekutiv i Kosovës dhe organizata e partisë, obligoheshin që çdo detyrë tjetër ta palsojnë si dytësore, sepse S. Mollosheviqi kishte lëshuar kushtrim: “Për serbizimin e plotë të Kosovës”. Dhe, shansa e plotë e atij synimi që ishte planifikuar në “Librin e Kaltërt” më 1976, që do të shtrohët si detyrë shtetërore në Kosovë, piërisht në fillim të vitit 1989. Ishte ai program, që të kthehet çirilica dhe administrata centraliste, i cila pas 23 mars 1989 në Kuvendin e Kosovës, do të drejtohët ngaudbashët e Beogradit, sepse ndodhi grusht shteti kushtetues, por që kurrë nuk u kualifikua si i tillë.
Serbia do të promovohet si shkatrruesja e fedrats jugosllave
Nëse i analizojmë dokumentet zyrtare të Kuvendit Republikës Serbisë, pas aprovimit të Kushtetuts serbe më 1990, rrezulton se “Kosovës dhe Metohisë” i dedikohëshin 62 ligje të aparthejdit, prej të cilave ligji më eklatant ishte ai për ndrrimin e emrave të rrugëve, shkollave dhe qendrave kulturore, të cilat duhej të ishin sllave dhe me shkronja çirilicë, duke mos harruar ligjet për mbylljën e institucioneve bazike të Kosovës. Në këtë drejtim ishte përpiluar: “Projekti për reforma dhe funksione në organizatat shtetërore në Serbi”, i aprovuar në qershor 1992. E vërteta, ky realitet i largimit masiv të shqiptarëve nga puna, krahas serbizimit të pushtetit, që po shprehej në formën më të egër koloniale deri në aparthejd, e shpejtoi kohën evolutve të lindjës dhe veprimit të guerliës shqiptare, e cila në proces u transferua në Ushtri Çlirimtare të Kosovës. E vërteta, në Kosovë nga dhejtori 1989 ishte LDK dhe disa parti të tjera të vogla shqiptare, të cilat propogandonin se kanë krijuar “pushtet paralel”, për faktin se LKJ kishte shkuar në histori, ishte shkatrruar po thuej se në tërësi. Por në esencë, popullsia shqiptare në këtë kohë ishte e obliguar për t` i paguar taksa pushtetit kolonkal serbian, dhe “pushtetit demokratik” të LDK-ës, pa marrë para sysh se politika e kësaj partie ishte paqesore dhe provonte që popullin ta vejë në gjumë, të jetë i diciplinuar dhe “i urtë”, ndaj “gazdallarëve” të Beogradit. Por, për fat një pjesë e popullit nuk mendonte ashtu.
Republikat jugollave u larguan me koha nga federata
Shpallja e pavarësisë nga fedrata nga ana e: Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje Hercegovinës dhe Maqedonisë, në aspektin psikologjik e forcoi bindjën te forcat idealiste shqiptare që guerilën kryengritëse ta kthejnë në institucion kombëtar, prandaj më 1993/4 guerila do ta marrë epilogun kombëtar të zgjërimit në proces deri më 1 tetor 1997. Dhe pas demonstratës stuentore me profesorë për herë të parë, më 1 tetorit 1997, do të debatohët brenda dhe jashtë Kosovës, se ka ardhur koha për luftë dhe paqe, por në çdo hapërim animi se: UÇK duhët të dali në sqenën historike u duk para popullit me 28 XI 1997, me rastin e varrimit të mësuesit patriot Halit Gecit në Prekaz. Pra, patriotizmi po vinte e po avansohej si ide mbi të gjitha idetë. Së këndejmi, Prekazi do të shndërrohët në një qendër kombëtare, prej kah në vijim do të peshohët çdo lloj lufte, por që e kishte një qëllim sublim, çlirimin e vendit me amblemën e Adem Jasharit e cila krijoi shkollë historike më 5-7 mars 1998, me një sakrificë ku një familje lufton kundër një shteti.
Lufta e UÇK-ës do të bëhet triumfaliste dhe më e sigurtë kur NATO i filloi bombardimet kundër forcave serbiane më 24 mars 1999, pasi që delegacioni serbian nuk e parnoi Marrëveshjën ndërkombëtare, e ofruar për nënshkrim në fund të dekadës dytë të marsit 1999 në Rambuje. Më 10 qershori 1999 ushtria jugosllave u detyrua para UÇK-ës dhe NATO-s të pranonte kapitullimin e Jugisllavisë Zhablakut, kapitullim ai që u nënshkrua jo në Elez Han, ku filluan negociatat, por në Kuamnovë, aty ku serbianët zgërdhihshin për një shekull, se e thyen rrezistencën shqiptare të Vialjetit Kosovës dhe Manastirit (më 1912). E vërteta, mos gjetaja e nënshkrimit të përfaqsuesit ushtrak të UÇK në dokuemntin e kapitullimit RFJ-ës më 10 qershor 1999, do të thot se Kosova po mbetej me tendencë politike nëse pranohët nga shqiptarët sikurse më 1945: “një koloni moderne”, krejtë me prapavi, për të shpresuar S.Millosheviqi se ka shansa që të kthehet në Kosovë, sërish. Dhe nëse më 1945 popullit liridashës të Kosovës, i printe patrioti Shaban Polluzha me plotë patriotë, por analfabetë, tash më 1999 Kosova kishte plotë Shaban Polluzha me plotë patriotë, por që të gjithë ishin me shkollim të mesëm dhe suerior, me fakultete e akademi ushtrake, prandaj nuk kishte shansë se do të na tradhtojnë sërish, do të shprehët Fadil Hoxha më 30 qershor 1999 në Prishtinë, duke shtuar se: “Tash jam me Zahir Pajazitin, Adem Jasharin dhe Adem Demaçin, me të cilin jam pajtuar duke i qitur disa pika loti, për gabimet dhe iluzionet tona, se po çlirohemi nga nazifashizmi. Po mos të harrohët se shkolla e bëri lirinë e ëndrruar”.
Diplomacia e shtetit thellë në veprim
Derisa do të zgjatin operacionet e bombardimit të NATO-s ndaj Jugosllavisë Zhablakut, në shtëpinë e Presidentit Ibrahim Rugova me detyrë speciale do të vëndosët Renata Fllotao, gazatare e “Der Chpigëll”. Në të njejtën kohë në Ballacë, në kufirin Kosovë-Maqedoni ishte instaluar shkrimtari me famë Rezhis Debre. Ai kishte marrë obligim nga Shtabi i Beogradit për të raportuar se si po zihej “jeta në atë purgator”, të cilin Dante Aligieri, si gjeni që ishte, e kishte përshkruar qysh në Mesjetë. Por, në teren do të verojnë nepër Kosovë edhe dhjeta agejtë tjerë të sporvuar gjermanë dhe itaian, të cilët ende nuk i kanë publikuar përshtypjet e tyre agjenturore, të cilët kishin për detyrë për të sajuan një dosje të cilën e shpërndan më 27 maj 1999, në tubimin e programuar të Vaselenës në Beograd. E vërteta, një kopje të hetimeve ia dhuruan edhe Ibrahim Rugovës, deri sa ishte në Krahinën e Bonit për strehim. Aty (në Dosje) ndër të tjera thuhej se: “antarët e Keysisë së LDK janë distancuar nga Kryetari i tyre, për shkak të mënyrës së veprimit, prandaj ka shansa që edhe të menjanohët nga detyra (jeta !)”. Me që, për fat nuk u menjanua Presidenti i urtë, por do të pasojë likvidimi i shumë personaliteteve, që ishin funksionarë të LDK-ës, persona ata që me peshën e tyre politike, duhej të shkaktonin luftë qytetare, sepse “likvidimi” i tyre duhej t` u adresohet pjestarëve të UÇK-ës, sidomos sektorit të intelegjencës. Ky konstatim, spejegohet me faktin se gati të gjitha sherbimet sekrete të vendeve më të fuqishme të BE-s , atëbotë bashkpunonin me BIA-n serbiane, e cila ngadal po sigurtë edhe pse drejtuesit e saj ose ishin izoluar, pas 5 tetorit 2001, ose ishin të burgsur në Hagë, ata do të veprojnë dhe janë në veprim edhe sot, sidomos ata të Siujdhësës Apenine.
Idea e Sheveningenit për shqiptarët prijës të Neoluftës
Pas ngjarjeve me shumë pikëpyetje se kush i organizoi më 2004, në Kosovë sidomos gjatë bisedimeve në Wjenë (2006), ndaj Serbisë do të ofrohën dy shansa konfidenciale: “të largohët Mali i Zi nga federata, dhe të fillojë thurja e kurthave të reja ndaj shqiptarëve naivë, dhe të papërvojë diplomatike”. Këtë konstatim do ta palsojë në Bruksel dhe Nju Jork sherbimi gjerman, në krye me një gazetar Heiko F, prej të cilit sherbimet angleze nuk duanin t` i marrin as dhuratat për vitin e ri, sepse konsiderohej se ishte me orogjinë nga familja “Gstapoiste”. Dhe, në këto kombinime do të lidnd idea për themelimin e një: Gjykate Speciale për shqiptarë, krejtë me qëllim që shqiptaria e tëra të zbritën nga “ati” e të palsohën në një “gomar”, shumë të lodhur, por të durueshëm, krejtë me parpavi: a do të mësojnë shqiptarët me bërë shtet, dhe cilin çmim janë të gatëshëm që ta paguajnë, sepse mendohej se u është “ndihmuar tepër, përtej çmimit, sa vlejnë në Evropë”.
Gjykatën Speciale do ta ideojnë dy diplomatë nga SHBA dhe një nga Gjermania
Në këtë “lojë” shumë shpejtë do të injektohët një diplomat serbian i quajtur Milan S Protiq, i cili me dinakërinë e tij do ta përpilojë Elaboratin për trasplantimin e organeve nga ushtarët serbian të zënë robë”, për çka porpoganda serbiane kishte lëshuar informata në të katër anët e botës se: “UÇK-ën do ta mundim me armë gjuetie, madje për 10 ditë.”Të paktën kështu propogandonte edhe NKVD ruse, e cila i bënte sherbime BIA-s serbiane për t` u konvertuar në UDB-ën famëkeqe, pra rilindëte politika e kohëve të perenduara.
Po shqiptarët ku ishin në këto rrethana
Lidhur me këtë që u tha më lartë, demobilizimi i UÇK dhe konvertimi në TMK tregoi në fakt se, mundësia e mbajtjës së Kosovës si zonë “nën vezhgim”, u tregua si simbolikë “profitabile” kur ndërkomabtarët nuk e lejuan UÇK-ën të mbetet Ushtri e popullit, por e detyruan të trasferohët në TMK, që në esencë ishte vetëm një mjegulli e llojit specifik të “kolonisë së një zotërie”, pak më perfid se ish okupatori dhe më i urtë dhe më i civilizuar, por që kur t` i tekët të privon nga liria, kend të donë, me kusht që i privuari të jetë shqiptar. E vërteta, shqiptarët në mënyrë origjinale dhe gjeniale e shfrytëzuan praktikën e “pushtetit dualist të LDK-ës” sërish dhe mbetën në lojën e madhe, e cila më 10 qershor 2007 në Tiranë u shpalos nga Presidenti shumë i respektuar i SHBA-ve, Gjorgjë Bushi i Ri, me fjalinë: “Çka është majt, mjaft është, Kosova duhët shpallët e pavarur”, sepse me serbianë kur nuk mund të jetojnë sllavët të tjerë, atëherë si mundën shqiptarët.
E vërteta, fjalia historike e Gjorgj Bushit u shpeh pas një analize të hollë në Shtëpinë e Bardhës se: “kur nuk mundën për të jetuar me serbianë: sllovenët, kroatët, maqedonët e boshnajkët e malazezët, që janë sllavë, atëherë si është e mundur që me serbianë të jetojnë në rrethana të aparthejdit shqiptarët e Kosovës. Ky pozicionim u shfaq nepër të gjitha viset shqiptare, prandaj: më 17 shkurt 2008 kur u shpall pavarësia e Republikës Kosovës, njëherit u mbyll një kaptinë e re e historisë lavishme shqiptare në luftën për liri, pas 54 kryengritjeve kundër osmanlisë; pas 11 kryengritjeve dhe një lufte kundër Serbisë nazifashiste; pas një kohe sigurisht se i vej fundi edhe kësaj robëria dhe Kosova do të bërët antare e OKB-ës. E vërteta, pas një hovi të fuqishëm të pranimit diplomatik të Shtetit të Kosovës, deri më 2014, në të njejtën kohë, për ta amortizuar çdo sulm eventual serbian, do të lidn akuza që çarkullonte për tri vite se kreu i shtetit Kosovës duhët të përgjigjet për: “Krime lufte, dhe krime kundër njerzimit”, akuzë kjo që çarkullonte nepër ambasadat e hueja në Beograd. Kjo do të thot, se të privuarit shqiptarë që janë në Hagë, akuzohën se kanë vrarë armiqë: Serbianë dhe shqiptarë, varësisht këta të dytët sa kishin peshë politike por edhe kombëtare, krejtë me prapavi që shembulli historik i UÇK të dezavuohët si kualitet ndërkombëtar dhe mundësisht të shkaktohet një luftë civile e nivelit të ngushtë.
Cili është rolli i Specialës sot në fund 2024
Gjykata Speciale për UÇK-ën sot, sikur ka marrur për detyrë për t` i friguar shqiptarët sa më tepër deri në atë shkallë, sa që mos t` i besojnë askujtë. Droj që kjo psikologji të shndërrohet në një infeksion mosbesimi dhe të shpërthej atëherë kur kompromitimi ndaj shqiptarëve, si luftë speciale të duket kartë renatbile për ish okupatirin. Prandaj, kujdes shqiptarë në hapat politik. Madje është bërë faj me qenë sot shqiptar në Kosovë, sepse një lagjë hilegjinjësh prej “politikanëve”, nuk po lenë derë pa trokitë nepër përfaqsi dhe ambasada, shumicën e të cilave i kanë këtu në Prishtinë, gjithnjë duke fabrikuar insinuata kundër UÇK-ës dhe luftës saj të drejtë. E vërteta, këta spiunë të znanatit më parë duhej për të marrë para prej finasierëve për të shkuar nepër kryeqendrat e Evropës, për t` u bërë hafije me pagesë, për ta marrur “nefusin” e dëshmitarit të mbrojtur. Dhe, nuk duhët të çuditemi pse jemi kaq të ndarë, kur prap nuk duhët të çuditëme sa vjet kemi punuar për ndarëje nepër krahina dhe rregjione, parti e trafe klanore. Vetëm të shiqohët se sa mund hargjohët sot për ta popullarizuar “kombin kosovar”, atëherë kuptohët se në cilën grëminë ishim dhe në cilën humnerë do të na vejnë nëse mundën, sidomos me këtë gjykatën raciste, që quhët Speciale, gjithnjë sipas asaj fjalës së advokatit të Hashim Thaçit, lejuar për ndëgjim për opinion, se: “të akuzuarit për çdo muaj po ngarkohën me akuza të reja, krejtë me prapavi që të devalvohët lufta çlirimatre”.
Prandaj në bazë të realitetit po dëshmohët se kjo gjyaktë , gjatë vitit 2025 i ka dy shansa: të zhbëhet ose t` i shpallë denimet e para me plagë të pasheruara ndaj shtetit të Kosovës, pra të denohën: ai që e shpalli UÇK-ën publike (28 XI 1997), të denohet Prsidenti i Republikës që e shpalli Shtetin e Kosovës sovran dhe të pavarur më 17 shkurt 2008, të akuzohën Kryetarët e Parlamentit Republikës Kosovës (që janë dy , njeri pas tjetrit).Në lidhje me interesimin politik dhe luftrak, në lidhje me luftën intelektuale shqiptare. Shqiptarë: sot disi na duket se paksa jemi larguar nga objektivi i grevës, demonstratës, protestës dhe mosbindjës qytetare, të cilat sipas ligjeve të BE-s janë legale dhe legjitime, por që para syve tanë po luhët loja bizantine se: “vjetët do të numrohën prej kur kam ardhur në pushtet”!. Dhe, deri sa i kishim të ndaluara shfaqjet publike, demonstrimi qyetar shkoi deri te lufta e armatosur, e sot disi jemi krrusur dhe për çdo ditë ushqeheni me politikë subtile, që na servojnë analistët e “lezetit dhe injorancës”, së gazetarëve profesional dhe televizioneve prej kah mësohet për çdo marri të kohës, por jo për një mësues të mirë, punëtor të vyeshëm,farmer të respektuar, mjek të përkushtuar në profesion, student që premton ardhmëri, popull që është në luftë për shëndetin e shtetit demokratik.
Përfundim
Sot kriza në Ukrainë, në Palestinë, në Siri dhe Jemen është bërë “ushqim politik”, për ndejat tona dhe në një mënyrë kriza jonë metastazon para syve tanë, dhe nuk e shohim, se shtetin e Kosovës po na e sulmojnë nga çdo anë, kush po ngrihët më herët. Na servohën fjali politike, të cilave nuk ua dijmë kuptimin, sepse duam çdo gjë të jetë sikur: “kam dëshirë unë”. Bje fjala, për sulmin terrorist në Kanalin Ibër –Lepenc, u tha se: “ do ta hetojë FBI-a”. Askush nuk del e t` i thot popullit se FBI-n vetë e kemi ftuar për hetime si institucion që i besojmë, sepse i besojmë Amerikës Bil Klintonit dhe Gjorgj Busht, pra u besojmë demkratëve dhe republikanëve, i besojmë shkollës amerikane pa asnjë dilemë, si Kombi më proamerikan në Glob. Por e vërteta, thuhët pas një jave, sikur çdo gjë është informuar mbrapsht, për hetimet. E kësaj siellje me vetëvetën, i thonë “mentalitet ballkanik”, sepse doli dikush në TV dhe tha: “Nuk e ka bërë aktin trrrorist Serbia”. Dhe, akcil partia nuk e shikon çështjën e komentimit, ashtu si e donë interesi objektiv civilizues dhe mbi të gjitha realiteti, por del edhe në terenin anti kombëtar, por si ia donë interesi subjektiv partiak.
Shkrimi i kushtohët Adem Demaçit, i cili tërë jetën ftoi që populli të mësojmë sa më shumë, por në rend të parë t` i besojmë vetëveti dhe hisës sonë kombëtare, së bashku me miqë të shtrenjët si SHBA-t dhe ata që demokracinë e kanë moto të civilizimit!
Më 31 dhjetor 2024