2024/12/30

Përdorimi i robotaksisë do të kushtojë 20 cent për milje me kalimin e kohës dhe karikimi do të jetë induktiv, duke mos kërkuar priza.

                       Shkruan :Flori Bruqi

Kompania “Tesla” shifër rekord - në një ditë fiton 36 miliardë dollarë |  Albanian Post | Albanian Post


Kompania "Tesla" e Elon Musk-ut  nuk është më shitësi më i madh Pozicionit të Tesla-s si kompania me më shumë shitje në tregun e automjeteve elektrike po i vjen fundi. 
Tesla to Unveil Robotaxi in August 2024: Your Next Ride Won't Have a Driver  - techovedas
 Kjo, sipas shifrave të shitjeve të publikuara këtë javë nga prodhuesi kinez i automobilave BYD i mbështetur nga Warren Buffett Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth Keep Watching Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth Keep Watching BYD zbuloi se shiti 641 mijë 350 automjete elektrike në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, sipas një depozitimi të kompanisë. 



 Kjo shifër e shitjeve shënoi një rritje prej rreth 314% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 Sipas njoftimit, BYD shiti më shumë se 134 mijë automjete vetëm në qershor. 

 Për krahasim, Tesla e Elon Musk shiti 564, mijë e 743 automjete gjatë gjysmës së parë të vitit 2022 – një periudhë e trazuar në të cilën kompania u përpoq të kapërcejë një mbyllje të gjatë në një fabrikë kryesore të prodhimit në Shangai dhe ndërprerje të tjera të lidhura me zinxhirin e furnizimit. 

 Konglomerati i Buffett “Berkshire Hathaway” mbante 7.7% të aksioneve në BYD që nga prilli, me vlerë më shumë se 9 miliardë dollarë.

 Kompania shpenzoi 232 milionë dollarë për të blerë aksionet e saj fillestare në firmën kineze në 2008.
This is Tesla's Robotaxi - YouTube

 Musk tha në maj se ai priste që disa “kompani shumë të forta” të dilnin nga Kina dhe të siguronin konkurrencë të fortë për Teslën në sektorin e automjeteve elektrike në vitet në vijim. 

 Megjithatë, shefi i Tesla-s dhe njeriu më i pasur në botë ishte shpërfillës në një intervistë të vitit 2011 kur u pyet për produktin e BYD. 

 “A e keni parë makinën e tyre? 

Unë nuk mendoj se ata kanë një produkt të shkëlqyeshëm. 

Nuk mendoj se është tërheqëse, teknologjia nuk është shumë e fortë”, tha Musk për Bloomberg në atë kohë. 

 Tensionet midis Musk dhe BYD dukej se ishin ftohur që nga qershori. 

Një nga drejtuesit më të lartë të firmës kineze e përshkroi Musk si një “mik të mirë” dhe tha se “shumë shpejt” BYD do të furnizonte firmën me bateri.

 Si automjetet elektrike me bateri të plota të BYD-së, ashtu edhe hibridet plug-in konsiderohen makina “me emetim zero” sipas standardeve të industrisë së Kinës, raportoi Financial Times.

 Hibridet përdorin bateri elektrike, si dhe motorë shtesë dhe burime tradicionale të karburantit.




 Nga 641 mijë e 350 automjete të shitura nga BYD gjatë gjysmës së parë të vitit, më shumë se 314 mijë ishin hibride. Nga ana tjetër, të gjitha nga 564 mijë e 743 makinat e shitura të Teslës ishin automjete totalisht elektrike– që do të thotë se Musk ende udhëheq botën me këtë masë.


Tesla prezanton “Robotaksinë” - Musk zbuloi makinën autonome pa timon, që përdor “IA” për të udhëtuar Nga SCAN TV Tesla prezanton “Robotaksinë” - Musk zbuloi makinën Kristi Ceta/SCAN CEO i Tesla-s Elon Musk prezantoi robotaksinë e shumëpritur, një makinë pa timon apo pedale. 

Musk shkoi në skenë me një "Cybercab" që do të prodhohet nga viti 2026 dhe me çmim nën 30,000 dollarë. 

Më pas ai prezantoi “robofurgonin” i cili mund të transportojë deri në 20 persona, megjithëse ofroi pak detaje të tjera. 

 Por Musk nuk përcaktoi se sa shpejt Tesla mund të rrisë prodhimin e robotëve, të pastrojë pengesat e pashmangshme rregullatore apo kur do të zbatojë një plan biznesi për të kapërcyer rivalët e sektorit.

 Analistët dhe ekspertët e industrisë thanë se krijimi i robotaksisë mund të marrë vite, veçanërisht për shkak të sigurisë dhe besueshmërisë. Ata vunë në dukje aksidentet si dhe vështirësinë që ka teknologjia për t'iu përgjigjur skenarëve të tillë si moti i keq, kryqëzimet komplekse dhe sjellja e këmbësorëve. 

 Por Musk tha se makinat autonome mund të jenë 10 herë më të sigurta se njerëzit dhe të ngasin pesë deri në 10 herë më gjatë. 

“E ardhmja autonome është këtu”, shtoi ai.

 CEO i Tesla-s ka deklaruar më parë se kishte në plan të operonte një flotë taksish vetëdrejtuese Tesla, të cilat pasagjerët mund t'i drejtojnë përmes një aplikacioni. 

Por ky projekt nuk u përmend gjatë prezantimit të fundit. Përdorimi i robotaksisë do të kushtojë 20 cent për milje me kalimin e kohës dhe karikimi do të jetë induktiv, duke mos kërkuar priza.

 Funksionimi i robofurgonëve do të jetë edhe më i lirë, me 5 cent për milje. 

FIRST RIDE: Tesla Robotaxi – Our Driverless Future Has Arrived! - YouTube

 Automjetet do të mbështeten tek inteligjenca artificiale dhe kamerat në vend të harduerit të zakonshëm që përdorin rivalët e këtij sektori, një qasje që ekspertët e kanë cilësuar “sfiduese”, si nga pikëpamja teknike ashtu edhe nga ajo rregullatore. 
Tesla Robotaxi is Coming! (Elon Musk Shocks The World)

 Përveç automjeteve, Musk deklaroi "përparime të mëdha" të bëra me robotin humanoid "Optimus" që pritet të kushtojë 20,000 deri në 30,000 dollarë dhe mund të kryejë shumë detyra të përditshme.

No comments:

Post a Comment

Aleksandër Vuçiç : Ku është Ukshin Hoti?

  Kërko brenda në imazh Shkruan : Flori Bruqi,PHD Në maj të vitit 1999, ndërsa NATO-ja po bombardonte Jugosllavinë për të detyruar regjimin ...