Nga Blerim Mehmeti
Në një intervistë dhënë për transmetuesin publik serb, Aleksandar Vuçiq tha se do të ketë më shumë vende nga Afrika dhe Azia që do të tërheqin njohjen e Pavarësisë së Kosovës.
Ky lajm dhe kjo propagandë e fushatë ndaj Kosovës, sipas profesorëve universitarë në Kosovë është vazhdimësi e luftimit të subjektivitetit të Kosovës, që nga shpallja e Pavarësisë.
“Kjo është shkelje e marrëveshjes së Brukselit, shkelje e aneksit të Ohrit, kjo është shkelje e zotimeve që palët kanë marrë në procesin negociues, dhe përmes saj shteti Serb më gërhamat e tijë të fundit , synon që të shmangë fokusin dhe në veçanti Vuçiqi, nga zhvillimet e brendshme politike”, ka thënë publicisti dhe shkrimtari Flori Bruqi .
Bruqi, beson se faktori ndërkombëtar duhet dhe do të jetë i vendosur që ta pengojë destabilizimin e rajonit nga çetniku serb Aleksandër Vuçiqi dhe Serbia. Bruqi beson se protestat në Beograd e kanë vënë në siklet Aleksandër Vuçiqin, i cili po kërkon armiq të jashtëm.
Fenomeni i ç’njohjeve kishte marrë përmasa shumë serioze edhe më herët, madje edhe diskutonin në dialogun e Brukselit për normalizim të marrëdhënieve.
“Ky fenomen u ndalë me marrëveshjen e Washingtonit konkretisht me atë që ishte arritur nën drejtimin e ish-presidentit, Donald Trump, tashmë i cili do ta merr detyrën më 20 janar të vitit 2025, pra në masë të madhe kjo të varet se çfarë qëndrimi do të mbajë Shtëpia e Bardhë në raport me tensionet dhe tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Flori Bruqi.
Bruqi thotë se diplomacia kosovare duhet t’i përshtatet mendësisë së presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, i cili sipas tij, preferon raportet bilaterale, e jo ato transatlantike të cilat ishin strategji e presidentit Joe Biden.
As publicisti dhe shkrimtari Prof.Naim Klemendi por as nga Bashkimi Evropian, gjatë këtyre ditëve nuk kanë publikuar ndonjë qëndrim zyrtar lidhur me deklaratat e presidentit serb Vuçiç.