Protestat masive në Beograd kundër presidentit Aleksandër Vuçiç.
Akademik Flori Bruqi,PHD
Nuk përjashtohet mundësia që protestat serbe janë të stisura nga vetë presidenti serb Aleksandër Vuçiç për të përgatitur një rikthim edhe më të fuqishëm në Shtetin e tij.
“Mos është vetë krijuesi i këtyre demonstratave që mund të përfundojnë ose me zgjedhje dhe rikthimin edhe më të fuqishëm të tij?
Serbët kanë një dinakëri në politikë që nuk e kemi kuptuar se e keqja e Ballkanit është Serbia, që shumë shpesh ka futur në lajthitje edhe Unionin Evropian , edhe USA-në , Rusinë etj...
Janë materie e pakapshme nga pritet gjithçka. Në këto rrethana opinioni publik dhe politika shqiptare duhet të jetë shumë e bashkuar që të mos bjerë në grackën e këtyre rrethanave të kthetrave të Qeverisë Serbe dhe vetë Aleksandër Vuçiçit.
Ndonëse jo aq të shumtë në numër sa në fundjavën e dhjetorit 2024 , akuzat ndaj Aleksandër Vuçiçit për korrupsion dhe nepotizëm u dëgjuan fuqishëm.
Këto, sipas protestuesve, janë shkaktarë të tragjedisë së 1 nëntorit 2024, ku shembja e një pjese të stacionit hekurudhor të Novi Sadit
saporikonstruktuar i mori jetën 14 personave dhe plagosi 3 të tjerë.
Studentët marshuan drejt zyrave të Prokurorit të Përgjithshëm, ku lanë 1,000 letra simbolike me përmbajtje të njëjtë.
Në to, renditeshin akuzat për korrupsion dhe nepotizëm, si dhe kërkesa për drejtësi të pavarur nga politika.
EDITORIAL | Vuçiç, Soros dhe Rama ‘rrëmbejnë’ minierat e Trepçes -
Dy javë më parë, presidenti çetnik Vuçiç hodhi poshtë akuzat për korrupsion dhe përgjegjësinë e qeverisë për tragjedinë.
Ai deklaroi se nuk do të dorëhiqej, por premtoi se autorët do të vihen para drejtësisë.
Megjithatë, protestuesit i akuzoi si të organizuar nga forca të jashtme anti-serbe.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç deklaroi sot se protestat e studentëve në vend nuk janë protesta studentore, por ato kanë mbështetje nga jashtë. -
Në takimin “E ardhmja, jo e kaluara”, e cila është pjesë e një nisme më të gjerë për dialogun me të rinjtë, Vuçiç tha se një nga arsyet kryesore për protesta është kundërshtimi ndaj miratimit të Rezolutës për Srebrenicën në Kombet e Bashkuara.
Ai tha se “në ditët në vijim do të zbulohen shumë dëshmi që vërtetojnë se pas ngjarjeve të fundit në Serbi ka mbështetje të madhe nga faktorët e huaj.” Sipas tij, protestat kanë synime jo vetëm të brendshme, por edhe ndërkombëtare, duke akuzuar “të fuqishmit në botë” për “tri arsye”
“Për shkak se duan ta përfundojnë punën rreth Kosovës sa më shpejt, nuk mund të durojnë që Serbia të jetë fuqi lidere në rajon, dhe sepse Serbia i rezistoi votimit të Rezolutës për Srebrenicën në OKB”, tha Vuçiç. Vuçiç nuk iu përgjigj pyetjes nëse Qeveria e Serbisë do t’i plotësojë kërkesat e studentëve që protestojnë prej javësh në mbarë vendin, duke kërkuar përgjegjësinë për aksidentin në Novi Sad ku 15 persona humbën jetën.
Në konferencën themeluese paskan marrë pjesë 1.019 veta, dhe ata paskan bërë betim me gjak në një kishë se kurrë nuk do të hynin në koalicion me "plehrat e verdhë".
Tani, sipas tij, janë 17.000 anëtarë, mes të cilëve është edhe vëllai i tij dhe një tjetër anëtar i familjes Vuçiç.
Mund të merret mend se është djali i tij.
Vuçiç, i ftuar në televizionin "Prva" në intervistën e tij të fundit për vitin 2024, shpjegoi se bëhet fjalë për një krah brenda SNS-së, i cili të martën qenka takuar në një kishë të vogël.
Ai tha se mund të flasë vetëm pozitivisht për ta, edhe pse për shijen e tij ata janë disi ekstremë.
Vuçic pohoi: "Bëhet fjalë për njerëz të ndershëm, të cilët nuk janë të pasur, nuk janë asgjë tjetër.
Ata janë aty si ruajtës të zjarrit, nuk kërkojnë poste ministrore apo asgjë tjetër.“ Deklaratat e Vuçiçit janë një kërcënim direkt, i cili u drejtohej studentëve dhe shoqërisë në tërësi që kundërshtojnë qeverinë e korruptuar dhe krimin e organizuar në politikën serbe, duke aluduar në ekzistencën e grupeve ekstremiste dhe fashiste brenda partisë së tij.
Grupi i lojalistëve duket si ushtri private e presidentit serb.
Meqenëse për vëllanë flet hapur, por jo për anëtarin tjetër të familjes, mund të supozohet se ai është djali i tij.
Citoj: Asnjëri nga këta njerëz nuk është larguar ndonjëherë dhe gjithmonë kanë luftuar ashpër kundër rrymave që vinin nga sektori perëndimor i inteligjencës.
Kryesisht ata janë pro-rusë. Kur them pro-rusë, nënkuptoj një Serbi të lirë dhe të pavarur, por nëse duhet të zgjedhin, gjithmonë do të jenë më shumë pro-rusë.
Ata janë kundërshtarë të vendosur të atyre që sot duan të kryejnë një revolucion me ngjyra dhe janë të gatshëm të luftojnë
Në intervistë, përveç të tjerash, Vuçiç tha se Kroacia, Bosnja dhe Kosova nuk do të kenë mundësinë për t’iu gëzuar rrëzimit të tij. Në aspektin ekonomik, investitorët më të mëdhenj në Serbi qenkan vendet evropiane, ndërsa në vend të dytë renditet Kina.
Gjermania paska krijuar mbi 40.000 vende pune, ndërsa Franca ka kontribuar me 1.2 miliardë investime vitin e kaluar.
Djali i Vucicit, vitin e ri e festoi me Radojcicin e Veselinovicin
Po ashtu, këtë muaj pritet të nisë prodhimi i makinave të markës "Panda" italiane në Serbi.
Investime të konsiderueshme kanë bërë gjithashtu SHBA, Anglia dhe Japonia.
Këto zhvillime duken si synime të Perëndimit që, përmes fuqizimit ekonomik, ta largojë gradualisht Serbinë nga ndikimi i Rusisë. Aleksandar Vulin, zëvendëskryeministri, deklaroi se është befasuese që asnjë sportist apo aktor nuk shprehet publikisht në mbështetje të Vuçiçit, ndërsa shumica duket të jenë kundër tij dhe në përkrahje të studentëve.
Në fakt, situata politike në Serbi ka arritur një pikë ku protestat e studentëve janë aq të fuqishme, saqë qeveria serbe nuk po mund t'i kontrollojë apo kufizojë ato.
Ndërkohë, në atë intervistë, Vuçiçi premtoi një luftë të ashpër kundër korrupsionit nga 15 marsi i vitit 2025.
Ai sugjeroi se kjo nismë do të përfshijë edhe qytetarë të tjerë në grupet anti-korrupsion.
Megjithatë, kjo duket si një taktikë e tij për të fituar kohë dhe për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet e mëdha me korrupsionin dhe kriminalitetin që po përballon vendi.
Nuk e nis tani, por nga marsi. Domethënë, deri atëherë korrupsioni do të trajtohet si një dukuri normale politike dhe legale. Vuçiçi, si gjithmonë, po mundohet të ruajë kriminelët dhe të mbajë pushtetin, por protestat në rritje dhe mungesa e besimit te premtimet e tij dëshmojnë se pozicioni i tij është në lëkundje e sipër.
Populli thotë se po jeton keq dhe se nuk ka shtet ligjor, ndërsa ai pretendon se gjatë vitit të kaluar ata kanë jetuar dhe fituar më shumë. Vuçiq tha se qytetarët serbë po shkojnë në Paris, Londër, Berlin e Nju Jork, por se duhet të vizitojnë edhe Hong-Kongun, Tokion dhe vende të tjera aziatike. Kryetari serb shpreson se, nëpërmjet koncesioneve për amerikanët dhe projekteve që u ka ndarë atyre, do të ndikojë edhe në administratën e presidentit amerikan Donald Trump.
Ai përmendi kontakte dhe vizita të shpeshta të personaliteteve nga Amerika.
Përmendi gjithashtu një politikan serb, të cilin Donald Trump e paska amnistuar dhe liruar nga burgu.
Vuçiç i ka premtuar arsimit se do të rriten pagat, por vetëm nga vjeshta e këtij viti.
Ata nuk i besojnë dhe janë të bindur se ai po përpiqet t’i mashtrojë.
Sindikatat serbe kanë shprehur mosbesim, duke përmendur premtimet e parealizuara të viteve 2018 dhe 2019.
Protestat kundër qeverisë vazhdojnë, duke reflektuar pakënaqësinë e gjerë publike me korrupsionin dhe kriminalitetin e përhapur në të gjitha sferat e shoqërisë, ndërsa presioni ndaj tij po rritet vazhdimisht.
Ato mund të dëmtojnë seriozisht pozitat e kryetarit serb dhe ta dërgojnë drejt një fundi të ngjashëm me atë të Asadit, mirëpo ky do të kërkonte azil në Perëndim.
Jo në Rusi. A do të ketë fuqi opozita për të marrë pushtetin, mbetet për t'u parë, por deri tani dihet se luajalistët e tij janë të gatshëm të luftojnë për të deri në vdekje.
Ata kanë zgjedhur atë emër për të theksuar përkushtimin e tyre të plotë ndaj tij dhe Vladimir Putinit.
Për këtë arsye, mes tyre gjendet edhe vëllai i tij, i cili me shumë gjasë mund të jetë një nga drejtuesit e grupit.
Djali i Vuçiçit “person non grata” i Malit të Zi, Vuçiçi thotë që s'e ka ditur
Ndoshta edhe djali i tij.
Sveçla tha se me shpalljen terroriste të grupeve si 'Brigada e Veriut' dhe 'Mbrojtja Civile', është bërë ndarja e qytetarëve të zakonshëm serbë me grupet kriminale. Lexo edhe: Kur do ta kapërcejë BBC-ja obsesionin e saj të çuditshëm pas transvestitëve?
Ai vlerësoi se këto grupe kanë pjesëtarë të specializuar për kryerjen e akteve terroriste. “Duke u thirrur në analizat e vlerësimet e sigurisë nga institucionet jemi informuar se terrorizmi është prezentë në pjesën veriore të Mitrovicës.
Kemi informacione të sakta se grupe që janë të identifikuara, kanë kryer akte terroriste në pjesën veriore të vendit: si sulme ndaj zyrtarëve e objekteve të KQZ-së, sulme të armatosura ndaj Policisë së Kosovës, pjesëtarëve të KFOR-it e të EULEX-it. Djegie e veturave me targa legale RKS. Sulme e kanosje ndaj kundërshtarëve politikë. Trafikimi dhe posedimi i armatimit me qëllim të kryerjes së sulmeve terroriste. Sulme ndaj gazetarëve e punonjësve të mediave”, tha ai.
“Këto grupe me strukturë të organizuar kanë pjesëtarë të përgatitur për akte terroriste me burime financiare të mjaftueshme për realizimin e qëllimeve të tyre. Qëllimet e tyre janë destabilizimi i rendit kushtetutës të Kosovës. Këto grupe kërcënojnë sigurinë shtetërore me veprime të ndërmarra brenda territorit, por edhe jashtë”, deklaroi ai. Sveçla foli edhe për ardhjen e djalit të Vuçiçit për Vidovdan në Kosovë. Ai tha se djali i presidentit serb ka hyrë si qytetar i rëndomtë, dhe kjo i lejohet me Marrëveshjen e Brukselit. Sipas tij, policia e ka detyruar djalin e Vuçiqit ta largojë bluzën me përmbajtje provokative. Ai e ka mohuar që djali i presidentit serb të ketë qenë i armatosur, pasi kjo sikur të ndodhte, ai do të ndalohej nga Policia e Kosovës.
“Për djalin e Vuçiqit, ai në Kosovë ka hyrë si qytetar i rëndomtë. Edhe sipas marrëveshjes së Brukselit dhe praktikave deri tash për hyrjen e qytetarëve të rëndomtë nuk ka procedura të veçanta. Ai u shfaq në Graçanicë me atë bluzë, dhe policia ka marrë vendim që ta ndalin dhe kontrollojnë vetura që janë sjellur në mënyrë të çuditshme. Atij i është kërkuar, që është realizuar, heqja e bluzës me mesazh provokativ.
Ata janë larguar për Serbi. Ne e dijmë që Vuçiq ka qenë ministër i propagandës në qeverinë e Millosheviqit, por që është gënjeshtar kronik po na e dëshmon çdo ditë. Djali i tij nuk është ndalur tri herë, por vetëm një herë”, tha ministri Sveçla. Ministri foli edhe për votën kundër të ministrit Rashiç në mbledhjen e sotme të qeverisë lidhur me organizatat 'Mbrojtja Civile' dhe 'Brigada e Veriut'. “Për qëndrimin e Rashiqit, ai ishte më se i qartë në fjalën e tij. Brenga e tij ishte tek hapat, jo tek e drejta me marrë këtë lloj vendimi apo nevojën për këtë vendim. Skepticizmat e tij ishin lidhur me hapat. Unë jam i bindur që ky hap është i nevojshëm tani, në mënyrë që të bëj ndarjen mes këtyre kriminelëve të cilët në vazhdimësi sulmojnë institucionet e mediat, por edhe më së shumti godasin qytetarët tanë atje qoftë ata serbë apo të tjerët”, tha ai. Por, a mund të ketë organizata të tjera që mund të shpallen terroriste dhe a erdhi ky vendim me koordinim nga ndërkombëtarë? “Institucionet e sigurisë, AKI-ja por edhe partnerët tanë, punojmë në hetimin e ngjarjeve që kanë ndodhur dhe vazhdojnë gjithandej. Në momentin kur ata kanë dëshmi relevante për organizim të strukturara të ndonjë etniteti, qeveria do të marrë veprime meritore”, tha ai. “Partnerët tanë dihen: BE-ja, EULEX-i si mision i tyre dhe KFOR-i. Jo vetëm që ndajmë vlera të përbashkëta, por kemi edhe iniciativa të përbashkëta. Ne në vazhdimësi koordinohemi me të gjithë aleatët tanë, herë pajtohemi e herë nuk pajtohemi. Këtë e ka koordinimi. Patjetër që për këtë hap jemi koordinuar”, deklaroi Sveçla.