2019-03-02

LSHK : Akademia letrare-artistike ORA E LIRISË - në kuadër të "Epopesë së UÇK-së"


Fotografia e profilit të Lidhjae Shkrimtareve e Kosoves

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës

Fotografia e Lidhjae Shkrimtareve e Kosoves



NJOFTIM

Akademia letrare-artistike ORA E LIRISË - në kuadër të "Epopesë së UÇK-së"

E martë, 5 MARS 2019, ora 12:00

Biblioteka kombëtare e Kosovës "Pjetër Bogdani", Prishtinë.


Rezultate imazhesh për adem zejnullahuRezultate imazhesh për shefkije islamaj


Juria letrare* 

Juria letrare (Prof. dr. Shefkije Islamaj, Prof. dr. Fadil Grajçevci dhe Prof. dr. Adem Zejnullahu) tashmë ka bërë punën e saj, ka përzgjedhur 30 punime letrare të konkursit dhe, ndër to, tri për çmime letrare. Punimet janë vlerësuar pa emra të autorëve (anonimë për jurinë).


Fotografia e Lidhjae Shkrimtareve e Kosoves


Pjesëmarrësit jashtë Kosovës do të njoftohen personalisht nëse janë përzgjedhur për të lexuar dhe do të akomodohen një natë në hotelin "Grand" të Prishtinës më 05.03.2019 dhe do të kenë dhe një drekë, kurse konkurruesit nga Kosova do të ftohen të marrin pjesë në akademinë letrare-artistike "Ora e Lirisë", ku disa prej tyre do të paraqiten me punimet e veta.


Në akademinë letrare-artistike "Ora e Lirisë" mund të marrin pjesë të gjithë dashamirët e artit letrar.



Më 5, 6 dhe 7 Mars 2019, organizohet manifestimi gjithë-popullor në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Me rastin e 21 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, Qeveria e Republikës së Kosovës, me 5, 6 dhe 7 Mars 2019, organizon manifestimin gjithë-popullor në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në kujtim të Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri dhe pavarësinë e vendit dhe popullit tonë.

Programi i manifestimit:

1. Me dt.5 Mars 2019


• Në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë e mësimit i kushtohet ,,Epopesë së UÇK-së’’, rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes JASHARI dhe të gjithë të rënëve të tjerë për LIRI.


• Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, në ora 11:00 do të mbahet ceremoni ushtarake e FSK-së.


2. Me dt. 6 Mars 2019


• Nga ora 10:00, do të bëhen homazhe pran varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe varrezave të familjes Jashari, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Komunës së Skenderajt.


• Nga ora 12:00, të behën homazhe në të gjitha Komplekset Memoriale të Dëshmorëve të UÇK-së në Republikën e Kosovës.


• Nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në ora 15:30, realizohet Seanca Solemne e cila do ti kushtohet ,”Epopesë së UÇK-së’”, rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes JASHARI dhe të gjithë të rënëve të tjerë për LIRI.


• Në ora 18:00, në Teatrin Kombëtarë do të mbahet “Akademi Përkujtimore” kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.


3. Me dt.7 Mars 2019


• Nga ora 17:45, në Komunën e Skenderajt do të mbahet Manifestimi ,”Nata e Zjarreve”, ku fillimisht në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, do të ndezën flakadanët dhe me pas ne Sheshin “Adem Jashari’’do te mbahet një program kulturor-artistik.





******
Prof.dr. Shefkije Islamaj lindi më 25.10.1953 në Likovc të Skënderajt. Shkollën fillore e kreu në Skënderaj më 1968, Shkollën Normale në Mitrovicë më 1972, kurse studimet për gjuhë dhe letërsi i mbaroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës më 1977. Po në këtë fakultet kreu studimet pasdiplomike më 1980. Më 1982 mbrojti temën e magjistraturës me titullin Sinonimet në gjuhën shqipe, kurse më 1999 tezën e disertacionit me titullin Veçoritë leksiko-semantike dhe stilistike të gjuhës së veprës letrare të Jakov Xoxës.

Gjatë studimeve ka punuar në shkollën fillore “Liria” në Isniq dhe në shkollën e mesme “Vëllezërit Frashëri” në Deçan. Me të mbaruar studimet më 1977 u pranuafilloi punën në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në Degën e Gjuhës, fillimisht si asistente, më pas si hulumtuese e pavarur, bashkëpunëtore shkencore, bashkëpunëtore e lartë shkencore, ndërsa në vitin 2002 është zgjedhur këshilltare shkencore. Një kohë (2001-2004) ka qenë ligjëruese në Fakultetin e Arteve Dramatike.

Gjatë viteve 1992-2002 ka qenë udhëheqëse e Degës së Gjuhës në Institut.

Që nga viti 2006 është kryeredaktore e rev.shkencore “Gjurmime albanologjike”, SF dhe anëtare e redaksisë së rev. “Gjuha shqipe” të Institutit Albanologjik, që nga themelimi i saj më 1982; është anëtare e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën dhe kryetare e Grupit të Kosovës për Çështje të Leksikut në kuadër të këtij këshilli, që prej themelimit të tij më 2004; është nënkryetare e Shoqatës së Gjuhës Shqipe të Kosovës që nga themelimi i saj më 2002; është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës; është anëtare e grupit redaksional të Fjalorit Enciklopedikë të QSA-së të Tiranës (në hartim e sipër).

Ka redaktuar e recensuar shumë botime shkencore e leksikografike të Institutit e jashtë tij, ndër to: Fjalori suedisht-shqip (S. Zendeli), EZhAS, Stokholm 2004; Fjalori shqip-suedisht (S.Zendeli), Stokholm 2012; Fjalori kroatisht-shqip (M.Ndreca), “Školska knjiga” Zagreb 2010; Fjalori shqip-serbokroatisht (M.Ndreca) Prishtinë 1988; Glosar. Fjalorth i detarisë i së folmes së Ulqinit (H.Ulqinaku), IA, Prishtinë 2003, etj.; është redaktore gjuhësore e mbi 100 veprave gjuhësore, letrare, historike, mjekësore, etj.; redaktore gjuhësore e kompletit të veprave të Rexhep Qosjes – 29 vepra, IA, Prishtinë 2010; hartuese e disa zërave enciklopedikë në Fjalorin enciklopedik shqiptar, ASHSH, Tiranë 2009.

Ka marrë pjesë në mbi 40 konferenca shkencore në Kosovë e jashtë saj; ka qenë organizuese, si kryetares a si anëtare e këshillit organizues të disa konferencave e sesioneve shkencore.; ka marrë pjesë në shumë ekspedita gjuhësore, organizuar nga IA (Prishtinë) dhe IGjL (Tiranë).

Është autore e mbi 200 njësive bibliografike – studime, trajtesa, artikuj, recensione të botuara në revistat shkencore të Kosovës, Shqipërisë e më gjerë dhe autore e këtyre veprave:

1.Çështje të sinonimeve në gjuhën shqipe. Monografi. IA, Prishtinë 1985.

2.Gjuha e Jakov Xoxës. Monografi. IA, Prishtinë 2000.

3.Gjergj Fishta – Gjuha dhe stili, I, II. Monografi. IA, Prishtinë 2012.

4.Kultura gjuhësore dhe përdorimi estetik i gjuhës, ”Toena”, Tiranë 2002.

5.Gjuha, ligjërimi dhe fjala, IA, Prishtinë 2004.

6. Gjuha dhe identiteti, ”Toena”, Tiranë 2008.

7. Fjalor i fjalëve të huaja (bashkautore), IA, Prishtinë 1987.

8.Mos më thuaj se më ke parë ëndërr. Roman. ”Toena”, Tiranë 2004.

9.Gjuha shqipe 1-3. Tekst mësimor për diasporën. MASHT, Prishtinë 2010.

10.Gjuha shqipe 4-6. Tekst mësimor për diasporën. MASHT, Prishtinë 2011.

11.Gjuha shqipe 7-9. Tekst mësimor për diasporën. MASHT, Prishtinë 2012.


*****
Fadil Grajçevci ka lindur më 10. 7. 1963 në Prishtinë, ku e kreu shkollën fillore më 1977, shkollën e mesme më 1981 (vitin e parë dhe të dytë në gjimnazin “Xhevdet Doda”, kurse vitin e tretë dhe të katërt në “Qendrën Kulturologjike”, drejtimi: Gazetar – bashkëpunëtor). Ka mbaruar studimet në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, në Degën Letërsi dhe Gjuhë Shqipe më 1986. Gjatë studimeve ka qenë bursist i Universitetit, ndërsa për suksesin e treguar është shpërblyer me diplomën “Student i dalluar”. Studimet pasuniversitare i ndoqi në të njëjtin fakultet, gjatë viteve 1987-89. Në shkurt të vitit 1998 mbrojti temën e magjistraturës “Historia e Skënderbeut” e Marin Barletit dhe kultura shqiptare në shekullin XV”. Që nga viti 1988 punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në Degën e Letërsisë, në fillim si asistent, pastaj si hulumtues shkencor, kurse nga viti 1998 si hulumtues i pavarur shkencor. Në vitet 1999-2006 ishte anëtar i redaksisë së revistës shkencore “Gjurmime albanologjike – seria e shkencave filologjike” njëherësh edhe sekretar i asaj redaksie. Deri më tash disa herë ka qenë anëtar dhe sekretar i këshillave organizues të disa sesioneve shkencore të organizuara nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, duke kontribuar pastaj edhe në përgatitjen dhe botimin e materialeve të atyre sesioneve, si: “Letërsia shqipe dhe mërgimi” (1991), “Faik Konica –jeta dhe vepra” (1997), “Frang Bardhi – 400 vjetori i lindjes” (2006), “Letërsia në shkolla dhe në fakultete” (2007).

5. Ka botuar librin, studim monografik, “Historia e Skënderbeut” e Marin Barletit dhe kultura shqiptare në shekullin XV” (IAP, Prishtinë 1998), me kumtesa është paraqitur në disa sesione e konferenca shkencore të organizuara nga Instituti Albanologjik, nga Universiteti i Prishtinës, ai i Shkodrës, i Tetovës etj. dhe ka botuar disa studime, artikuj, trajtesa e vështrime në revista të ndryshme shkencore dhe në përmbledhje me materiale nga aktivitete të ndryshme.

******

Adem Zejnullahu lindi, më 13. 10. 945 në Banjë (Banjskë), Komuna e Vushtrrisë. Shkollën fillore e kreu në Smrekonicë dhe në Vushtrri, ndërsa Shkollën Normale në Mitrovicë, më 1967.

Studimet në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës i mbaroi më 1972.

Magjistroi më 1979, kurse më 1986 mbrojti tezën e doktoratës nga fusha e shkencave filologjike.

Deri më 1982 punoi mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkolla të ndryshme në Prishtinë e në Mitrovicë. Prej vitit 1982 deri më 2010, punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ku ishte këshilltar shkencor në Degën e Folklorit dhe përgjegjës i kësaj dege.

Është autor i më shumë se 300 njësive bibliografike-studimeve, trajtesave, artikujve, recensioneve për probleme të ndryshme nga fusha e folklorit dhe letërsia e shkruar.

Është pjesëmarrës i shumë kongreseve, konferencave , simpoziumeve e tryezave shkencore, kombëtare dhe ndërkombëtare, të mbajtura nëpër qendra të ndryshme të rajonit dhe Evropës.

Është autor dhe kautor i më shumë se 25 veprave shkencore dhe letrare. Fitues i shumë shpërblimeve letrare për poezi. Në Festivalin Ndërkombëtar, Drini Poetik, 2014, mori çmimin “ Metafora I ”.

Një numër i konsiderueshëm nga opusi letrar dhe studimeve nga letërsia i janë përkthyer në gjuhë të huaja.



Përmbledhje me poezi

- Kur zgjohen ernat, Rilindja, Prishtinë, 1969;

- Përshëndetje Ditës së Kthjelltë,( bashkautor), Mitrovicë, 1970;

- Mote Hiri, Rilindja, Prishtinë, 2000;

- Zogu i Stuhive, (poezi për fëmijë, Prishtinë, 2001;

- I Vetëm me ëndrrën, Faik Konica, Prishtinë, 2007;

- E di vetëtima, Faik Konica, Prishtinë, 2009;

- Erërat e mbarsura me mjegull, SHSHM, “Jakup Ceraja”, Mitrovicë, 2011;

- Dhembje shiu, SHSHM” Jakup Ceraja”, Mitrovicë, 2012;

- Me ty çel trëndafili ( poezi për fëmijë e të rritur), SHSHM, Mitrovicë, 2014.

Etj

Përgatiti: Flori Bruqi

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...