Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/02/24

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq ka thënë sot se nuk ka asnjë marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës në lidhje me demarkacionin dhe ndarjen e pronës, sipas tij këto janë vetëm spekulime.




Igor Simiq në një deklaratë për Tv pink ka rikujtuar se në këto momente procesi i dialogut është i bllokuar, siç thotë ai, nga lëvizjet e njëanshme të Prishtinës.

Duke përmendur një studim të fundit, ai thekson se 62 për qind e shqiptarëve të Kosovës mbështesin dialogun Beograd-Prishtinë.

Simiq po ashtu ka komentuar edhe deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, cili tha se Kosova është pjesë e Shqipërisë për të, Simiq thotë se kryeministri shqiptar flet pasi po humbet terren në vendin e tij.

“Në këtë moment, procesi i dialogut nuk zhvillohet dhe nëse do të ndodhë, do të jetë midis Prishtinës dhe Beogradit, jo Tiranës dhe Beogradit”, ka thënë Simiq.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...