Flori Bruqi
Cikël poetik nga Flori Bruqi :
Luleborat paralajmëruan pranverën
1.
Balada e Yjve
Të rënëve :
IsmetQorraj,Agim Kukleci,Mujë Mehmetaj dhe Sali Hadërgjonaj
A qan sot Deçani
A dënes Kosova
A përloten fëmijët
A zhgrehen në vaj
Ato Bjeshkët e Nemuna
Për vdekjen e tyre
Si ta zotëroj vetn
Kosovë
Ti ke rrënjet te Sumerët
Ti ke këngën
Në trollin gjakndezur
Se ky Dhe
Në çdo thërrime
Ka gjakun e dëshmorëve
Udhëtarë
Që sot a nesër
Kaloni
Pranë Lapidarëve të dëshmorëve
Një përshëndetje ju lutem
Në kalim
Se këtu…
Katër dëshmorë i zuri gjumi
Nga draper i Sinagogës
(Flori Bruqi,”Zjarri i diellit’’,Prishtinë,1995,
Bibloteka “Lumi i Bardhë”, Katalog:891.983(497.1)-1. )
2.
Marsi i ngrirë në shpirtin arbëror
(Rënies heroike të famlijes Jashari)
Marsi i ngrirë shkriu borën përjetshëm
Era frynë e shpirti i pamposhtur bie theror
Nga dhembja e pa fjalë deri në palcë të tokës
Që shpon dhe gurin në kujtesën e etnisë
Luleborat paralajmëruan pranverën
Pas Njëqind vjet të historisë së ngrirë
Mbi shpirtin e plagosur të gjakut arbëror
Me thonjë shqiponje
U varros robëria
Në kujtesë të etnisë
Krejt shenjtas i fal gjakun e vet përjetësia
Pa maraz
Ç ‘ bëhet,na thuaj
Po vdesim të gjithë
Nga thundra e huaj!
Jo,
As dhembje
As lotë
As fund idilik
Marsi po shkrinë
Rruga e frymëmarrjes po frynë
Pranverën askush më smund ta ndalë
Në zemër të gurit Lulebora do çelë
Dhe n’ shpirtin e gjakut arbëror farën do mbjellë
08.Mars 1987
3.
Vështroj diellin me sy
Horizonti sot është hidhëruar
Në njollën e kuqe të Diellit,
Në shikimin tim lakmitar
Syjtë vezullojnë shlirshëm,
diku përtej Thepave
Shoh me Shekuj një Pikë të madhe - të Zezë!
Pareshtur mes meje, Diellit e Hyjit,
atje përtej Thepave të Zinj
Vezullon Kuçedra futë,
E di, ajo është kob, kobi ynë!
E unë si i marrë sodis Diellin,
Mendoj Luftën e Lavdinë-
E trimave ndër mote!
4.
Për tim bir dëshmor
(Të gjitha nënat vuajnë kështu si unë).
Mollëzat i kishte të zbehta…
Fytyrën e kishte të përhumbur
Nga frushullimat e plumbave ...
Nga larg dëgjohej cicërima e zogjëve të malit
Ata kërkonin një kokërr grurë
Sepse ata ishin të uritur...
***
Nëna në ëndrra shpesh të puth
duart tua të njoma
shpesh bisedon me ty çdo natë
Qeshët me qeleshën tënde të bardhë
me duçat e duhanit që i ruan në gji…
Verat shpejtë po shkojnë, bir
u bënë hiq më pak se 17 –të!
-Me thoshe:
Nënë,shpejt do të vjen Pranvera ...
Tok me Lirinë !!!
Dhe dimri tash erdhi,
Koha është të shtrihem në shtratin tend bir !
Vetëm jam –e mbi gjoksin tend,
Bijë, shpeshëherë i dashuri Bir.
Dëgjojë oshëtimen e Tokës -
Në dhoma hynë heshtja …
Vallë athue ku je?
-Ku është zëri yt,bir ?!
5.
Rekuem i përligjur
Prej gjakut e zemrës s’mund të dalë
siç u dogjën të tjerët s’dua të digjem
ç’donin ziliqarët në kopshtin e Edenit
mollën e Eridës në dorë që më lanë
ditë pas dite prej zemërimit të përligjur
nga trishtimi
Zeusi s’e fal Prometeun
pa ia treguar fshehurisht intrigën
dashuritë digjen e përvëlohen
sa fort
brenda çdo ëndrre vuan zemra vetë
udhë u deshën që djajtë të risjellin
poshtërimin e zbritur nga Olimpi i lartë
të lënë shtrëgatën… e të vrasë njerëzinët
edhe lotët kur djegin shpirtin së brendshmi
më ngjan se më hiqet i rëndi mallëngjim
një këngë ilirishte përftohet fshehtësire
e vjen një kohë letargjie me gjëmimë
6.
Shpresa të djegura
Me çantë mbi shpinë të mbushur plot mall
rrëzë supi rripat e saj fort të shtrënguar
të rrezikuar frikshëm endeni nëpër vargmale
nëpër dhëmbë fatziun fajtor duke mallkuar
Shikimi i nënëmadhes si shqiponjë pas e ndjek
klithma djemsh mbetur ikona nëpër pragje
një dashuri e braktisur shpirtin tuaj e djeg
lot që mundin burrërinë e shkasin mbi faqe
Gra zemërngrira presin në ankth zhytur
veten mallkojnë që nëna s’i bëri dot djalë
motra kërthinj prej trishtimit të mbytur
dhimbje e pamatur që gjunjëzon dhe djajtë
Mërgim mëkatar, mijëra varre bosh ke lënë ti
nënat kobzeza, që s’kanë një gur ku të qajnë
vejusha të pafat ngado mbjellë si tulipanë të zinj
fëmijë që prindërit në prehër dot s’i mbajnë
Emigrant, fjalë mizore që s’di të falësh kurrë
dete lotësh mbush e mallin kudo ti e mbjell
zemra nënash me gozhdë mbërthyer në mur kujtimi
përcaktor njerëzish që tonelata dhimbjesh sjell…!
në shpresat e djegura vret dhe qan trishtimi…
7.
Në këtë botë gjithçka gjykohet
Edhe ky qiell i huaj sonte…
më trishton me sy vetmie,
prandaj dua brenda një gote
të shuaj trishtime largësie…
Mbi duar shikoj si në magji
si rrëshqet pikëza e lotit,
ajo ikën në fund të gotës,
rrokulliset si era e motit…
Dua gota ime të përmbyset,
të thyhet përtokë e zbrazët…
Dëgjoj zemrën që më dridhet,
ngre kryet nga yjet e largët…
Mbi trupin tim gjithçka ndahet
dëgjoj, tingulli nuk bie si dikur,
një dorë e ndarë diku zgjatet,
një këmbë më ecën e këputur…
Shpirti thërret fatin e shtrembër,
dua të më shikosh drejt, po ktheu!
Mos vallë jam në ndonjë ëndërr
ndoshta, kupa e mallit më dehu…
Në këtë botë gjithçka gjykohet,
edhe një i lot i derdhur kot fare!…
Më shumë se kurrë kuptohet,
kjo klithma jonë shumëvjeçare…
Mjerimi sërish shpalos flamujt,
mbi varfërimin e shpirtin njerëzor,
thërret gjithkund shtatoret e bruzta,
jetimët barktharë të shekullit të vonë.
Nuk është risi, po kthim i pamjes së rëndë
në kohën e perënduar që kemi zgjedhur,
u kthye prapë për t’i trandë hipokrizitë…
me premtimet nëpër plehra hedhur.
Shpresa më thotë se po shpresoj kot,
e mali ngërdheshet nga larg me zili….
duart kullojnë gjak të përzier me lot
nga prangat e kohës vrastare pa drejtësi.
Lutjet kafshohen dhe shiten në altar,
zotni, sa do, sa të bën haku i vështirë?
Më prit ore, të bëjmë një herë pazar!
Dhe vrava për të fundit herë vargun e lirë….
8.
Meditim pas një udhëtimi
Kush jam unë për të pritur gjithnjë
Një copë liri po aq të vrarë
Unë që tash e dy mijë vjet udhëtoj
Me sagën e pikëlluar
I përbuzur dhe i humbur nëpër botë
9.
Te Shatërvani
Vetmitar i përbotshëm lagur në shi
Kur rri pranë këtij shatërvani
Më ikin pasionet ngadalë
Këtu në qytetin historik
Mistika rri sall maraz
Përse s’jam përherë pranë tij
Për t’i përqeshur lavdëruesit e marrë
E Lumëbardhi ecën
Pret t’ia them një romance
Të dashurës t’i dhuroj trëndafila
Majë Kalasë me kantatë lirie
Të mos humbas si Sizifi
Nganjëherë të afrohesha
Për të ikur përgjithmonë nga shqetësimet
10.
Gjiri i Artës
Iliria po tkurret
E dashura ime më ngjitet krahëve
Përgjërimi më djeg për gjithnjë
Sesi m’i përbuzin të parët e mi
Të shpërngulur verë e dimër
Kopshtet lënë bosh
si hëna pa yje në qiell
Joni mjerisht sonte përzihet me dallgë
Gjarpri m’i kafshon plagët
Mbi Gjirin e Artës
Digjen ëndrrat e kobshme
Të Bubulinës
Gji i egër dhe grua e bukur
Asgjë s’doli nga mallkimi i atdheut
11.
Kënga e liqenit të Pogradecit
Nositë të butë të egër me zëra ritmikë
S’lenin në heshtje as Lasgushin
Dhe unë për çdo ditë lundroj
në mendime si Erosi
Të zhbëj intrigat e botës melankolike
Në këtë rrugë hënore
Duke shkelur bregut spërkatur nga valët
Më ringjallen kujtime të së shkuarës
pa helm të bëj një puthje reale
jo si në përrallat e 1001-ve
Dhe kur dielli ndrit mbi liqe
Kufiri zhduket nga dashnorët e arratisur
Besojnë se zgjohen me pasion
Për të përmbysur trishtimin e ëndrrës
Me lot të shkrirë qesha si i çmendur
12.
Engjëlli ikën një çast
Vetëm ëndrra për të dashur mungon
Mbretëresha ime
Ashtu siç më erdhe ditën e parë
Mbase do vish sërish
me aurorën magjike
Për të mos u ndarë kurrë më
As isha unë që bëra diç për të larguar
Shqetësimin e beftë
Moj zonjë e humbur dherave të huaj
Engjëllin e ngushëlloj
E ti dikur më thoshe
më duaj
Unë të thosha mos më duaj
Dhe mos ik nga unë
13.
Ujë dua të pi sin ë Epir
Asgjë s’është harruar
kanë ikur korbat para syve të mi.
As koha e mjegullt nuk ëahtë më
As besojnë se Trimi është kthyer
Me një ferman si Skënderbeu
T’ia jap Adem Jasharit
Para kullës të ndodhë betimi.
Udhëkryqet përshpërisin
Shtëpitë akoma digjen
Kohë më kohë diçka ikën.
Ujë dua të pi sin ë Epir
Krojeve të Qyqavicës.
Ndryshimi absurd mund vdekjen
Tek mbesin vetëm iluzionet
Atdheu im s’më vret
Dhe martirët janë të shenjtë.
14.
Lajtmotiv i sinqertë
U këndoj të thjeshtave
të urtave
fjalës së dashur
dritës së qartë
të gjitha ëndrrave
më ljtmotiv të sinqertë
të gjitha këngëve
përherë me krryerresht
Femrave
Ejani në këngë
Nëna dhe motra
të dashura gra
hyni në këngë
në lindëm nga këngët Tuaja
nga zëri Juaj
morëm këmbë
No comments:
Post a Comment