2019-02-23

Turpi i binismenëve kosovar s'ka të ndalur !



Lajiq: Taksa drejt heqjes, importuesit në veri po presin mallrat e Serbisë

Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimit në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq, ka deklaruar  se mallrat nga Republika e Serbisë  mund të hasen në gjithë Republikën e  Kosovës dhe se ato po arrijnë përmes rrugëve alternative.

Ai ka rikujtuar se zyrtarët në Republikën e Serbisë  kishin tërhequr vërejtjen për rritjen e kontrabandës menjëherë pasi që Kosova  zyrtare kishte vendosur masën e tarifës doganore 100 për qind ndaj produkteve importuese  nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

Rasim Lajiq ka thënë për Radio Televizionin e Serbisë, se nëse shikohet në veri apo në jug të Kosovës, gjithkund mund të hasen mallrat nga Serbia të cilat mbërrijnë atje përmes rrugëve të ndryshme.

“Ka raste kur gruri ynë shkon në Kroaci, prej atje paketohet dhe transportohet në Kosovë si mall i Kroacisë”, është shprehur Rasim Lajiq.

Sipas tij, një forme tjetër e plasimit të mallrave nga Republika e  Serbisë  në Kosovë është kur ato dërgohen në Maqedonine Veriore , ripaketohen dhe shkojnë në tregun e Kosovës si mallra nga Maqedonia Veriore .

Ai ka përmendur se si pasojë e taksës për tre muaj, Serbia ka humbur 90 milionë euro.

Rasim Lajiq ka potencuar po ashtu se humbjet për ekonominë e Serbisë do të jenë edhe më të mëdha nëse bizneset e atjeshme e humbin tregun në Kosovë, ngaqë tashmë, sipas tij janë lajmëruar biznese nga Shqipëria, Sllovenia, Kroacia, Hungaria e tjerë, që duan të përfshihen në këtë treg.

Qeveria e Kosovës ka vënë taksë prej 100 për qind në importet e këtyre dy shteteve në nëntor të vitit të kaluar.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se mospezullimi kësaj mase përbën qëndrim kundër interesave të SHBA-së.

Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë dhe ministri i saj i Tregtisë Rasim Lajiq, ka deklaruar  se çdo gjë po tregon se Kosova do ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë.

Ai, siç përcjell agjencia serbe e lajmeve Tanjug, ka thënë se Serbia për shkak të taksës në Kosovë ,nga 21 nëntori i vitit 2018 deri më 21 janar 2019, Serbia ka shitur 66,2 milionë euro më pak mallra, transmeton Koha.net.

Në pyetjen nëse pritet që të hiqet shpejt taksa pasi pala kosovare po deklaron se po shqyrtohet mundësia e suspendimit të përkohshëm, Lajqi është përgjigjur se ende nuk ka njohuri konkrete rreth saj, porse, ka shtuar, çdo gjë po tregon se po shkohet drejt saj – heqjes.

Ai ka shtuar se importuesit nga Kosova tashmë kanë shkuar në veri dhe atje po interesohen për mallrat që do t’i importonin menjëherë pas heqjes së taksës, pasi “ata paralajmërojnë se heqja do të ndodhë", ka theksuar ministri.

Lajiq ka përfunduar se nga aleatët ndërkombëtarë të Kosovës po bëhet një presion i madh që taksa të hiqet.

F.B.

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...