2019-02-23

Nga Flori Bruqi :Shaban Murati “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës” (Një përgjigje për problemet e sotme të Kosovës)


Libri i ri i Shaban Muratit  “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”,  nga Fondacioni i mirënjohur “Alsar” në Tiranë, i cili vazhdon kontributin me botimin e veprave të autorëve të njohur shqiptarë të fushave të ndryshme.


Libri paraqet një antologji të analizave sistematike të autorit për problematikën diplomatike të shtetit të Kosovës nga krijimi i tij deri në ditët e sotme. Sistematizimi i çeshtjeve, konsekuenca dhe dinamika e ndjekjes së tyrë në zhvillim e sipër, e bëjnë librin aktual dhe lexuesi mund të gjejë në të disa përgjigje për pikëpyetjet dhe për zhvillimet e sotme rreth Kosovës.


Analiza e autorit përmbledh çeshtjet më të mprehta, me të cilat është përballur diplomacia dhe shteti i Kosovës në dhjetëvjetëshin e parë të jetës së vet. Kjo përfshin frontin e vështirë diplomatik të përballimit me diplomacinë e Serbisë në rajon dhe në arenën ndërkombëtare, si dhe përballjet me barrierat e pafund antikosovare të diplomacisë ruse. Përfshin ballafaqimet me segmente të diplomacisë europiane, e cila jo gjithmonë ka ruajtur koherencën e saj për Kosovën dhe për Ballkanin. Përfshin trajtimin e disa marrëdhënieve dhe problemeve diplomatike midis Shqipërisë dhe Kosovës.

“Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës” i Shaban Muratit, me interes për diplomacinë aktuale


Një trajtim të thelluar marrin temat e mekanizmave dhe intrigave diplomatike të Serbisë dhe aleatëve të saj kundër pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit të Kosovës. Në libër trajtohen për herë të parë nga autori çeshtje si e drejta e Kosovës për reparacione, e drejta e Kosovës për pjesën e trashëgimisë së ish Federatës Jugosllave, e dreja e paditjes së Serbisë në Hagë për gjenocid, çeshtja e kufijve, e Luginës së Preshevës, e Sanxhakut, etj.

Një vëmendje të vecantë në libër i kushtohet analizës së procesit të bisedimeve në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë dhe implikimet e tij gjatë viteve deri në 2018, kur doli në plan të parë çeshtja e një marrëveshje përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve midis dy shteteve. Libri “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës” i autorit Shaban Murati paraqet një interes aktual diplomatik, akademik dhe kombëtar.

Një vëmendje të veçantë në libër i kushtohet analizës së procesit të bisedimeve në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë dhe implikimet e tij gjatë viteve deri në 2018, kur doli në plan të parë çështja e një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve.

Në ceremoninë e promovimit ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës, Ilr Meta. Të ftuar të tjerë ishin edhe figura të shquara nga fusha politike dhe akademike si Mehdi Gurra, zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, ambasadori Maxhun Peka, Aleksandër Çipa dhe profesor Ylber Sela, të cilët mbajtën dhe nga një ligjëratë të shkurtër mbi autorin dhe librin.

Mehdi Gurra, kryetar i Fondacionit “Alsar” ka thënë se, “ky libër është një përmbledhje mbi diplomacinë e shtetit të Kosovës. Shkrimet analitike në këtë botim përmbledhin një hapësirë kohore nga fundi i vitit 1998 e deri sot. Shaban Murati është ideal në mendimet e tij, prioriteti i tij është njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia. Në këtë kalvar diplomatik ai jep vështrimin e tij me anë të një pene mjaft diplomatike”.

Gjithashtu zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj u shpreh gjatë fjalës së tij se, “raporti i Kosovës me Shqipërinë nuk është një raport i politikës së jashtme, raporti jonë me Shqipërinë është një politikë e brendshme. Shqipëria është partneri më strategjik që ne kemi në rajon”.

Ai shtoi se, “Shaban Murati është njohësi më i mirë i Kosovës dhe raporteve të saja me rajonin. Shkrimet në libër nuk kanë një temë, por disa tema të veçanta, të cilat autori i trajton në mënyrën më të mirë të mundshme. Në këtë libër autor Murati ka vetëm një shqetësim, atë të Kosovës në këto 20 vitet e fundit”.

“Libri flet dhe për fitoret afatgjata dhe për dështimet afatshkurtra të cilat i ka patur Kosova nga Konferenca e Rambujesë, e cila ka qenë kontrata e parë e Kosovës me Perëndimin e deri tek raportet tona me Bashkimin Europian, si partner strategjik i Kosovës. Kur e lexon këtë libër, është një lloj rikthimi në histori, por dhe një lloj rivlerësimi i situatës aktuale në të cilën është Kosova. Mbi të gjitha është një rishikim drejt të ardhmes”, – përfundoi zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Nuk i keni zhgënjyer lexuesit me këtë libër dhe as opinionin publik, pasi ju në këtë libër keni dhënë kontributin e plotë për diplomacinë shqiptare në kërkim të identitetit. Në këtë libër janë trajtuar probleme të kohës kur kanë ndodhur ngjarjet, keni dhënë dhe sugjerime i nxitur jo vetëm nga ndjenja e profesionit, por dhe nga dashuria për vendin dhe kombin tuaj”, – u shpreh gjatë ceremonisë ambasadori Maxhun Peka.

Libri “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës” i autorit Shaban Murati paraqet një interes aktual diplomatik, akademik dhe kombëtar.

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...