Lidhur me këtë qëndrim të saj, ka reaguar dhe Ish-kryeministri shqiptar Prof.Dr. Sali Berisha i cili e ka përshëndetur deklaratën e kancelares gjermane Angela Merkel.
Berisha shkruan se kjo ishte përgjigjja e duhur ndaj përpjekjeve të Beogradit dhe argatëve të tij në Prishtinë për krijimin e Serbisë së Madhe dhe për copëtimin e ri të Kosovës.
STATUSI I PROF.DR. SALI BERISHËS
Një qëndrim për t’u përshëndetur.
Të dashur miq, dje Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, në konferencë shtypi në Berlin me Kryeministrin e Bosnje-Hercegovinës, deklaroi qëndrimin e saj të qartë kundër përpjekjeve pakteveër ndryshimin e kufijve në Ballkan.
Ky qëndrim i Kancelares, është për t’u përshëndetur si një kontribut real për paqen dhe stabilitetin në rajon. Kjo është përgjigja e merituar ndaj përpjekjeve të Beogradit dhe argatëve të tij në Prishtinë për krijimin e Serbisë së Madhe dhe për copëtimin e ri të Kosovës, ndarjen e saj, ç’bërjen e fitores së luftës së shqiptarëve të Kosovës dhe NATO-s kundër Serbisë së Millosheviçit, dhunimit të të gjitha ndërkombëtare për integritetin territorial të Kosovës, dhunimin e rezolutave të Asamblesë së Përgjithshme të OKB dhe Këshillit të Sigurimit, dhe dokumentit Ahtisari.
Kjo përpjekje është një ç’bërje e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare për Kosovën dhe vet Aktit të Pavarësisë së Kosovës, 116 njohjeve të saj në kufijtë aktualë. Por, me këtë qëndrim Gjermania, gjithashtu kundërshton hapjen, nga serbomëdhenjtë e Beogradit dhe argatët e tyre albanofobë në Prishtinë, të kutisë së Pandorës dhe provokimin e një zinxhiri të ri konfliktesh në Ballkan.
No comments:
Post a Comment