Nga Skënder MULLIQI
Nuk bëhët fjalë këtu për popujë meritor ose më pak meritor, por bëhët fjalë së në cilin sistem kanë jetuar ose jetojnë popujt. Ata të cilët i kan pasur regjimet diktatoriale natyrisht së kan jetuar shumë më keq. Që i njejti popull ka mbetur nën sundimin e regjimeve dimetralisht të kunderta faji nuk është i popullit, por luftat e zhvilluara dhe sferat e ndikimit në botë kanë qenë të tilla. Gjermanët pas 40 viteve arritën të bashkohen, për dallim nga shumë shtete dhe shumë popuj, të cilët nuk e kanë pasur ende mundësinë e bashkimit. Politikat e superfuqive i kanë ndryshuar hartat gjeografike në botë shpesh padrejtësisht, duke i lënë popujt më gjuhë, kulturë dhe territor të përbashkët të jetojnë në shtete, me të cilat nuk i lidhë asgjë, pos që janë fqinjë.
Këtë fat të keq e paten edhe shqiptarët të cilët mbeten jashtë trungut të lashtë ilirik, më fajin e fuqive të mëdha të kohës. Kjo bëri që ata të sundohen edhe nga regjimet diktatoriale. Kosova dhe trojet tjera etnike mbeten nën sundimin e serbosllaveve. Edhe shqiptarët që jetuan në Shqiperi deri të shëmbja e komunizmit në Evropë ishin të detyruar të përjetojnë diktaturën. Nuk mund të themi se shqiptarët i merituan regjimet tiranike në trojet e tyre etnike. Nese kjo tirani ua ka imponuar regjimet, nuk mund të konkludojmë edhe për fajin e popullit, pse i kanë pranuar këto regjime diktatoriale.
Rendi i ri botëror bëri të mundur shkëputjën nga komunizmi të shteteve të ish bllokut komunist. Proceset demokratike në Evrope por edhe në botë ishin të pandalshme. Edhe pse ka perënduar epoka e sundimtarëve të menyrës klasike të sundimit, duket sikur janë zgjuar bukur shumë lugateritë e këtyre regjimeve. Kur jemi këtu neve natyrisht më shumë na intereson Kosova si shteti më i ri në Evropë. Duke u nda më luftë në vitin 1999 nga Serbia, kemi menduar së do të shkëputemi përgjithmonë edhe nga koha e diktaturës së egër komuniste. Për fatin tonë të keq, ende në kokat e këtyre sundimtarve të Kosovës por edhe të Shqipërisë po mbretëron logjika e regjimit autokratik.
Nese dikur ka qenë kohë tjeter dhe rrethana tjera politike në Evropë dhe botë, sot kur kemi hapëruar në shekullin 21, nuk ka asnjë justifikim të kthimit tonë mbrapa. Duhet pranuar së kemi tendenca të hapura të kthimit të logjikës sundimtare më shtetin dhe masën. Regjimet aktuale në Kosovë dhe në Shqipëri fshehurazi por edhe haptazi më veprimet e veta, janë duke u shkëputur nga populli, duke ndërtuar shtet më shumë për vete. Janë duke sunduar duke u thirrur në emer të popullit. Tash në këtë kohë dhe në këto rrethana politike është e pa pranushme logjika nënshtruese. Edhe mund të vjen në shprehje thënja së “çfarë është populli të tillë e ka udhëheqjën“, kur dihet së janë të gjitha mundësit e demantimit të një teze të tillë politike.
Unë ende shumë besojë së nuk do të pranohet një konstatim i tillë. Shqiptarët historikisht ditën ta ruajnë dhe ta mbrojnë qenien e tyre kombëtare (jo të gjithë ia kanë dalë! – shënimi im AÇ). Nuk justifikohet gjendja e keqe politike dhe e rrjedhave ekonomike pas 17 viteve. Ka qenë e logjikshme që pas luftës duhet durim dhe përmbtaje sepse vendi ka qenë i shkatërruar nga lufta. Por, 17 vite dhe ende nuk i shihet fundi këtyre marrëzive, kjo nuk justifikohet. Sikur në shqiptarët gjithmonë patem, fatin e keq që të na dalin përpara të pa dijshmit, të pa ndërgjegjshmit dhe të pa moralët politik. U treguan lakmitarë i të mirave materjale, duke lënë anash interesin e përgjithshem. Madje, shumë prej tyre akuzohen së kan bërë krime, së për korrupcion veq është bërë e ditur kjo punë.
Patem gjatë këtyre viteve edhe vrasje të motivuara politikisht të cilat kurrë deri më tash nuk u zbardhën së pari nga administrata mamute e UMNIK-ut, nuk u zbuluan as nga EULEX-i, dhe as nga organet tona shtetërore. Kjo tregon së sa jemi largë të bërit shtet funksional dhe shtet ligjor. Në këtë konglemerat të dobët politik, natyrisht së vijnë edhe në shprehje krizat e ndryshme. Edhe mos transparenca është indikatori i keq i gjendjës së krijuar.
Sikur që nga fillimi të kishim pasur transparencë nuk do ta kishin një situatë të tillë jo të volitshme politike. Lëshimet që prekin statusin politik të Kosovës filluan më të madhe nga Fusnota, pastaj marrveshjet të cilave kurrë nuk iu përmbajtë Serbia, lëshimet më Asociacionin e komunave Serbe më kompetenca vendimarrëse deri të loja më kifijtë shtetëror. Kur gjithë kësaj ia shtojme gjendjen e dobët ekonomike dhe sociale, mund të konstojmë më të drejtë së kjo kastë politike moti ka rënë në provim…
Shënim: Konstatimi është i drejtë dhe vlen për të gjithë popujt, e parë kjo në mënyrë psiko-analitike. Shikoj shqiptarët sot, sa të shkolluar e të ditur janë? A sillet shoqëria shqiptare si evropiane, a është konkurruese në treg, a punon e prodhon? Apo vrapon pas eZanit arab dhe sillet si shoqëri e pavetëdijshme turqeliko-islamike, duke u marrë me pseudo-filozofi? /AÇ
No comments:
Post a Comment