Në moshën 102 vjeçare ka ndërruar jetë akademiku kosovar, Prof.Dr. Idriz Ajeti.
Ky lajm e ka pikëlluar Akademinë, Bordin dhe Senatin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro Amerikane në New York,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup .
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në New York,Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra,në emër të Bordit,Senatit dhe Akademikëve ka ngushëlluar familjen e prof.Idriz Ajetit me rastin e vdekjes së akademikut, Idriz Ajeti.
Profesor Kodra , përmes një telegram ngushëllimi ka kujtuar akademikun Idriz Ajeti duke e cilësuar atë si një nga emrat më të mëdhenj të arsimit dhe të shkencës.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Akademik Prof.Dr.Idriz Ajetit. Familja e prof.Ajetit sot ka humbur më të dashurin e tyre, por Kosova humbi një nga emrat më të mëdhenj të arsimit dhe të shkencës shqiptare . Emri i akademik Prof.dr.Idriz Ajetit do të mbetet një nga emrat më të mëdhenj të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, një nga emrat më të mëdhenj të rrugëtimit të popullit shqiptar drejt lirisë dhe të promovimit të vlerave të mirëfillta të popullit shqiptar në botë. Puna e palodhshme dhe virtytet njerëzore të profesor Idriz Ajetit, i kanë bërë vend të rëndësishëm figurës së tij në historinë e popullit shqiptar. Ju lutem që në emër të ASHSHA , të pranoni ngushëllimet më të sinqerta, ju familjarë të Prof.Idriz Ajetit, miq e bashkëpunëtorë!”shkruan në telegram e Akademik Prof.Dr.
Skendër Kodra,Ph.D.
(Departamenti për informim: Prof.Dr.Flori Bruqi,Ph.D)
New York-Tiranë-Prishtinë-Shkup,13.02.2019)
No comments:
Post a Comment